Speciale » Alia
Lutfi Alia: Shën Nënë Angjelina Arbërore (4)
E shtune, 20.12.2025, 10:00 AM
SHEN NËNË ANGJELINA
SHPIRTI I SHENJTË ARBËROR (4)
Nga Dr.
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Kryemurgesha Nënë Angjelina ushtroi aktivitetin
ekleziastik në provincat e Vojvodinës të mbretërisë Hungareze dhe të Vllahisë,
që ishte vasale e Hungarisë, madje quhej dhe Hungaro-Valakia; dy provinca, të
cilat nuk ishin pushtuar nga Perandoria Osmane. Vllahia u bë vasale tributare e
Perandorisë Osmane, por ruajti autonominë, ndërsa Serbia u pushtua nga turqit.
Në janar të vitit 1486, me ftesë të mbretit të Hungarisë
Mattia Korvino, Nënë Angjelina së bashku me dy djemtë dhe arkmortin me lipsanet
e Stefani III, u vendosën në distretin e Srem-it në Vojvodina, në kështjellën e
qytezës Kupin (Kupinovo), ku Angjelina, ndërtoi kishën e Shën Luka Apostolo dhe
aty vendosi arkmortin me lipsanet e Stefanit III, që u bë objekt i
peligrinazheve nga besimtarët ortodoksë hungarezë, vllah, sllovenë, boshnjakë
dhe serbë. Një vit më pas, në Srem ndërtoi manastiret e Obed dhe manastirin në
Sretenje, ku Nënë Angjelina shërbeu murgeshë. [Slobodan Mileusni?,
(2000). Santi Serbi. Novi Sad: Prometeo. p 123-125].
Në vitet 1507 - 1508, rezulton një letërkëmbim i
murgeshës Angjelina me Hirësinë e tij Nikolla Nefoni II, ipeshkëvi i
Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, i cili e kishte të atin arvanitas.
Angjelina i lutej Patriarkut Nifon, ta ndihmonte për të përballuar gjendjen e
vështirë ekonomike dhe për mirëmbëjtjen e manastireve, që kishte ngritur në
Vojvodinë dhe në Vllahi. Nefoni II, ndikoi te princi i pasur i Vllahisë Vlad
Kalugarul, i cili e mbështeti me ndihma financiare murgeshën Angjelina. Ndihmat
e princit, i përdori dhe për të hapur disa manastire në distretin e Srem-it. Në
këtë periudhë Nënë Angjelina porositi dhe i prodhuan një medaljon me portretin
e saj në njërën faqe dhe protretet e djemëve Johanit dhe Maksimit në faqen
tjetër, medaljon që iu a dhuronte klerikëve dhe besimtarëve të devotshëm, që
frekuentonin manastriret e shumtë që Ajo kishte themeluar. [Historia
politica et patriarchica Costantinopoles, Capitolo X: Patriarca Nipho, (trans.
Martin Crusius), 1564, pp. 12].
Në vitin 1509, me ndihmën e nipit Jakšiç Nagoya, Angjelina
dhe Maksimi u vendosën në trevën e Sirmia në malin Fruška Gora të Vojvodinës,
ku në Krušcedol ndërtuan manastirin e famshëm të murgeshave. Në vitin 1512, në
kishën e këtij manastiri varrosi lipsanet e Stefanit III dhe të Johanit, të
cilët ishin kanonizuar shenjëtorë nga kisha ortodokse. Katër vite më pas, në
këtë manastir u varros dhe djali Maksim - mitropoliti i Beogradit, i cili vdiq më
8 janar 1516 dhe dy vite më pas u shpall shenjëtor nga kisha ortodokse.
Manastiri i Krušcedol është santuar i rëndësishëm dedikuar Virgjëreshës Maria.
Manastiri quhet dhe “Fari shpirtëror” i ortodoksisë. Krahas rolit kryemurgeshë në
manastirin e Krušcedol, drejtonte dhe manastiret e shumtë, organizonte liturgjitë
dhe meshat me murgeshat dhe besimtarët. Nënë Angjelina impenjohej personalisht
në takimet me besimtarët, madje besimtarët vendas dhe pelegrinët, që vinin nga
trevat e tjera, i drejtoheshin duke e quajtur Nënë Angjelina, e bekuara Nënë, e
nderuara Nënë, e adhuruara Nëna e jonë, çka shprehnin nderim, adhurim, dashuri
dhe respekt për misionin e saj mëshirmadh si murgeshë e përkushtuar. [Momçilo
Spremiç, 2004. Ascesa
interrotta: terre serbe nel tardo Medioevo. Belgrado:
Istituto per i libri di testo e gli ausili didattici. p. 335.4].
