Kulturë
Sabri Hamiti: Rugova
E merkure, 21.01.2026, 03:50 PM

Sabri Hamiti
RUGOVA
1.
Se
Hyji në tokë ka pamje Njeriu
Dhurata
jote qe veç dashuria
Kur
pret stuhia e ngrin veriu
Si
buka si uji ka shijen liria
Qiellit
preke yje si lule në fushë
Pa
e lënë fushën ta kafshojë malin
Kalove
ylberin e vare në gushë
Po
kur shtrëngata shalonte kalin
Ti
mbolle drurin që i thonë jetë
Në
kreshtën tënde me diellin kunorë
E
barte dhembjen udhës përpjetë
Me
lotin e vokët që shkrin dëborë.
2.
Po
të më shihni një grumbull Hini
Kujtoni
sa i madh ishte Zjarri
Secili
mërdhezet e mos mërdhini
Kush
në vrapim me dalë i pari
Isha
fort i butë me më thanë Hyjní
Një
trup i gurtë përmbi bregore
Isha
fort i qetë me më thanë Njerí
I
gjallë përjetë në zemra njerëzore
Luta
tokë e qiell në shqip ligjërimin
Bota
e kuptoi me gjuhën e vet
Malet
u tundën e gjetën shpëtimin
Në
Lumbardh e Drí shpirti ra i qetë.









