| E diele, 04.01.2026, 06:57 PM |

AKADEMIA E TURPIT DHE INTELEKTUALËT E SHURDHËR
Nga
Msc Belisar Jezerci
O
popull i dashur,
Vdekja
e një akademiku kërkon respekt.
Por
respekti nuk nënkupton amnisti morale.
Sidomos
kur, pas vdekjes, rikthehen fjalë që bien ndesh me të vërtetën historike dhe me
ndërgjegjen kombëtare.
Sot
po luhet akti i fundit i një tragji-komedie. Nexhat Daci, njeriu që vulosi
përçarjen e madhe të LDK-së, paska vendosur të na lërë si trashëgimi një
testament fyerjeje: po qarkullon një video ku Nexhat Daci e quan Shefqet
Krasniqin "intelektual pa konkurrencë".
Mjerim
për atë Akademi ku injoranca bëhet shkencë dhe tradhtia ndaj vlerave kombëtare
bëhet urtësi!
FAKTET NUK JANË OPINIONE
Ndër
të tjerash, renegati Shefqet Krasniqi, i
cili, pak pas luftës është kapur me liçnakartë serbe, ka deklaruar
publikisht se:
-
Perandoria Osmane i ka çliruar trojet
shqiptare dhe ka qenë "mëshirë prej Allahut për popullin
shqiptar", duke mohuar pesë shekuj masakra, shkatërrim elitash dhe
zhveshje identitare.
-
Ka fyer Nënë Terezën, figurën më
universale të kombit shqiptar, duke thënë se ajo e ka vendin midis të xhehenemit, thellë. A ka fyerje më të
rëndë ndaj të krishterëve dhe ndaj tërë popullit shqiptar?
- Gratë shqiptare që shkojnë në det i ka
quajtur prostituta.
-
Ka deklaruar se është më mirë të shohësh vajzën të vdekur sesa të martuar me
një të krishterë.
-
Ka shpallur haram dasmat tradicionale
shqiptare (madje edhe dasmën e vëllaut), muzikën dhe vetë shprehjen
kulturore shqiptare.
-
Ka justifikuar martesa brenda gjakut
(me vajzë të mixhës, dajës, tezës dhe hallës), në kundërshtim me traditën tonë
kombëtare dhe arsyen njerëzore.
-
Ka kërkuar mbulimin e vajzave të reja.
-
Serbin mysliman e ka quajtur vëlla dhe i ka thënë "ti je më i mirë se
ne" (dmth. më i mirë se shqiptarët myslimanë).
Këto
janë deklarata të regjistruara, të dokumentuara, të njohura nga opinioni publik
shqiptar.
Prandaj,
pohimi se "nuk janë dëgjuar kurrë" nuk mund të qëndrojë.
Një
intelektual nuk është i tillë sepse mban një titull.
Intelektuali
është i tillë sepse e mbron të vërtetën, edhe kur ajo është e pakëndshme.
Të
mos dëgjosh fyerjen ndaj Nënës Terezë nuk është harresë.
Të
mos dëgjosh poshtërimin e gruas shqiptare nuk është neglizhencë.
Të
mos dëgjosh mohimin e kombit në emër të një ideologjie fetare nuk është
neutralitet.
Është
pozicionim.
Historia
shqiptare ka mësuar me dhimbje se përçarja politike dhe mjegullimi moral shpesh
vijnë nga të njëjtat figura.
Logjika
është e thjeshtë, por e dhimbshme: Një njeri që ndau LDK-në, shtëpinë e madhe
të Ibrahim Rugovës, nuk e ka problem të ndajë edhe shpirtin e kombit. Nuk ka
"intelektualizëm" në urrejtje dhe në haramizimin e kulturës, traditës
dhe vetë identitetit shqiptar!
Askush
nuk kërkon linçim.
Por
askush nuk ka të drejtë të deformojë të vërtetën.
Feja
që vihet mbi kombin shndërrohet në ideologji.
Ideologjia
që mohon kombin shndërrohet në rrezik.
Dhe
intelektuali që e justifikon këtë humb funksionin e tij historik.