Mendime
Dijana Toska: Shqiptari që po zhduket nga frika
E shtune, 27.12.2025, 04:53 PM
Shqiptari që po zhduket nga frika
Nga
Dijana Toska
Këtë
temë e kam trajtuar edhe para disa vitesh, por sot e shoh më qartë se kurrë:
ne
po vdesim për së gjalli, çdo ditë e më shumë.
Shqiptari
sot nuk po vritet. Ai po vdes nga frika. Pak nga pak. Çdo ditë.
Frika
nuk po na vjen nga shteti, por nga partitë shqiptare, që me një vend pune, një
tender, një favor mizerabël, e kanë shndërruar njeriun në qenie vegjetative:
që
ha, që hesht, dhe që nuk i beson më as fjalës së vet.
Kështu
mbahet pushteti.
Secili
duke u frikësuar nga dikush.
Liderët
shqiptarë nuk kanë frikë nga populli. Ata kanë frikë nga partneri maqedonas:
kush
do të zgjidhet për koalicion, kush do të shpërblehet me pushtet, kush do të
mbijetojë edhe një mandat.
Ata
vdesin për pushtet, jo për komb.
Liderët
shqiptarë jetojnë të tmerruar nga shërbimet sekrete dhe nga shefi i qeverisë.
Çdo
ditë e kalojnë duke “vdekur nga pak”,
nga frika se kur do t’u hapen dosjet,
kur
do t’u dalin në shesh veprat e tyre antikombëtare.
Ka
edhe më keq. Disa vdesin edhe më shumë herë.
Janë
spiunët e dyfishtë:
flasin
shqip, mendojnë sllavisht e arabisht.
Një
soj i tyre luan bixhoz fshehurazi në bodrumet e errëta sllave dhe nënshkruan
verdikte antishqiptare.
Soji
tjetër e mban sexhaden si kravatë. Falet kudo që i bie rruga:
në
parlament, në xhami me bodigardë e policë. Në universitete u mban ders
studentëve për pastërtin e “muslimanizmit”
të tij, shet poza morale dhe lobon kundër identitetit të kombit të vet
edhe pse në pushtet ka ardhur me 200 vota, i mjaftojnë për ta shitur popullin e
vet.
Disa
liderë tanë kanë vdekur ditën që kanë hyrë në pushtet.
Ditën
kur kanë premtuar zvogëlimin dhe ndryshimin e identitetit kombëtar, ditën kur
pranuan që ne të shpallemi pakicë dhe të flasim gjuhën e “20 përqindshit”.
Jo
nga padituria.
Por
sepse kishin detyra për t’i kryer.
Nga
një popullsi shtetformuese, me mbi 30 përqind, po copëtohemi për t’u zvogëluar.
Për
t’u riformatuar si dy etnitete pakicë brenda së njëjtës etni:
“shqiptari”
dhe “muslimani”.
Kjo
që po ndodh nuk është fat. Është projekt.
Është
sistem i këtij pushteti shtetëror dhe sistem i intereseve të huaja antishqiptare.
Liderët
tanë nuk gabuan, ata zgjodhën këtë rrugë.
Identitetin
nuk e humbëm.Ata e nënshkruan.
Pakica
nuk u shpall rastësisht nga dikush. Ata e legalizuan
Akademia
nuk u shua. Ata e shitën.
Kultura
shqiptare nuk u harrua. Ata po e fshijnë çdo ditë.
Feja
nuk po jetohet. Ata po e përdorin për ndarje.
Dhe
frika nuk është më neutralitet.Është krim në bashkëfajësi.
Kush
mban përgjegjësi?
Historia
nuk i gjykon kombet nga sa herë u mashtruan,
por
nga sa herë pranuan të vdesin për së gjalli.
Shqiptari
nuk rrezikon të zhduket nga armiku.
Rrezikon
të zhduket nga frika për ta thënë të vërtetën.
Pyetja
nuk është më: a po vdesim.
Pyetja
është:
kush
do të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?
Dijana Toska
25.12.2025
https://www.facebook.com/dijana.toska.9









