E merkure, 15.04.2026, 06:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat

E diele, 01.03.2026, 07:33 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Nastradini dhe qorrat

Njëherë moti, tre qorra u ulën me gëzim,

te porta e xhamisë për të kërkuar ndihmë.

Ishte ditë xhumaje, hoxha ligjëronte mirësi,

ndërsa lypsarët ankimonin fatin e tyre të zi.

Atypari ja Nastradini, kalon me kokën lart,

që humorin e kishte sport dhe ironinë zanat.

Nxori nga xhepi një kuletë, të mbyllur si qese,

me monedha që kërcisnin si kambana shprese.

U afrua ngadalë dhe tundi kuletën me zhurmë:

- Merrni! - u tha me zë e me të qeshura shumë.

Monedhat rrangëllinin brenda kuletës si tik-tak,

e qorrat ia nisën të kërkonin, pa u lodhur aspak.

Filluan të zihen e të shtyhen me bryla e grushte,

kush të kapte më shumë dhe xhepat t’i mbushte.

Njëri godiste me shkop, tjetri e zinte për gryke,

rrëmujë që përngjante në një ndeshje dramatike.

Nastradini qeshte me bark, desh shkrihej në gaz:

- Sa lehtë njerëzit besojnë në zhurmën e parasë!

Shumë respekt për filozofinë e urtësisë popullore,

se ajo sheh edhe atëherë kur ne nuk shohim fare!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx