Kulturë
Engjëllushe Sheme Koltraka: Mes Kolonje, një kullë Baruti
E premte, 09.01.2026, 06:30 PM
Mes Kolonje, një kullë
Baruti
Nga
Engjëllushe Sheme Koltraka
Po
i bëj bashkë majat e maleve
Po
i këndoj Kolonjës së halleve
Themeltare
që nga lashtësia
Ty
të lartësohet krenaria...
Mes
Kolonje një kullë Baruti
I
bën ballë çdo lloj harbuti
I
bën ballë çdo lloj barbari
I
bën ballë çdo lloj të marri.
Nuk
pranon kurrë skllavëri
Legjendare
në histori
O
moj kullë me gurë të latuar
Dhunën
kurrë nuk e ke duruar.
Në
themel këtu te kulla
Brez
pas brezi janë rritur burra
Ti
ke rritur djem azganë
Kanë
luftuar për vatanë.
Nga
gryka e alltisë dalin vetima
Në
gjirin e maleve rriten trima
Barutlinjve
u kanë ngjarë
Besëartë
e atdhetarë.
O
moj kullë me themel tabani
Këtu
u lind e u rrit Asllani
E
kish syrin shqiponjë mali
E
thërrisnin Bukëdhëni.
I
lindi Xhelali i pari i vatrës
Ndaj
i vunë emrin e axhës
Lindën
pesë çupa porsi zana
Skifterina
i rriti nëna.
Në
Gramoz çel lulja e zonjës
Nënë
Liria, bijë e Kolonjës
Ajo
ishte e bukura e dheut
I
ngjante Donikës së Skënderbeut.
Kullën
e Barutve e mbushi plot dritë
Rrezatim
yjësie i lëshonin sytë
Me
guxim përballoi bunkerin e Diktaturës
Bukën
sapo të dalë prej furrës...
Hallexhinjve
ua dërgonte të ngrohtë
Të
mos ua ngrinte zemrwn
Akulli i ftohtë i Diktaturës.
Ajo
për dhembshuri ngjante me nënën
Diktatura
më e egër se Goreni i Gjonçit
Që
nuk të lë të shohësh derën e shoqi-shoqit
Si
hejet e akullit në honet e Gramozit
Si
e rënda plagë nga shkjelja e Bajlozit.
O
liri o zemërbardhë!
Në
kullë të Barutit kur ke ardhë
E
ndriçove si një perri...
Nuk
iu përkule përbindëshit të zi...
...Që
të ndau me vëllazëri
Të
mos flisje me njeri
Ty
në krah të rrinte Asllani
Ai
ngjante me njjë majë mali
Ku
ti mbështeteshe e gjeje siguri
Gjeje
ngrohtësi e plot dashuri
Siç
e ka zakon Kulla e Barutit në histori
Ku
mirësi gjente çdo njeri.
Kur
i mësova e i bashkova vuajtjet e Asllanit
Mua
më plasi kapaku i ballit
Aq
të rënda ishin e plot trishtim
Të
zi ma bënë të artin agim.
I
përlotur rrika dhe syri im
Ajo
kohë solli vetëm mallkim
Nuk
takoje babë e nënë, ky qe kalvari
Nuk
e lanë Lirinë të shkonte te varri.
Babës
një dorë dhe për t'i lëshuar
Për
ta përcjellë në botën e amëshuar.
Se
kështu deshte Satani
Mos
i takoje për vdekje e për së gjalli.
O
Liri si nuk të plasi zemra!
Kur
përballove këto gjëma të rënda...
Por
një dhuratë t'u bë prej Zoti
E
prej syrit t'u hoq loti.
Ty
të erdhi në jetë djali
E
u trashëgua emri Xhelali
Pas
djalit erdhën pesë çupa
Valentina,
Filloreta, Pranvera, Luiza, Loranda e bukura
Ledhatoje
vajzat dhe djalin e vetëm
Atyre
ua kushtove tërë jetën
I
pajove e i martove me radhë
Më
në fund pe një ditë të bardhë.
E
ndieve thellë lumturinë e jetës
Kur
nipa e mbesa të mbështilleshin si zgjoi i bletës
Që
të gjithë me shkolla të larta
U
ngjajnë shqipeve me flatra.