Në një dorëshkrim të një murg anonim, që shërbente në
manastirin e Krušcedol në shekullin XVI, për krymurgeshën Nënë Angjelina shkruan:
“Në shërbimet e të adhuruarës Angjelina shpreheshin virtytet e krishtera të
jetës së saj askete, mëshirmadhësia, durimi dhe mençuria, përkushtimi i saj si
bashkëshorte dhe sakrificat e Nënës, sepse ajo i ishte e përkushtuar tërësisht
Zotit”. Në një paragraf tjetër, murgu anonim shkruan: “Nënë Angjelina arbërore
ishte burrneshë kurajoze, këmbëngulëse, e papërkulur para vëshirësive, e
përkushtuar besimtarëve që e takonin, e lidhur shpirtërisht më pjestarët e
familjes, andaj i mori me vete lipsanet e bashkëshortit Stefani III, të djemëve
Johani e Maksimi dhe i vendosi në manastirin e Krušcedol, ashtu si dikur
vepronin me Testamentin e Vjetër, me bindjen se lipsanet e tyre do të ndihmonin
në shërimin e të sëmurëve, kësisoj do të bënin mrekulli”. [Svetlana Tomin.
Madre Angelina: despota e suora Angelina Brankoviç Santa Madre Angelina.
Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 - 14].
Gjatë viteve të shërbimit të devotshëm si murgeshë, vetëm në trojet rreth Fruška Gora, Nënë Angjelina themeloi 35 manastire, të shtrirë në një territor 50 km të gjatë e 10 km të gjërë, me përjashtim të manastireve Fenek, i cili ndodhet në Eparkinë e Srem-it dhe të manastirit të Trinitetit të Shenjtë në Sretenja, që e kishte ngritur në majën e malit Ovçar. Në manastirin e Trinitetit të Shenjtë dhe Anuncionit në Sretenja, Nënë Angjelina organizonte festimet e “Dita e Purifikimit të Virgjëreshës dhe takimi i Jezu Krishtit me Simonin”.
Nënë Angjelina arbërore prezantohet me hire bukurie, zonjë
e mençur, e matur, plot mirësi dhe ndershmëri, me urtësi të admirushme dhe me
përkushtim shembullor në fenë ortodokse. Rrugëtimi i jetës së saj i ngjan një
legjende të lashtë, ku na shfaqet pelegrine duke u endur nga një shtet në
tjetrën, duke mbartur me vete jo vetëm dhimbjen, mundimet, varfërinë, por dhe arkëmorte
me lipsanet, fillimisht të burrit, pastaj të djalit Johanit, më pas vuajti dhe humbjen
e vajzës. Në këtë kalvar të vazhdushëm, Nënë Angjelina arbërore nuk u mposht,
nuk u perkul, nuk u dorëzua para fatit të mbrapsht, por veshi tunikën e
murgeshës dhe iu dedikua shërbimit të vuajturëve, të varfërve, të sëmurëve,
besimtarëve të shumtë, u shndërrua në ikonë e mirësisë, e fjalës së mirë, e
dorës së ngrohtë, andaj të gjithë e adhuronin e nderonin, e shihnin si engjëlli
që përhapte besim dhe shpresa ndër besimtarët. Në ato vite emri i kryemurgeshës
Nënë Angjelina ishte i njohur, sepse ishte shndërruar në model përkushtimi në
fenë ortodokse, admirohej e nderohej edhe nga besimtarët katolikë në trevat e
Sllovenisë Kroacisë dhe Bosnies fqinje me Vojvodinën. Fama e saj vlerësohej nga Patrakana Ekumenike e
Kostantinopojës. Për koincidencë asi kohe, Patriarkana u drejtua nga dy ipeshkëv
arbëror Nifoni II (Niphone II) dhe Teolepto I (Theoleptos I). Në vitin 1513
Patriarku i Pakomio I, e vlerësonte në veçantti murgun Teolepto, andaj e emëroi
Metropolit i Janinës. Teolepto ishte nga Epiri, i lindur në familje arbërore. Kur
Pakomio I vdiq i helmuar, Teolepto u transferua në Adrianopoli, ku gjeti
mbështetjen e Sulltan Selimit I. Pasi i pagoi taksat sulltanit, në vitin 1513 Selimi
I e emëroi Teolepto, Patriark Ekumenik i Kostantinopjës dhe u transferua në
selinë e Patriarkanës në Kostantinopojë. Një ndër vendimet e rëndësishme të tij
ishte organizimi i dioqezave të Adrianopolit, Samos e të Vllahisë (Valacchia),
ku Teolepto njohu aktivitetin ekleziastik dhe mrekullitë e Nënë Angjelinës. [Demetrius
Kiminas, The Ecumenical Patrarchate. Wildside. Press LLC 2009, pp 38 - 41]
Mosha, vuajtjet dhe impenjimet intensive në aktivitetet
si kryemurgeshë, kishin ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të Nënë Angjelinës.
