Kulturë
Ilir Muharremi: Koleksioni privat ORNI i Fatlum Halitit dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore e artit pamor të Kosovës
E merkure, 21.01.2026, 03:53 PM

Koleksioni privat ORNI i Fatlum Halitit dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore e artit pamor të Kosovës
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Shija
për art është një kulturë që buron nga thellësia e shpirti dhe tradita sepse
vepra artistike të bënë të ndjehesh rehat, të ndjehesh përtej limiteve
objektive, fluturim në një hapësirë ku lulëzon gjithçka si në kopshtin e Edenit. Gjatë soditurit veprën, shpirti ushqehet me
ekstazën e një dehje Dionisiane, përtej çdo galaksie, aty ku forca e mendjes
nuk artikulon gramatikën dhe shprehjen, por vetëm rishfaq heshtjen. Kjo heshtje
si pjalmë aktivizon magmën shpirtërore dhe vetëm shpirti kupton shprehjen e
thellë ngjyrore nga peneli i artistit i cili gjatë aktit të krijimit komunikon
me yjet. Ta krijojsh një thesarë, të
hulumtosh dromca shpirtërore nga artistë, të studijosh, gjendjet e tyre dhe të
kënaqesh nga kjo botë ngjyrore, është kontribut historik edhe për gjenerata që
vijnë. Fatlum Haliti, arkitekt i njohur kosovar, prej mbi dy dekadash njihet
edhe si koleksionist i devotshëm i artit pamor. Rrugëtimi i tij koleksionues
nisi para 22 vitesh, me blerjen e pikturës së parë të cilën e konsideron
momentin vendimtar të lidhjes së tij të përhershme me artin. Me kalimin e kohës
ai ndërtoi në mënyrë të qëllimshme koleksionin privat “Orni”, i fokusuar
veçanërisht në artin modern shqiptar dhe kosovar, sidomos në veprat e artistëve
pionierë të pasluftës. Përmes këtij koleksioni, Haliti synon ruajtjen,
dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë artistike vizuale të Kosovës, duke
shërbyer si një urë midis gjeneratave. Kjo qasje studimore tregon një
përkushtim profesional dhe akademik, çdo vepër zgjidhet për vlerat e veta
historike, estetikë dhe kulturore, në mënyrë që koleksioni të pasqyrojë
zhvillimin e artit pamor kosovar në dekadat e para të shtypjes dhe vetëdijes
kulturore.
Një
gjurmë e rëndësishme e veprimtarisë së Halitit erdhi me ekspozitën
“Retrosintezë” (njohur ndryshe edhe si “Retrosynthesis”), me kurator Zeni
Ballazhi e cila u hap në dhjetor 2025 në Galerinë e re të Arteve të Prishtinës
(në ambientet e rindërtuara të Pallatit të Rinisë). Kjo ekspozitë inaugurale
rikthen në vëmendje rrënjët historike të skenës pamore të Kosovës. Ekspozita ndërton një urë midis kujtesës dhe
analizës, duke rikthyer vëmendjen te rrënjët dhe zhvillimet më domethënëse të
artit pamor gjatë viteve 1950–1990. Në këtë kuadër, koleksioni “Orni”, i
krijuar nga Fatlum Haliti dhe bashkëshortja e tij Mirlinda Sefa-Haliti, u soll
në publik si bërthamë e ekspozitës dhe si tributim për artistët kryesorë të
asaj kohe. Përzgjedhja e veprave synoi të ilustronte një panoramë të gjerë të
formave dhe rrjedhave artistike të asaj periudhe: sipas raportimit të
ekspozitës, ekspozita përfshinte punime të mjeshtrave si Ibrahim Kodra , Muslim
Mulliqi, Rexhep Ferri, Adem Kastrati, Daut Berisha, Engjëll Berisha, Hamdi
Bardhi, Kadrush Rama, Tahir Emra dhe Svetozar Kamenovic. Këta emra përfaqësojnë
personalitete që ndikuan në formësimin e identitetit artistik të rajonit tonë,
prania e punimeve të tyre në koleksionin Orni dëshmon për përkushtimin e
Halitit ndaj zbulimit dhe promovimit të atyre rrënjëve.