Shtegtimin
e morën si dallëndtshe
Duke
kërkuar një jetë ndryshe
Nga
Kolonja në Tiranë e në Amerikë
Sytë
u shkëlqejnë të mbushur plot dritë.
Ngado
që punojnë tregojnë aftësitë
Profesionet
i përballojnë me meritë
Se
gjak Baruti kanë në damarë
Ndaj
gjithmonë ndjehen krenarë.
Liria
me Asllanin uleshin pranë oxhakut
Dhe
qanin hallet e konakut
Kujtonin
babanë Qenam Baruti vrarë në Blush
Luftëtarin
e paepur si askush.
Me
origjinë mijëra vjeçare nga Kosova
Luftëtarë
në mbrotje të trojeve tona.
Asllani
kishte katër vëllezër me emër
Të
cilët i kishte të gjithë në zemër.
Seferin,
Sulon, Xhelalin, Petriti
Me
shumë mundime nëna i rriti.
Xhevahire,
o e zeza nënë
Përballove
më të madhen gjëmë
Si
të ra ty kjo tragjedi?!
Të
qau Asllani me oiii!
Të
vranë burrin, mbete e ve
E
fortë qëndrove si shqipja mbi re
Rrite
fëmijët me shumë mundime
Të
shkoi jeta nëpër pushkatime.
E
rëndë gjëma kur të vranë Xhelalin
Më
e rëndë gjëma kur të dënuan Seferin
Gjëmë
e rëndë tronditi botën
Burrit
të vrarë i prenë kokën.
Edhe
Seferin e përpiu kuçedra lubi
Vdiq
në burg të Ballshit pa e parë me sy
I
vranë e i burgosën në pafajësi
Plagë
në zemër vdekja e Petritit të ri.
Pse
i ra kullës së Barutit kjo rrufe?!
A
pse lindi e rriti trima për Atdhe?!
O
Xhevahire, o moj nënë!
O
fjalë ëmbëla, o bukuri e rrallë!
Sa
plumba mori zemra jote e baardhë?!
Të
mbaj mend, o nënë fisnike
Me
Nukon time ishe vërsnike...
...I
qanit hallet te cepi i oborrit
Mallkime
i lëshonit Diktatorit
Dënimin
e tij ia kërkonit Zotit...
Në
ato ditë të rënda të motit
Nuk
u thanë kurrë pikat e lotit.
Mbi
katilat Zoti të merrte hak
Që
jetën ua nxinë e ua bënë farmak.
Isha
e vogël kur dëgjoja nënën Xhevahiren
Aq
të freskët e përshkruante mënxyrën...
...Djemtë
e Barutit ushtarakë të rrallë
Në
beteja gjithmonë i gjeje në ballë.
Të
shquar për drejtësi e trimëri,
Megjithë
pasardhësit panë të zezën tirani...
...Internime,
pushkatime, dhunë, skllavëri
Në
internim u lindën plot fëmi,
Sa
në Savër e sa në Shtyllas...
...Tash
më duket si lojë symbyllas...
...Qytetet
shqiptare kishin humbur gjumin
Dhimbja
e torturave e çau gurin
Histori
e gjatë, e trishtë thau drurin
Ndaj
e ngjeva penën time
Në
pusin e thellë të dhimbjeve
Në
sagën e vuajtjeve
Në
hullinë e mundimeve
Në
helmin e poshtërimeve
Për
të pritur zbardhjen e agimeve
Shpirti
të qetësohet prej dëshpërimeve.
Të
ndriçohet gjaku i derdhur nga të parët
Siç
dinë ta falin për Atdhe shqiptarët
Siç
ditën etërit tanë fisnikë e patriotë
E
mbrojtën vatanin si i madhërishmi Kastriot.
Heronjtë
e shqiptarizmës së vërtetë
Ata
nuk u përkulën një jetë
Në
sy të fëmijëve të mos ketë lotë
Ata
ishin më të shquarit në botë.
Për
të rënët e luftës për liri
Si
homazh po e shkruaj këtë poezi
Për
kullën e Barutit në histori
Me
trung mijëravjeçarë plot lavdi.









