Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (7)
E shtune, 21.03.2026, 06:54 PM
PREJ LIBRIT FRITZ RADOVANIT: PJESA E VII.
Tradhëtarët
Enver Hoxha e Ramiz Alia
na nxorën nga Europa...
Melbourne
2010
Ua
kushtoj të Parëve të mi,
Ejëllorëve
(ose Radovanve) të vjetër,
dhe
Gurakuqëve po aq Atdhetarë,
që
menduen, punuen e u salvuen
për
Shqipninë Europjane të
Gjergj
Kastriotit - Skenderbeut!
Autori
Melbourne,
Gusht 2010.
Redaktor: Daniel Gàzulli. 2010.
PJESA VII.
Shkodra shpartallon rrethimin
komunist bolshevik të Kalasë “Razafat”…Në ballë të Saj qendron:
B.S.P.SH.
SHKODËR
Me Kryetar Të Ndjemin
FERDINAND TEMALI,
Vllazen
e Motra sindikalistë të qytetit të Shkodrës,
Miqë të nderuem, Zonja dhe
Zotni !
Asht
tepër e pasun fjala vorfni për me dashtë me tregue fukarallekun e pashoq të
popullit të Shkodrës dhe mbarë popullit Shqiptar, që përjetoi dhe po përjeton
në këta momente shumë të trishtueshme në vuejtje, mjerim e skamje; i rrahun, i
survejuem, i përdhunuem dhe i gjakosun tue lypë në trojet e veta, me sy të
përlotun plot shpresë tek gjaku i Dëshmorëve të Demokracisë së 2 Prillit,
pikërisht, në këte grevë mbarëkombëtare historike të pikëlluem të gjithë si
jemi:
T’i
nderojmë këta Martirë me një minut heshtje !
I
përjetëshem kjoftë kujtimi i Gjakut të Tyne, që u derdh për Paqen, Lirinë dhe
Demokracinë e Këtij Populli të salvuem të Kësaj Shqipnije Heroike Europjane!
Vëllazën
e Motra, e dymbëdhjeta ditë që Rozafa plakë, e thinjun prej hallëve të pafund,
vështron oxhakët e fikun pa tym e, të duket sikur po flet me vete kah sheh
rreth Saj mbasardhësit e Teutës dhe Gencit, Lekës e Ded Gjo’Lulit, Norës së
Kelmendit e Oso Kukës, Dasho Shkrelit e Hamz Kazazit, At Gjergj Fishtës,
Gurakuqit e Don Ndre Mjedjës që, thërrasin: “Lirinë e keni ju, na hekra
kemi!...”
Po
po, Ajo Zojë e randë, Rozafa sot vështron Hotin e Grudën, Kelmendin, Zadrimën,
Mirditën e Kosovën la në gjak dhe aty po, Lekë Dukagjinin me “Kanu” në dorë tue
na shikue dhe predikue Drejtësi dhe Paqë, por me gisht drejtue kah “vilat”
thotë:
”Aty i keni kriminelët!”....
Urija
vërtetë të errëson pamjen, por budallejë nuk na bani; mos u ngatrroni
“zotërinjë”, se, sot në Shkodër nuk ka ma të ndamë katolikë e muslimanë, sot në
Shqipni s’ka ma të ndamë Toskë e Gegë, sot në Shqipni ka vetëm Shqiptarë, apo perdja e “vetizolimit” që ka ra bashkë me
perdën e randë të bolshevizmit nuk ju len me pa me ata sy të qorruem prej
dogmatizmit komunist.
Punëtorët
e Shqipnisë janë lidhë me besa-besën e Burrave të Mbishkodrës e të Nënshkodrës
e kudo në Shqipni janë gati me vdekë urije, të ngujuem si në nëntokën e
Valiasit, por kurr mos me u shndrrue e mos me u shnderue.
Rrofshi
Ju Puntorë, të pakëthyeshem në rrugën Tuej, nderi e forca ma e madhe e Atdheut
tonë të vuejtun!
Ti
Rini Shkodrane, që po na nderon e para në sakrificat për Liri, e para për Fé e
Atdhé, e para për Demokraci e Drejtësi, i gëzofsh ditët e lumtuna që po vijnë,
për të cilat po sakrifikon një Popull e mos e harro Migjenin se, “Bota asht
e jote!”...
Dikur....në
këtë vend ku jemi mbledhë sot, pikërisht këtu ishin vorre, ishin vorrezat e të
Parëve Tanë, pra Vëllazen e Motra të Betohemi mbi këte Tokë të Bekueme, ku
prehën Ata që na dhuruen Gjakun e Tyne, Atdhedashninë, Fenë, Besën, Nderën,
Emnin Shkodranë....Të Betohemi!
Të Betohemi se Shkodra grevën do ta vazhdojë deri në plotësimin e
kërkesave të Bashkimit të Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë, pa dhunë e gjak
e me mirëkuptim me të gjithë, ashtu si duhet për Demokracinë e vërtetë e
Shqipninë Europjane!
Rrnoftë Sindikata e Pamvarun e Shkodrës!
Rrnoftë Shqipnia e Lirë!
Fjala e hapjes së Mitingut të
BSPSH së Shkodres me 25 Maji 1991, në stadiumin
“Loro Boriçi”, me pjesëmarrje të 30 000 qytetarëve, Nga: Fritz
Radovani.
PO, KURR ...
MOS HARRO !..
I
nderuem lexues!
Kujto,
po përsëris, kujto... se,
Shkodra
ime,
në
fillim të shek. XX, ndër ato shtëpija...
që
na lidhnin me Europën,
kishte
28 pianoforta...
Ndërsa
mbas 40 vjetësh...
nga
komunistët bolshevikë e orientalë,
tradhëtarët
Enver Hoxha e Ramiz Alia,
Në
vitin 1946 Ajo, kishte 26 burgje...
Kështu...pra,
“HARROI me këndue e me qeshë”... AJO Shkodra Heroike!
Autori.
Shenim nga F.Radovani:Fund.
Melbourne, 21 Mars 2026.









