Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Rrjedhë e këtij viti

| E premte, 23.01.2026, 06:34 PM |


Blerim Rrecaj

Në kërkim

-Çka të ka humb, o lum Blerimi?

-Mua më ka humb frymëzimi,

kush e gjen e pret shpërblimi!...

Rrjedhë e këtij viti

Viti që hyjmë

Filloi me vërshime

Pastaj nëpër të

Endej një fantazmë

Tash po kërkohet e vërteta

Për manipulime votash

E merreni me mend

Është vetëm janar

Parashikim pozitiv

Është kohë e vështirë

Këtë kush nuk e mohon

Ka plot gjëra që kanë ngecur

Përplot gjëra që nuk po shkojnë

Ashtu siç i deshëm

Ashtu siç i dëshirojmë

A ka vend për shqetësime

Sigurisht që ka pasur edhe ka

Më të forta janë shpresat e guximi

Shoqëruar nga përpjekjet e veprimi

Fitoren e shqiptarëve

S'ka kush që e ndal