Ekspozita
e Galerisë së Arteve të Prishtinës u prit si një moment historik për kulturën
kosovare, pasi forcoi bashkëpunimin midis sektorit publik dhe iniciativave
private. Nga njëra anë, kishte entuziazëm qytetar për rihapjen e një ambienti
historik artdashës të tillë që në vitet
'70-’80 hapi hapësirën e tij për pionierët e artit pamor të Kosovës dhe nga ana tjetër, koleksionisti Haliti
solli kontributin e tij privat si një fond i rëndësishëm vlerash. Në ceremoninë
e hapjes, kryetari i Prishtinës Përparim Rama vuri në dukje rëndësinë që ka kjo
hapësirë për integrimin e pasurisë kulturore të dikurshme me brezat e rinj. Me
këtë rast u përforcua ideja se iniciativa si ekspozita “Retrosintezë” bëjnë
pjesë në kujtesën kolektive të qytetit dhe nxisin kurimin e kujtimeve kulturore
të së kaluarës.
Kontributi
privat i koleksionistëve si Haliti shpërfaqet në një kontekst më të gjerë
ndërkombëtar, studiuesit e artit vënë re një valë rritjeje të muzeumeve dhe
galerive private në gjithë botën. Për shembull, BMË Art Guide 2016 përmend 256
koleksione private në botë që janë të hapura për publikun, shumë prej të cilave
janë themeluara nga filantropë e pasanikë të artit. Institucione të shquara
evropiane si Fondacioni “Louis Vuitton” në Paris (The Louis Vuitton
Foundation), i krijuar nga kompania LVMH, dhe muzeu “Broad” në Los Anxhelos
(nga familja Broad) demonstrojnë rolin në rritje të koleksionistëve privatë në
skenën kulturore. Po ashtu, palazi i madh i artit në Venedik që administron
koleksionisti francezois-francez François Pinault, si dhe Fondacioni Prada në
Milano (nga Miuccia Prada), janë shembuj të institucioneve private që
rivalizojnë me entuziazëm me institucionet muzeore publike. Këto lëvizje
evropiane nënvizojnë se, në mungesë të fondeve shtetërore adekuate, prania e
dhuruesve privatë mund të mbushë boshllëqet e kujdesit institucional për
trashëgiminë artistike.
Megjithatë,
edhe institucionet publike në Kosovë janë angazhuar në pasurimin e fondit të
artit kombëtar. Që nga themelimi i saj në vitin 1979, Galeria Kombëtare e
Kosovës u vendos pikërisht për të prezantuar artet pamore dhe për të “ruajtur e
mbledhur vepra arti të vlefshme”. Kjo tregon se, përballë sfidave politike dhe
shpërndarjes së pasurisë kulturore gjatë dekadave të fundit, synimi zyrtar ka
qenë formalisht mbledhja e punimeve që pasqyrojnë identitetin vizual të kombit.
Ndonëse institucionet publike si Galeria Kombëtare kanë katalogë monografikë
dhe ekspozita e arkiva si “Kosova Contemporary Art” dhe “Kosova Feniks” (botime
zyrtare), në praktikë kapacitetet shtetërore shpesh e kanë pasur të
pamjaftueshme për të mbuluar gjithë përzgjedhjen e artistëve vendorë. Prandaj,
roli i koleksionit privat “Orni” merr përmasa të rëndësishme, ai shton dhe
përforcon narrativën kombëtare të artit pamor duke sjellë në dritë krijime që
ndoshta nuk do të kishin qenë në fokusin institucional. Në këtë kuptim,
partneriteti mes iniciativave private dhe publike arrin një sinergji p.sh. Galeria e Arteve e Prishtinës (në
mbështetje të komunës) i ofron hapësirë koleksionit të Halitit dhe kështu
kujtesës kolektive, ndërsa koleksionisti kontribuon me material të pasur
historik dhe dokumentar.
Koleksioni
privat i Fatlum Halitit përfaqëson një rast studimi të rëndësishëm mbi rolin e
koleksioneve private në ruajtjen e identitetit kulturor në shoqëritë
post-socialiste. Me zgjerimin e angazhimit të tij, Haliti ka ndikuar në
zhvillimin e skenës artistike kosovare duke bashkuar vlerat e së kaluarës me
dialogun bashkëkohor. Ky koleksion funksionon si depo memorieje dhe si
platformë edukative ai sjell në vëmendje
veprat e “gurëve themelorë” të artit lokal, si Ibrahim Kodra ose Muslim
Mulliqi, duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e publikut për trashegiminë e tyre.