Në pranverën e vitit 1520, shkoi në Manastirin Triniteti i Shenjtë në Sretenje
të Vojvodinës, ku kaloi muajt e fundit të jetës, e kujdesur me devocion dhe
përkushtim nga murgeshat.
Më 30 korrik 1520, e adhuruara dhe shumë e dashura
kryemurgesha Nënë Angjelina arbërore ndërroi jetë, u ngjit në amshim, duke lënë
pas dhimbje, lot dhe një boshllëk të madh shpitëror për mugeshat, murgjit,
priftërinjt dhe për besimtarët e shumtë. Si e kishte lënë porosi, Nënë
Angjelinën e varrosën në manastirin e Trinitetit të Shenjtë në Sretenje. Në
funeralin e Nënë Angjelinës morën pjesë një numër shumë i madh banorësh dhe
besimtarësh nga treva të shumta, të cilët asistuan për t’i bërë nderimet të
bekuarës Nënë Angjelina arbërore. Në vitin 1521, lipsanet e Nënë Angjelinës i
transferuan në manastirin e Krušcedol, ku i vendosën krah varrit të Stefanit, të
Johani dhe të Maksimit. Në korrik të vitit 1522 Teolepto I, ipeshkëvi i
Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, bazuar në virtytet e krishtera, në
mrekullië dedikuar Nënë Angjelinës dhe për kontributin e saj në ngritjen dhe
organizimin e manastireve dhe kishave ortodokse, për adhurmin dhe nderimin nga
besimtarët e shumtë, e kanonizoi shenjëtore, e shpalli Shen Nënë Angjelina.
Dita e Shen Nënë Angjelinës celebrohet më 30 korrik, e Stefanit III më 11
tetor, e Johanit më 10 dhjetor, e Maksimit më 18 janar. Prej shekujsh Manastiri
i Krušcedol është qendër peligrinazhi, lutjesh dhe përshpirtje për Shën
Angjelinën dhe për të tre pjestarët e familjes dhe ata shenjëtorë. [Historia
politica et patriarchica Costantinopoleos, in Corpus scritorum historiae
byzantinae. P. Theoleptus, Vol. 49, Bonnn B.G. Niebuher, I bekker 1849 (1584),
pp. 135-150].
Shen Nënë Angjelina shpalosi vlera të rralla si fisnike
arbërore, si bashkëshorte, si nënë shembullore në kujdesin për fëmijët, si
murgeshë e përkushtuar dhe si humaniste në shërbim dhe në ndihmë të varfërve,
të shtypurve dhe të përbuzurve nga pushtuesit otomanë. Ajo ishte modeli i
klerikes dhe i gruas së shquar, e cila falë virtyteve, guximit, krenarisë
arbërore, përballimit të vëshirësive gjatë gjithë jetës, si murgeshë e
përkushtuar, krijoi imazhin e shenjëtores, e vlerësuar dhe e nderuar nga popujt
hungarezë, vllahë, austriakë, rumunë, rumunë, kroatë, serbë, rusë, italianë,
kosovarë, arbërorë, francezë, nga shqiptarët në USA dhe nga grekët, të cilët e
nderojnë, e adhurojë dhe luten të gjunjëzuar para Shenjtërisë së saj.
