Kulturë
Përparim Hysi: "Klonimi" i dashurisë për vendlindjen
E premte, 23.01.2026, 06:34 PM
"Klonimi" i dashurisë për vendlindjen
Libri
i botuar postmortum "VËRZHEZHA në
këndvështrimin tim"
IN
memoriam GAZMOR SELAM HYSI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Për
lexuesit e kësaj eseje, u them: Të mos merret kjo ese pak
si"nepotike". E vërteta është që GAZMOR HYSI, mjerisht i ndarë para kohe nga jeta,
është kushëriri im. Nëse shkruaj, për ta kujtur atë, jo se"gjaku nuk bëhet
ujë", por e meriton që të kujtohet. Vetëm të kini durim që të lexoni më
poshtë. GAZMOR HYSI nuk ka qenë shkrimtar dhe nuk ka studiuar për letërsi, por ka studiuar për ARTIN USHTARAK. Që
14-vjeç ka studiuar në SHKOLLËN E BASHKUAR dhe mandej deri në shkollën e lartë
USHTARAKE. Nuk po shkruaj këtu për të si ushtarak që ka arritur deri në oficer
madhor dhe kuadro i lartë në specalitetin si tankist, por po shkruaj për të, jo
vetëm si mik i librit, por si autor libri.
Është unik në librin që ka
shkruar për VËRZHEZHËN, fshati i tij i lindjes, në SKRAPAR. Çudia qëndron në
një fakt shumë domethënës: i larguar nga VËRZHEZHA në moshën 14-vjeçare, e ka sjell para lexuesëve si
një"klonim" të madh dashurie. Nëse do bëj një analogji pak të
përafërt, mund t'i ftojë lexuesit sikur të futen pak në një mjedis mjekësor,
kur të ndjekin diseksionin e një trupianatomik. Pedagogu i mjekësisë e ka vënë
këtë trup mbi një tezgë dhe me"bisturi" pret copëra të trupit për t'u
treguar të brendshmet( të gjitha organet me
radhë). Më qartë se kaq, nuk ka se si të vejë. Them e
ka"klonuar": aty, në libër, autori është në të njëjtën kohë:edhe gjeograf; edhe
historian; edhe arkeolog;edhe folklorist; edhe studues skrupuloz, duke
hulumtuar në arkiva e dokumente historike. Tek e ndjek faqe pas faqe të librit,
s'kam si nuk befaohem. Çdo lexues që do të dijë për hartën gjeorafike të
VËRZHEZHËS i ka të gjitha të dhënat aty:me lartësinë mbi nivelin e detit;me
kufizimet në katër pikat e horizontit dhe nëse interesohen pë historinë,
atëhere referencat(jo subjektive, por shkencore) i gjen aty: që nga paganizmi,
krishtërimi, myslimanizmi e, sëfundi, bektashizmi i banorëve të VËRZHZHËS. Për ta patur faqen e bardhë para historianëve
profesionistë, ai i bashkëngjit librit si faksimile "Dokumentet
historike" që ka shfrytëzuar. E shikoj atë dokument dhe për një çat
them:-Çohu, or kushëri i dashur, se
GAZMOR të quanin dhe sa i ndershëm dhe me penë.Dokumenti 1(Harta e Vilajetit të
Vlorës në vitin 1520-1530, së bashku me kazatë vartëse, se dhe VËRZHEZHA përfshihet
në këto kaza me 44-shtëpi.
Dokumentt
2:Regjistri i tokave shqiptare 1859ku VËRZHEZHA kishte 44 shtëpi me 3352 akçe
si të ardhura vjetore
Dokument
3:Fletorja Zyrtare e viti 2014, Numër 137, ku VËRZHEZHA është pjesë bashkisë ÇOROVODË.
Më
tej, mund të thosha se, nëse i duheshin dikujt të dijë për fiset e VËRZHEZHËS,
nga është autori(unë për vete kam baban nga VËRZHEZHA), ka për t'I çuditur:të
ardhur nga krahina të JANINËS apo dhe çudi mbi çudira:nga NOVI PAZARI. A mund
ta merni me mend që në SHTËPINË e HYSËVE kishinmbriitur fotografë nga SARAJEVA.
Autori është aq skrupuloz sa di të vejë kufirin ndarës të çdo lagjeje(merrni me
mend VËRZHEZHA ka qenë fshati më i madfh i SKRAPARIT që nga koha e Monarkisë
dhe ca më shumë në vitet e pacçlirimit. Ai njeh çdo përrrua, çdo
"skërk" dhe për çdo fis. Ai njeh ritet si ato fetare dhe ato të
mëvonshmet. Njeh kuzhinën e përpunimin e
kuturave bujqësore dhe frutave e perimeve. Të njeh me veshjet karkteristike(veç
për burra e gra), punimet në vegj e deri tek derstilat për punimin e shajakut.
Flet për zhvllimin e arsmit, ku që në kohën e monarkisë, VËRZHEZHA kish
njëinternat(aty ka studiuarMEHMET SHEHU(kryeministri për27-vjet i SHQIPËRISË
)ishte nga MALLAKASTRA e KAHREMAN YLLI
nga LESHNJA;ABAZ ERMËNJI nga ERMËNJI;HILMI HYSI e MUHARREM KAPLLANI nga
VËRZHEZHA.
LIbri
është punuar me aq dashuri e seriozitet nga autori, sa nuk ka lënë qoftë dhe
një detajë
jetësor
që të shpëtojë. GAZMORI e la librin të pabotuar, por është gjallë bashkëshortja
e tij, DOKTORESHA NEXHI që bëri të
mundur të dalë në dritë ky libër që, siç e gjykoj unë, sikur të keshë mundësi
që ta hedhësh në dsketë të madhe, ta futësh në një kaleidoskop dhe të ftosh çdo
vërzhezhalli për ta parë, nuk ka se si mos përlotet nga malli, ku secili do
shohë atë VËRZHEZHË, që, po t'I referohem MJEKUT të dëgjuar, PORFESOR-DOKTOR
PANDEL I ÇINËS:"VËRZHEZHA nuk është fshat, por qytet". E
vërteta:VËRZHEZHA ka qytetari.
GAZMOR
i dashur! Ti je gjallë, jeton përmjet librave që ke botuar dhe ky libër është
provë e një BASHKËSHORTEJE MODEL SI DOKTORESHA NEXHI që tretet si qiriri nga
malli për ty. Qofsh i pharruar, KUSHËRI.
Tiranë, 20 janar 2026