Sipas kuratorëve dhe koleksionistëve artdashës, siç vërehet edhe në ekspozitën
“Retrosintezë”, veprimtari të tilla nxisin emocion kolektiv dhe krijojnë
mundësi interesi për artin. Përveç kësaj, modeli i Halitit është në përputhje
me një fenomen global, koleksionistë privatë në Evropë dhe gjetkë po ashtu
ushtrojnë ndikim të madh kur hapin arkivat e veta për publikun. Kështu, duke u
mbështetur në metodologji të kujdesshme dhe vlera akademike, koleksioni Orni
dhe iniciativat si “Retrosintezë” kontribuojnë thelbësisht në konservimin dhe
zhvillimin e identitetit kulturor kosovar për brezat e ardhshëm.
Koleksionimi
i veprave të artit pamor është një praktikë që tejkalon vlerën estetike
individuale, ai funksionon si instrumenti kryesor i krijimit, ruajtjes dhe
transmetimit të kujtesës kulturore. Në hapësirën e shoqërive që kanë kaluar
tranzicione politike dhe kulturore siç është rasti i Kosovës koleksionet private marrin një rol të
dyfishtë: ato mbajnë nën kujdes vepra që mund të jenë të neglizhuara nga
kapacitetet institucionale dhe njëherësh artikulojnë narrativat alternative të
historisë artistike. Në këtë kuptim, koleksioni i Halitit nuk është thjesht një grup objektesh
estetike, ai përbën një arkivë që
dokumenton linjat kryesore estetike dhe social-kulturore të periudhave
vendimtare duke lejuar hulumtimin,
rivlerësimin dhe ripërshkrimin e historisë së artit pamor kosovar.
Ekspozitat
dhe programet arsimore të nxitura nga koleksionet private i afrojnë artit
publikut jashtë rrethit elitist dhe forcojnë kapacitetet kritike të shoqërisë.
Rasti i ekspozitës “Retrosintezë”, e cila solli në fokus veprat e pionierëve të
artit kosovar, tregon se si aktivizimi i materialit nga koleksionet mund të
jetë katalizator i debatit akademik dhe i ndërgjegjësimit kolektiv për vlerën e
trashëgimisë vizuale. Kjo përmbledhje e veprave në hapësirë publike krijon
mundësi për mësim formal dhe joformal
nga katalogët dhe hulumtimet akademike te programet shkollore dhe
bisedat publike duke e çuar koleksionin
në funksion të shërbimit publik.
Ekonomia
kulturore është një dimension tjetër kyç, koleksionet që e nxjerrin veten në
publik rrisin atraktivitetin e qyteteve dhe kontribuojnë në turizëm kulturor,
botime dhe aktivitete komerciale të lidhura. Përtej përfitimeve të
drejtpërdrejta ekonomike, reputacioni ndërkombëtar që sjellin koleksionet e
hapura si rastet e koleksionistëve evropianë (p.sh. François Pinault, Bernard
Arnault, Miuccia Prada etj.) forcon “soft power”-in kulturor të vendit dhe mund
të hapë rrugë për bashkëpunime ndërinstitucionale dhe programe evropiane të
shkëmbimit.
Koleksionimi
i veprave pamore është i rëndësishëm sepse përmban funksione komplementare,
konservon dhe dokumenton trashëgiminë kulturore; e bën artin të disponueshëm
për edukimin dhe kriticizmin publik; forcon ekonominë kulturore dhe profilin
ndërkombëtar; dhe krijon burime primare për kërkimin akademik. Për Kosovën, dhe
për koleksionin e Fatlum Halitit veçanërisht, këto funksione bashkohen për të
ofruar një strategji të qëndrueshme të menaxhimit të pasurisë kulturore një
strategji që kërkon angazhim profesional, transparencë dhe bashkëpunim
institucional për t’u shndërruar nga investim privat në një aset publik me
vlerë afatgjatë.
Pse
është e rëndësishme krijimtaria e këtyre artistëve? Krijimtaria e këtyre
artistëve nuk është vetëm gëzim estetik, ajo formëson kujtesën kolektive,
harton një historik të përshtatshëm të modernizimit të shoqërisë dhe ofron
materiale të domosdoshme për hulumtim akademik. Në kontekstin e Kosovës (dhe më
gjerë të hapësirës shqiptare), këta autorë luajtën role komplementare, si
inovatorë formalë (p.sh. Kodra me referencat e kubizmit dhe abstraksionit), si
ndërmjetësues të përvojave lokale dhe standardeve evropiane (Mulliqi, Emra,
Berisha), dhe si pedagogë/kuratorë moralë që konsoliduan institucione dhe
rrjete artistike (Rama, Kastrati). Përkufizimi i tyre si “pionierë” apo “gurë
referimi” reflekton rëndësinë e dy shtyllav, vlera estetike e veprës dhe roli i
saj social/edukativ.
Ibrahim
Kodra, konsolidohet si një nga figurat më të njohura të artit shqiptar në
arenën ndërkombëtare për shkak të integrimit të kubizmit dhe formave të
reduktuara në një sintaksë personale që kombinon abstraksionin me motive nga
jeta reale dhe kompozicione të forta gjeometrike. Stilistikisht, veprat e
Kodrës shquhen për përdorimin e formave
gjeometrike si elemente narrative (jo vetëm dekorative), një ekuilibër midis linjës dhe planeve ngjyrë
që gjeneron ritëm dhe modulacione tonale. Analiza e një pogoditjeje tipike
(p.sh. kompozicionet me muzikantë ose natura-morte) tregon se Kodra përdor
elemente simbolike të ngritura në një strukturë afatgjatë, ku figura humbet si
individualitet dhe fiton statusin e ikonës moderne, prandaj ndikimi i tij në
formimin e një kanoni kombëtar është shumë i rëndësishëm.
Muslim
Mulliqi paraqitet si referenca kryesore e ekspresionizmit në Kosovë, piktura e
tij karakterizohet nga një përdorim i guximshëm i ngjyrës, ritëm i fortë dhe
një sens hapësinor “i pafund” që nxit refleksionin mbi vendin dhe kujtimin.
Vepra të tilla si “Kullat e Junikut” ose portretet e tij tregojnë metodë ku
materia e bojës dhe shtresimi tekstural shërbejnë për të artikuluar nostalgji/trauma
kolektive, por edhe për të afirmuar elemente lokale (motivet e Dukagjinit). Në
nivelin formal, Mulliqi kombinon figuracionin e deformuar me një narrativë
koloristike që e bën punën e tij lehtësisht të lexueshme dhe emocionalisht të
fuqishme ky kombinim e bën atë model
pedagogjik për gjeneratat e mëvonshme.
Rexhep
Ferri linja, intimiteti dhe dokumenti i përditshmërisë
artikulon
në kufijtë e vizatimit dhe pikturës, vepra e tij shpesh shfaq linja të hollë,
hapësira të qarta dhe një etos dokumentar që regjistron situata intime dhe
sociale. Triptiku i prezantuar në Galerinë e Prishtinës, tregon se Ferri përdor
distancën, anonimitetin e figurës dhe fushat e plota ngjyrë për të krijuar
ekuilibër midis portretit dhe skenës sociale. Rëndësia e tij shtrihet edhe në
kontributin akademik (pedagogji) dhe në krijimin e një “stilistike” të
brendshme që pasqyron meditën shpirtërore të një periudhe.
Adem
Kastrati përfaqëson gjeneratën e parë pas Luftës II Botërore që konsolidon
figuracionin lokal me një tonalitet modern. Studimet kritike vënë re “stilizmin
e Kastratit” një trajtë e cila përforcon
motive të tokës, peizazheve dhe tipareve komunitare duke i përshkruar ato në
një formë të vendosur dhe të identifikueshme. Ky “stil i Kastratit” ka rëndësi
sepse krijon një referencë estetike të lidhur ngushtë me identitetin rural dhe
kujtesën e përbashkët. Liria e shprehjes së formave brenda kompozicionit është
e qartë.