Në manastirin e Krušedolit, është ikonostasi me në qendër
Jezu Krishtin, i rrethuar nga apostujt dhe nga shenjëtorët e kishës ortodokse,
mes tyre ndodhet ikona e Shen Nënë Angjelinës dhe një ikonë ku janë të katër së
bashku, Shen Nënë Angjelina, Shen Stefani, Shen Johani dhe Shen Maksimi. Gjithashtu
është dhe një mozaik i Shën Nënë Angjelinës, me kryqin në dorën e djathtë. Në
pulpitin e kishës të Manastirit, nga drejtohej mesha dhe liturgjia, gjithmonë
vendoset ikona e Shen Nënë Angjelinës.

Ikonostasi i manastirit të
Krušedolit, me në qendër Jezu Krishtin, i rrethuar me ikonat e apostujve dhe të
shenjëtorëve të kishës ortodokse, mes tyre ndodhet ikona e Shen Nënë Angjelinës
dhe ikona me të katër së bashku, Shen Nënë Angjelina, Shen Stefanit, Shen
Johanit dhe Shen Maksimit.

Mozaik i Shen Nënë Angjelina në
Manastirin e Krušedolit.

Afresku në manastirin e Krušcedol me Shen Maksimi, Shen Nënë Angjelina (veshur me tunikën e zezë të murgeshës dhe me kryqin në dorën e djathtë), Shen Johani dhe Shen Stefani III Brankoviç
Një ndër aktivitet e kishës ortodokse është hymnografia,
hartimi i tekstit që shpreh tipare të veçanta për çdo shenjëtor dhe shenjëtore,
mbi bazën e të cilit kompozohet melodia dhe këto hymne këndohen gjatë
liturgjisë dhe në meshat dedikuar shenjëtorëve. Si për të gjithë shenjëtorët
dhe për Shen Nënë Angjelinën, kisha ortodokse i ka dedikuar një hymn litugjik i
tipit Mineo, por me veçori, se nuk është kompozuar një melodi e veçantë, por
duke marrë në konsideratë jetën e vështirë dhe martorizimin si murgesha
ortodokse, murgu autor i këtij hymni ka huazuar melodinë e hymnit të Shën
Teodorës, një askete e krishterë e shekullit V pas K. Në tekstin e hymnografit dedikuar
Shen Nënë Angjelinës theksohet:
Ejani në Izraelin e ri,
Në të gjitha vendet dhe qytetet për rreth,
Bashkohuni në kor,
Në kujtim të nderuarës Shen Nënë Angjelina,
Ta përqafojmë me shpirt dhe me zemër varrin e saj hyjnor,
Me gëzim të marrim prej saj mirësitë e shërimit.

Shpallja shenjëtore e Nënë Angjelinës arbërore u shoqërua
me krijimin e ikonave të shumta, të afreskeve dhe mozaikëve të stilit Bizantin,
që mbushën manastiret dhe kishat, që Ajo kishte ngritur, madje kishës në
Manastirin e Krušedol i dhanë emrin e Shen Nënë Angjelina. Aktualisht ikonët
dhe afresket në manastir janë kopjuar sipas orgjinalit të stilit bizantin
mesjetar dhe disa të stilit barok. Ikonostasi përmbanë ikona të periudhave te
ndryshme nga ato të shekullit XVI, ndër ato ikona e Shen Nënë Angjelina e vitit
1545, si dhe ikona të më vonëshme të viteve 1745 – 1757, të realizuara nga
piktorët Jov Vasiljeviç dhe Stefan Tenecki dhe ndonjë ikonë e rrallë e stilit
Barok. Në manastire dhe kisha të ndryshme janë qindra ikona, që e prezantojnë
Shen Nënë Angjelinën me imazhin e manastirit në dorën e majtë, çka shpreh
kontributin e saj në themelimin e manastireve dhe kishave.
Shen Nënë Angjelina, është modeli i përkryer i murgeshës
ortodokse, e cila falë edukatës nga prindërit arbëror, virtyteve të krishtera,
guximit, krenarisë, përballimit të vëshirësive të shumta gjatë gjithë jetës dhe
të mrekullive dedikuar asaj si murgeshë e përkushtuar, adhurohej dhe vazhdon të
adhurohet e të nderohet nga popujt hungarezë, vllahë, austriakë, sllovakë, rumunë,
sllovenë, kroatë, serbë, rusë, ukrainas, italianë, francezë, grekë, nga
shqiptarët e Kosovës dhe nga shqiptarët e emigruar në USA, të cilët e nderojnë,
e adhurojë dhe luten të gjunjëzuar para Shenjtërisë së saj.

