Mendime
Idriz Zeqiraj: Opozita bllokuese imponoi zgjedhjet, por e pësoi keqas
E premte, 06.02.2026, 06:01 PM
OPOZITA BLLOKUESE IMPONOI ZGJEDHJET, POR E PËSOI KEQAS!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Zgjedhjet
e 28 dhjetorit i kushtëzoi dhe imponoi opozita më destruktive, që ka pasur
Kosova pas çlirimit të saj. Me gjithë angazhimin e një lukunie të tërë gazetarësh,
opionistësh, ish-ambasadorëve, ish- zëvendësministrave profanë, avokatër,
juristësh të gjitha niveleve të gjykatave, në rolin e anal-banalisteve, në
debatet lehëse të përnatshme, me reprizë të nesërmen, fajësonin LVV, me aleatët
e saj në koalicion Guxo dhe Alternativa, për bllokadën 9 mujore kuvendore dhe
qeveritare.
Populli
foli përmes votës të fshehtë demokkratike, më 28 dhjetor 2025. Ai përcaktoi,
saktësisht, fajtorët e bojkotit të bllokadës 9 (nëntë) mujore, përkatësisht
stopimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, duke bllokuar buxhetin,
marrëveshjet bankare evropiane e ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet tjera
ndërkombëtare, që kërkojnë votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit. Dhe,
parasegjithash, krijimin e institucioneve shtetërore. Ndëshkimin e subjekteve
politike populli e bëri në proporcion të fajësisë për bllokadën.
Lëvizjen
Vetëvendosje, me aleatët Guxo, Alternativen, PSHDK, i shpërbleu me votën
referendumtare, pra, këto subjekte politike nuk kishin asnjë faj. Sepse fitoren
meritore në kutinë e votimit, opozita kërkonte humbjen e tyre në tavolinë!
Përndryshe, Baton Haxhiu, me rezidencë në Tiranë dhe Xhavit Haliti, me seli në
Prishtinë, me analistët mercenarë të punësuar në televizionet e PAN-it, si: TV
Klan, T7, TV Dukagjin dhe dhjetëra të tjera kanale televizive, shantazhuan deri
në kërcënim: "Thirrje për protesta në sheshe e rrugë, krejt njëjtë, si në
vitin 1997 në Shqipëri, për shkatërrime dhe përkalljen, pa kursyer shkollat dhe
bibliotekat!
Zgjedhjet
e 28 dhjetorit 2025, zhbllokuan bllokimin e 9 shkurtit 2025. Fitorja e pastër
me tej 51 %, mundëson krijimin e organeve kuvendore dhe të qeverisë, meqë
favorizon LVV me aleatë, plus votat e pakicës partnerë besnikë, ta zgjedhin
kryeministrin dhe qeverinë Kurti 3.
Zgjedhja
e Presidentit kërkon vota plus, angazhim tjetër, pra, bashkëpunim, të paktën,
me një parti nga opozita aktuale. Vjosë Osmani, përgjatë 5-vjeçarit
presidencial, ka përmbushur të gjitha parametrat që ka katalogu i presidentit.
Arsyeja e kundërshtisë të kandidaturës të Vjosë Osmanit zë fill qysh në pretendimet e saj, për ta marrë drejtimin
e LDK-së, 11 vjet më parë. Hashimi nuk do të kishte shansin të bëhej president,
po të ishte Vjosa në krye të LDK-së. Sepse Thaçi ishte zbuluar si agjent i
trefishtë: i Tiranës zyrtare social-komuniste, Francës dhe Serbisë, ngaqë ishte
i shantazhuar me dosje penalizuese, për krime faktike, vrasjen e kundërshtarëve
politikë shqiptarë. Kur po zgjidhej Hashimi president, me votat e LDK-së,
Vjosa, tashmë, kishte fluturuar në Australinë e largët.
Luftaraket
reformatore, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, nuk janë larguar vullnetarisht
nga LDK-së, por janë përzënë nga Isa Mustafa dhe grupi vicioz i tij. Duke qenë
për 16 vjet radhazi delegatë i Kuvendit të LDK-së, nga Dega e Gjermanisë, kam
qenë i pranishëm në provokimin dhe persekutimin politik të Vjosës dhe të
Donikës, të cilat ishin kundër votimit aklamativ, të hapur dhe kërkonin
zgjedhje me debat të lirë në kuvendet zgjedhore dhe votim të fshehtë e
demokratik. Të gjitha rastet e shkeljeve të rënda, i kam denoncuar, disa brenda
sallës të Kuvendit dhe sidomos në mediat e kohës, në veçanti, në gazetën
kombëtare "Bota Sot".
PDK,
AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal, si dhe paterica e tyre, Isa
Mustafa, me klanin e tij, e kanë të vështirë t`ua falin dy zonjave të nderuara,
Vjosë Osmanit dhe Donikë Gërvallës, sepse i shporrën nga pushteti bandën e
"komandantëve" të PAN-it dhe klikën e urryer të Isa Mustafës. Ato
sollën ndryshimin e madh, natyrshëm, në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe LVV të
tij. Përndryshe, LDK-ja e zvarritur pas PAN-istëve rrezikonte shuarjen.
Krerët
partiakë të LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK, u janë shmangur pyetjeve për
krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes të presidentit. Në emër të koalicionit fitues,
Albin Kurti është deklaruar se, "fillimisht do të krijojmë organet e
Kuvendit, qeverinë dhe pastaj i vije radha zgjedhjes të presidentit".
Ndërkohë, ngulmimit të një gazetari, për të mësuar nëse do të këtë koalicion të LVV dhe të aleatëve të saj, me ndonjë subjekt politik nga opozita, zëvendëskryeministrja Gërvalla, është përgjigjur: "Elektorati na ka dhënë besimin për të udhëhequr të vetëm, pra, pa koalicione të tjera. Dhe, ne duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve shumicë të Kosovës, për ta krijuar qeverinë dhe udhëhequr vendin të vetëm". Me gjithë se shqiptarët vendorë dhe botërorë, si dhe ndërkombëtarët preferojnë dhe sugjerojnë krijimin e një qeverie koalicioni, për të krijuar stabilitet, mandat të plotë dhe të suksesshëm.
Konturet
e formimit të Institucioneve janë vijëzuar
Albin
Kurti i nominuar për kryeministër të Kosovës, nga LVV ka sqaruar parësinë e
formimit të institucioneve shtetërore. Së pari, organet kuvendore, kryetarin,
nënkryetarët e Kuvendit; kryeministrin, qeverinë; miratimin e buxhetit për
vitin 2026. Dhe, pastaj zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës. Për kryetare të
Kuvendit, është piketuar serishmi deputetja femër më të votuar të Kosovës,
Albulenë Haxhiun. Emrat e zëvendëskryeministrave dhe të ministrave janë
publikuar, më pak ndryshime të qeverive të pa dekretuara Kurti dhe Konjufca.
Por, së fundi, Kurti ka paralajmëruar ndryshime nga dy variantet e dhëna më
parë.
Nëse
Qeveria Kurti 3 nuk do të bëjë ftesë për bashkëqeverisje ndonjë partie të
opozitës, atëherë ndarja e posteve ministrore do të jetë më e lehtë, më e
thjeshtë. Piketimet e ministrave janë bërë për qeverinë Kurti 3 dhe Konjufca 1.
Por qeveritë i ka dështuar mos votimi i opozitës, përgjatë bllokadës 9 mujore.
Për postet kryesore qeveritare nuk ka pasur ndryshime të cilësuara emërore:
Kryeministër - Albin Kurti; zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm
dhe i Diasporës - Glauk Konjufca; ministre e Drejtësisë dhe
zëvendëskryeministre e dytë - Donikë Gërvalla; ministër i Financave dhe
Ekonomisë - Hekuran Murati; ministër i Infrastrukturës - Besnik Bislimi;
ministre e Tregtisë - Mimoza Kusari-Lila; ministre e Energjisë dhe Minierave -
Artane Rizvanoli; ministër i Brendshëm - Xhalal Sveçla; ministër i Mbrojtjes -
Ejup Maqedonci; ministër i Shëndetësisë - Arben Vitia; ministër i Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë - Avni Zogiani; ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë -
Armend Muja; ministër i Kulturës dhe Rinisë - Fatmir Spahiu (Bufi); ministre e
Mjedisit - Fitore Pacolli; ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale - Andin
Hoti; ministër për Kthim dhe Komunitete - Nenad Rashiq; ministër i
Administratës Publike - Lulëzon Jaxhiu; ministër i Sportit dhe Rinisë - Blerim
Gashani; ministër i Zhvillimit Rajonal - Shejnur Vejshelli.
Qysh
kur u krijua Qeveria Kurti 1, në opinion kishte shumë skepticizëm dhe mosbesim,
për profesionalizmin e kabinetit qeveritar, kryesisht, ata që vinin nga LVV.
Përfoljet e gojëkëqijve ishin nga më të ndryshmet: "Çfarë deputetësh e
ministra janë këta që nuk u ka thënë kush kurrë "puna e mbarë?! Nuk kanë
as xhirollogari bankare të hapur?!"
Shtrohet
pyetja: "Ku dhe kush t`i punësonte vajzat dhe djemtë aktivistë të
organizatës luftarake të Vetëvendosjes, kur ata përcillnin dhe kundërshtonin
vrazhdësisht pazarllëqet politike, makro-kontrabandën me Serbinë dhe hajnitë
zyrtare, tenderët korruptiv dhe privatizimet abuzive, duke zhvatur pasuritë e
brezave shqiptarë!
Për
ndryshim partive tjera, të cilave disa ministra ua zgjidhte Hashimi; disa të
tjerë u imponoheshin shefave partiakë, duke njohur aferat penalizuese të tyre,
i shantazhonin për të marrë poste, qoftë edhe ministrore. Por, kjo nuk mund të
ndodhë me Kurtin, sepse nuk ka mëkate dhe është i pashantazhueshëm.
Përkundrazi,
Albin Kurti vuri standard të ri, në përzgjedhjen e kabinetit qeveritar. Ai ua
kujtoi strukturave partiake, se LVV ka tej 400 mijë votues, ndërkohë që
qeverisë i duhen më se shumti 20 ministra. Ai solli edhe një risi në kompozimin
e qeverisë, duke emëruar në poste ministrore profesionalistë jashtë partisë së
tij. Dhe, vertët, u dëshmuan të suksesshëm/e.
Nëse
Qeveritë Kurti 1 dhe 2 ministritë i drejtonin, kryesisht, rishtarë të
papërvojë, Qeveria Kurti 3 ndjehet komode, sepse kanë përvojë cilësore. Dhe,
këtë ua konfirmon fitorja e përsëritur plebishitare për të tretën herë me
radhazi, gjë që demanton bindshëm, se populli nuk qenka mashtruar, për votën e
dhënë LVV me aleatet Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
Disa
nga ministrat e riemëruar me përgatitje supreme, janë dëshmuar me përformancën
e tyre të shkëlqyer. Realisht, posti i kryeparlamentarit, me gjithë drejtimin e
dinjitetshëm nga zotëri Konjufca, si post i lartë, por rutinë dhe jo krijues,
ishte i pakët për energjinë e Glaukut. Përkundër, drejtimi i diplomacisë
kosovare do të jetë vazhdimësi e koleges Donikë Gërvalla, e cila është sulmuar
politikisht, sepse ajo akuzoi krerët PAN-istë, për kimet e tyre serike, gjatë
pasluftës të Kosovës.
Ndër
ministrat më kompetentë renditet Hekuran Murati, ministër i Financave dhe
Ekonomisë, një reformator mbresëlënës. Xhelal Sveçla, ministër i shquar i
Punëve të Brendshme, i cili, me ekipin e Policisë, vunë rend dhe ligj në veriun
e Kosovës. Juristja e diplomuar në Gjermani, Donikë Gërvalla, ka përgatitjen
solide, për ta udhëhequr ministrinë e Drejtësisë. Donika e dinjitetshme, me
integritetin e plotë dhe guximin intelektual, është bollshëm kompetente për
postin që gëzon.
Ejup
Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka dhënë prova në përkushtimin ushtarak,
sidomos në fushën e armatosjes të vendit. Arben Vitia është në resorin e tij
profesional, ministër i Shëndetësisë, madje në trajtimin e Pandemisë ka lënë
gjurmë pozitive. Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë, kuadër me përgatitje,
energji dhe shkathtësi të jashtzakonshme. Artane Rizvanolli, ministre e
Energjisë dhe Minierave, me një profesionalizëm admirues, është në vendin e
duhur.
Armend
Muja, një pedagog i admiruar nga studentët, tani, ministër i Bujqësisë dhe
Pylltarisë, do ta vazhdojë drejtimin e suksesshëm të trashëguar nga kolegu i
tij paraprak, Faton Peci, i cili e nxori ministrinë të zhytur në vjedhje zyrtare
dhe private. Një djalë i zgjuar, i cili i pykon me argumente kundërshtarët
politikë, qetas, por, bindshëm.
Nenad
Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, i vyeshëm dhe komunikues, i
pranueshëm dhe mirëkuptues për të gjithë. Besnik Bislimi, ministër i
Infrastrukturës, dikur dikaster i përfolur, që kërkon përkujdesje dhe
përkushtim të veçantë. Mbizotëron opinioni se ministria në fjalë, tashmë,
udhëhiqet nga njeriu kompetent.
Përmendem
vetëm disa nga emrat e njohur, por edhe të suksesshëm, duke kërkuar ndjesë nga
të tjerë. Sepse informacionet janë të kufizuara dhe sidomos për ministrat e
rinj, në kabinetin e gatshëm, në pritje për t`u ligjësuar nga Parlamenti i
Kosovës.
Prurjet
reja në anëtarësinë e Lëvizjes të Vetëvendosjes, kanë vazhduar edhe në kohët e
fundit. Ndër ta ka kuadro të fushave të ndryshme, intelektualë të spikatur, të
magjistruar dhe doktoruar në Universitet të Evropës dhe të botës. Ende nuk i
njohim disa ministra të rinj në kabinetin Kurti 3. Ndoshta janë pikërisht disa
nga ministrat rishtarë.
Kuantiteti,
shumësia sjell edhe kualitetin, cilësinë. Dhe, mundësia e përzgjedhjes të
kuadrove ministrorë, është gjithnjë e më e madhe
Urojmë për mbarësi qeveritare dhe shtetërore!









