Kerko: a
Sevdail Hyseni: Gjelat e llamarinës
E premte, 23.01.2026, 06:30 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Gjelat
e llamarinës
Gjelat
e llamarinës sillen
nga
të fryjë era në shkrepa.
Sipër
oxhakut të shtëpisë,
rrinë
si dordoleci n’vreshta.
Mbi
oxhak e kanë vendin,
jo
mes njerëzve mbi tokë.
Era
vet ua thur mendimin,
E
ua fshinë kujtesën n’kokë.
Ata
s’këndojnë për agim,
as
për dritë e për shpresë.
Këta
janë gjela llamarine,
që
këndojnë për interes.
Sot
lidhen për qeverinë,
nesër
i ngjiten si arnicë,
e
pasnesër nuk i dihet
kujt
i rrasen n’prapanicë.
S’kanë
shtyllë kurrizore,
as
dinjitet dhe as kulturë,
u
pëlqen pa farë dallimi,
çdo
pushtet e çdo flamur.
Oh,
gjela prej llamarine,
jeni
pjellë e hipokrizisë,
pa
ju s’do ta dinim kurrë
nga
fryn era e tradhtisë.
Por
kujdes nga veprimet,
llamarina
ndryshket pis
dhe
një ditë do të nxini
mbi
oxhakun e shtëpisë!
(Karikatura marrë nga
interneti)