Disa nga ikonat e Shen Nënë Angjelina, e prezantuar me
imazhin e manastirit në dorën e majtë
Të shumtë janë dhe afresket dhe mozaikët dedikuar Shen Nënë Angjelinës, sidomos në Vojvodinë dhe Vllahi, por dhe në Slloveni, Kroaci e më pas në Serbi, ashtu si dhe në vende të tjera. Afreske ka në manastiret dhe kishat e dioqezës të Srem-it si në manastirin e Krušcedol, në Rivac, në Neredin (fshat ne komunen Irig te distretit Srem), në manastirin “Triniteti i Shenjtë” dhe në kishën Shen Nikolla në Srtenje, në Bukovac (fraksion suburban në Novi Sad, kryeqendra e Vojvodinës), në Golubinci (banojnë kroatë, hungarezë dhe serbë), në ikonostatin e kishës në Karlovac është ikona e Shen Angjelinës vepër e vitit 1776 e Jakov Orfelin, si dhe një mozaik i Shen Nënë Angjelinës. Ikona e Shen Nënë Angjelinës ndodhet dhe në kishat e Kulpin, Stari Beçej, Çurug. Gjithashtu është prezantuar në afreske në manastiret dhe në kishat në Ulmja, Jasenovo, Rumenka , Kaç. Në distretin e Sirmia është mozaiku në kapellën e kishës Katedrale të Šabac, në manastiret dhe kishat në Klisuri, në kishën e Maradik, ku ritet, liturgjia dhe meshat zhvilloheshin në gjuhë hungareze (magjiare), etj. Në ikonat, në afreske dhe në mozaikët, në pjesën e sipërme të sfondit, autorët shkruajnë me germa të arta, Shen Nënë Angjelina.
Afreske të Shen Angjelinës, janë dhe në shumë manastire
dhe kisha në vende të tjera si në
Serbi në kishën katedrale të Beogradit, në
kishën e Shen Stefanit në manastirin e Deçanit në Pejë - Kosovë, në kishën e
manastirit të Hillanderit në Malin Athos – Greqi, në manastirin e Eparkisë të
Pakrac në Kroaci, ashtu edhe në
manastire dhe kisha në Moskë - Rusi, në Ukrainë, në Mali Beçkerek dhe Arad në Rumani,
në kishën e Shën Gjergjit në Boston të USA etj.
Në veçanti manastiri i Krušedol ishte bërë i famshëm dhe
me reputacion për fenë ortodokse, madje ishte qendra e Dioqezës të Sremit, ndërsa
gjatë migrimit të madh të klerikëve dhe popullatës serbe në vitin 1699,
Manastiri i Krušedol dhe manastiret e shumtë te themeluar nga Shen Angjelina,
pritën dhe strehuan masën e madhe të ikanakëve. Manastiri i Krušedol i
Lajmëtares të Shenjtë Theotokos, në ato vite ishte dhe selia e Patriarkut dhe
Metropolia e Krušedolit. Pas vdekjes të Patriarkut Arsenije Çarnojeviç, Asambletë
e Kishës Ortodokse Serbe në vitet 1708, 1710 dhe 1713 u mbajtën në manastirin e
Krušedolit, madje ky manastir dy herë u vizitua nga hirësia e tij Paisios,
Patriarku i Jeruzalemit. [Svetlana
Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina Brankoviç, Santa Madre
Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 - 14].
Gjatë shekujve XVIII – XXI, të gjithë manastiret dhe
kishat ekzistuese dhe ato të ndërtuara në dy shekujt e fundit në këto treva
janë pasuruar me afreske, me mozaikë dhe me ikona të Shen Nënë Angjelinës, shumica
kopje të ikonave të stilit Bizantin, por dhe me ikona të stilit Barok dhe më
ikona të realizmit akademik. Në vitin 2012 u ndërtua kisha e Shën Nënë Angjelinës
në Metropolitanën e Dabro Bosnia në Tilava, komuna e Isto?no
Novo Sarajevo në
Bosnje. Kisha është e pajisur me ikonë dhe afresk të Shën Nënë Angjelinës.

Ikona e Shen Nënë Angjelina, Princesha Andronika
Kastrioti, ksilografi
Në morinë e ikonave të stilit Bizantin, përjashtim bënë
ikona me autor piktorin Paja Jovanoviç (1859 – 1957), njohës i historisë dhe i
kulturës arbërore, autor i dhjetra tabllove me piktura nga jeta dhe
veprimtaritë patriotike të arbërorëve. Ikona e Shen Nënë Angjelinës (punim në
vaj në telajo), është realizuar në stilin e realizmit akademik. Piktori Paja
Jovanoviç e prezanton shenjëtoren arbërore në plan ballor, me velin ngjyrë të
zezë e mbajtur në kokë me kurorë me zbukurime, me gjerdanin me dy rradhë
perlash, me varsen e artë me kryqin ortodoks të zbukuruar me gurë të çmuar dhe
me tre perla në skajin e poshtëm, që shprehin Trinitetin e Shenjtë. Kryqi në
këtë ikonë është krejt ndryshe nga kryqet në të gjitha ikonat e tjera. Ky
aspekt i veçantë i kësaj ikone nuk është
i rastësishëm, por imitim i varëses në portretin e princeshës Andronika
Kastrioti, e realizuar në ksilografi në vitin 1596 nga piktori, gdhendësi në
dru dhe tipografi belg Johann Theodor Bry (1561 - 1623). Si kuptohet Paja
Jovanoviç e njihte ksilografinë e J. Th. Bry dhe duke pikturuar të njejtin
kryq, kësisoj shprehu përkatësinë arbërore të Shen Angjelinës, si motra e vogël
e Andronika Arianiti Kastriotit. Ikona origjinale e Shën Angjelinës, realizuar
nga Paja Jovanoviç, aktualisht ndodhet në muzeun e kishës katedrale në Vršac të
Vojvodinës, ndërsa shumë kopje të saj janë vendosur në manastire në kapella dhe
kisha të ndryshme.
Historianë të shumtë dhe kritikë të artit kishtar
ortodoks, theksojnë pa ekuivoke përkatësinë arbërore të Shen Nënë Angjelinës,
duke theksuar: “e bija e fisnikut Gjergj Arianiti”, “Nënë Angjelina me origjinë
nga dinastia arbërore e Arianitëve”, madje dhe në vitet 2023 - 2025 ka
historianë serbë si Viktor Velikoviç, që konfirmojnë origjinën arbërore të Shen
Nënë Angjelinës. Në këtë aspekt, duhet të njohim një rrethanë historike. Në
shekullin XVIII, kisha ortodokse serbe, duke parë reputacionin e Shen Nënë
Angjelinës në popull, adhurimin dhe nderimin që i bënin besimtarët e shumë
etnive, menjëherë e përvehtësuan dhe filluan ta popullarizonin si Shen Nënë
Angjelina Serbe, një vendim arbitrar, prepotent dhe i pajustifikuar, sepse Nënë
Angjelina nuk është serbe, nuk ka vepruar në Serbi, por me shpirtin e saj
mëshirmadh dhe ekumenike, i ndihmoi klerikët dhe banorët serbë kur braktisën
trojet e veta për t’i shpëtuar përndjekjeve, persekutimeve dhe masakrave të
hordhive turke kur pushtuan Serbinë dhe i pranoi, i strehoi në manastiret dhe
Kishat e Vojvodinës dhe të Vllahisë.
Sado që kisha serbe tenton ta mbulojë përkatësinë
arbërore të Shen Nënë Angjelinës, besimtarët e shumtë në të gjitha vendet,
shumë klerikë dhe historianë të kishës ortodokse, e theksojnë qartësisht origjinën
arbërore të Shen Nënë Angjelinës, sepse Ajo arbërore, është Shpirti i Shenjtë
Arbëror. [Ljiljana Habjanoviç Duroviç. Le confessioni dell’anima. Secop
Edizione 2012] [Svetlana Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina
Brankoviç Santa Madre Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8
- 14]
Vijon në numërin e ardhshëm.