Teknikisht,
veprat e Daut Berishës karakterizohen
nga një kontaminim i figuracionit me elemente të pastra ekspresioniste përdorim i formës së përpunuar,
dritë-errësirë dramatike dhe kompozita që kërkojnë interpretim narrativ. Kjo
rrugë i jep artit vendor një urë drejt dialogut me historinë e artit evropian.
Engjëll
Berisha, përdor forma të qëndrueshme dhe të rënda, që shpesh përmbajnë linja
vertikale dhe horizontale që krijojnë simetri të përkryer. Strukturat në veprat
e tij ngjasojnë me arkitekturën sakrale, ku vërehen kube, kulla dhe harku
klasik, duke dhënë përshtypjen e një altari apo ikone. Elementët kryesorë
shpesh janë të vendosur në qendër të pikturës dhe janë të rrethuar nga detaje
të përsëritura, si rrotat apo motivet diellore.
Hamdi
Bardhi Veprat e tij përfshijnë motive arkitekturore dhe fasada ndërtesash, të
cilat janë vlerësuar për ndjeshmërinë artistike dhe përmbajtjen shpirtërore,
duke reflektuar vizione të qyteteve dhe qytetërimit
Kadrush
Rama në tablotë e tij përdoret shumë ngjyra e bardhë. Pra, kjo është e veçanta
e tij. Figurat e bardha në sfond të bardhë. Ose, mund të themi; bardhësia e
poetizuar në sfond të bardhë.
Tahir
Emra dokumentimi njihet si një ndër
themeluesit e modernizimit figurativ në Kosovë, puna e tij e hershme sjell një
dokumentim të jetës lokale, ndërsa fazat e mëvonshme shfaqin një depërtim drejt
drames sociale dhe simbolizmit. Ngjyra dhe reduktimi formal te Emra shpesh
përdoren për të shprehur trauma historike dhe për të evidentuar tematikën e
humbjeve kolektive. Ky trajtim e bën punën e tij të rëndësishme si burim
historik dhe si material për lexime kritike mbi ndjeshmërinë kombëtare.
Formësimi
në veprat e Agim Çavdarbashës është shpesh abstrakt, por gjithmonë i rrënjosur
në figurën njerëzore dhe natyrore. Figuracioni i tij largon detajet konkrete,
duke u përqendruar në linjat rrjedhëse dhe siluetat e lëmuara. Format e tij
përfshijnë lakime të zbutura dhe një ndjesi të thellë të rrumbullakimit, që
çojnë në një ndjesi të përjetimit të brendshëm. Këto forma i japin veprave një
ndjenjë qetësie, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me rrjedhën e natyrës
dhe ritmin e jetës. Minimalizmi dhe thjeshtësia strukturore japin një përjetim
universal, të çliruar nga kufijtë etnikë ose kulturorë.
Në
krijimtarinë e Nustret Salihamixhiqi mbizotëron ngrohtësia, fantazia, dhe një
qasje e thellë psikologjike ndaj figurës njerëzore, e cila është shpesh e
labilizuar. Figuracioni i tij është në një gjendje të përhershme ndryshimi,
herë duke u pozicionuar në skajet e kompozicionit, herë duke zënë qendrën e
tij. Këto figura të nxjerra nga jologjika dhe ndonjëherë të zhvendosura në
hapësirë, duken se lëvizin në mënyrë të pavetëdijshme. Salihamixhiqi i ndërthur
këto elemente në një përzierje të thellë figurative dhe shpirtërore, duke i
ofruar secilës formë një shprehje unike.
Gjelosh
Gjokaj përdor një gamë të gjerë ngjyrash, ku tonet e ngrohta dhe ato të ftohta
ndërthuren për të krijuar kontraste të fuqishme dhe dinamike.
Svetozar
Kamenovi? , si pjesë e korpusit artistik serb në Kosovë, na kujton se historia
artistike e vendit është multietnike dhe e përbërë. Vepra e tij dhe përfshirja në koleksionet kombëtare
thekson nevojën për një histori të përbashkët që pranon diversitetin. Analizat
e veprave abstrakte të tij tregojnë një
disiplinë formale që bashkëjeton me temat lokale, duke kontribuar kështu në një
kanon më të plotë kombëtar.













