E enjte, 22.01.2026, 11:08 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Kuleta

E enjte, 22.01.2026, 06:04 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Kuleta

Portofoli, që dikur na quhej Kuletë,

E mbante zoti i shtëpisë me dinjitet.

Dukej e hollë si fjalët e pakta të tij,

Po e rëndë sa shtëpia me përgjegjësi.

Kuleta brenda s’kishte karta bankare,

Madje as nuk kishte PIN e Kod fare.

Por e mbante jetën gjallë me nderim,

E hapja e saj bëhej vetëm me besim.

Nga ajo kuletë mësova një fshehtësi,

S’ishte e fryrë as nuk fshihte pasuri.

Mbahej në xhep dhe ishte transparent,

Kurse tani e mbajnë xhepin në kuletë.

Sot shoh kuleta tullumbace klasike,

S’kanë asgjë përveç kartave plastike

Edhe një boshllëk që s’paguhet dot

Me atë fodullëkun e reklamuar kot.

Mbase varfëria kur është e sinqertë,

Nuk kërkon keqardhje, por respekt.

Në shtëpi portofol kanë disa veta,

Po s’e ka kuptimin si dikur Kuleta.

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx