Kulturë
Blerim Rrecaj: Rrjedhë e këtij viti
E premte, 23.01.2026, 06:34 PM
Blerim Rrecaj
Në kërkim
-Çka
të ka humb, o lum Blerimi?
-Mua
më ka humb frymëzimi,
kush
e gjen e pret shpërblimi!...
Rrjedhë e këtij viti
Viti
që hyjmë
Filloi
me vërshime
Pastaj
nëpër të
Endej
një fantazmë
Tash
po kërkohet e vërteta
Për
manipulime votash
E
merreni me mend
Është
vetëm janar
Parashikim pozitiv
Është
kohë e vështirë
Këtë
kush nuk e mohon
Ka
plot gjëra që kanë ngecur
Përplot
gjëra që nuk po shkojnë
Ashtu
siç i deshëm
Ashtu
siç i dëshirojmë
A
ka vend për shqetësime
Sigurisht
që ka pasur edhe ka
Më
të forta janë shpresat e guximi
Shoqëruar
nga përpjekjet e veprimi
Fitoren
e shqiptarëve
S'ka
kush që e ndal
Komentoni









