E merkure, 07.01.2026, 09:11 AM (GMT)

Mendime

Belisar Jezerci: Akademia e turpit dhe intelektualët e shurdhër

E diele, 04.01.2026, 06:57 PM


AKADEMIA E TURPIT DHE INTELEKTUALËT E SHURDHËR

Nga Msc Belisar Jezerci

O popull i dashur,

Vdekja e një akademiku kërkon respekt.

Por respekti nuk nënkupton amnisti morale.

Sidomos kur, pas vdekjes, rikthehen fjalë që bien ndesh me të vërtetën historike dhe me ndërgjegjen kombëtare.

Sot po luhet akti i fundit i një tragji-komedie. Nexhat Daci, njeriu që vulosi përçarjen e madhe të LDK-së, paska vendosur të na lërë si trashëgimi një testament fyerjeje: po qarkullon një video ku Nexhat Daci e quan Shefqet Krasniqin "intelektual pa konkurrencë".

Mjerim për atë Akademi ku injoranca bëhet shkencë dhe tradhtia ndaj vlerave kombëtare bëhet urtësi!

FAKTET NUK JANË OPINIONE

Ndër të tjerash, renegati Shefqet Krasniqi, i cili, pak pas luftës është kapur me liçnakartë serbe, ka deklaruar publikisht se:

- Perandoria Osmane i ka çliruar trojet shqiptare dhe ka qenë "mëshirë prej Allahut për popullin shqiptar", duke mohuar pesë shekuj masakra, shkatërrim elitash dhe zhveshje identitare.

- Ka fyer Nënë Terezën, figurën më universale të kombit shqiptar, duke thënë se ajo e ka vendin midis të xhehenemit, thellë. A ka fyerje më të rëndë ndaj të krishterëve dhe ndaj tërë popullit shqiptar?

- Gratë shqiptare që shkojnë në det i ka quajtur prostituta.

- Ka deklaruar se është më mirë të shohësh vajzën të vdekur sesa të martuar me një të krishterë.

- Ka shpallur haram dasmat tradicionale shqiptare (madje edhe dasmën e vëllaut), muzikën dhe vetë shprehjen kulturore shqiptare.

- Ka justifikuar martesa brenda gjakut (me vajzë të mixhës, dajës, tezës dhe hallës), në kundërshtim me traditën tonë kombëtare dhe arsyen njerëzore.

- Ka kërkuar mbulimin e vajzave të reja.

- Serbin mysliman e ka quajtur vëlla dhe i ka thënë "ti je më i mirë se ne" (dmth. më i mirë se shqiptarët myslimanë).

Këto janë deklarata të regjistruara, të dokumentuara, të njohura nga opinioni publik shqiptar.

Prandaj, pohimi se "nuk janë dëgjuar kurrë" nuk mund të qëndrojë.

Një intelektual nuk është i tillë sepse mban një titull.

Intelektuali është i tillë sepse e mbron të vërtetën, edhe kur ajo është e pakëndshme.

Të mos dëgjosh fyerjen ndaj Nënës Terezë nuk është harresë.

Të mos dëgjosh poshtërimin e gruas shqiptare nuk është neglizhencë.

Të mos dëgjosh mohimin e kombit në emër të një ideologjie fetare nuk është neutralitet.

Është pozicionim.

Historia shqiptare ka mësuar me dhimbje se përçarja politike dhe mjegullimi moral shpesh vijnë nga të njëjtat figura.

Logjika është e thjeshtë, por e dhimbshme: Një njeri që ndau LDK-në, shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës, nuk e ka problem të ndajë edhe shpirtin e kombit. Nuk ka "intelektualizëm" në urrejtje dhe në haramizimin e kulturës, traditës dhe vetë identitetit shqiptar!

Askush nuk kërkon linçim.

Por askush nuk ka të drejtë të deformojë të vërtetën.

Feja që vihet mbi kombin shndërrohet në ideologji.

Ideologjia që mohon kombin shndërrohet në rrezik.

Dhe intelektuali që e justifikon këtë humb funksionin e tij historik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx