Kulturë
Ylli M. Dilo: Nuk ka engjëj që të qajnë
E merkure, 17.12.2025, 06:50 PM
NUK KA ENGJËJ QË TË QAJNË
CIKËL POEZISH
Nga Ylli M. Dilo
LUTJE
ZOTI IM
Disa herë humbas
Por TI je atje...
Të lutem më ndihmo
Të përshtat:
Frikën me besimin,
Shqetësimet në
shpresë
Dhe humbjet në gëzim
JE :
Shkëmbi im,
Shpëtimtari im,
Shpresa ime, Fuqia
ime
Dhe kurajua ime.
AMIN!
O ZOT
Nuk ka ëngjëj që të
qajnë
Dhe plagë të lëpijnë
Në mollën pranë
shtëpisë
Bilbilat më nuk vinë
Te porta e burgut
Me gjak njeriu shkruar:
"Këtu hyn dhe
nuk del"
Ah! Kohë e mallkuar
Në rrugë ecën
kortezhi
Me gra dhe fëmijë
Mbi supe mbajnë
arkivolin
Fleta e Kerubinit* u
prin
O ZOT! Pse ike nga
anët tona...
Rënkon një gjoks i
lënduar
Kufoma ecin me hapa
të ngadalta
Drejt varrit që e hapën
Të familjarëve duar.
* Fleta e Kerubinit
është fleta e shenjtë që shëron shpirtërat nga demonët
NËNËS
Nëna ime vuajti
gjithë jetën
Se asnjëherë nuk ju
perkul
Tutorit bastard.
Në luftë,
e para ishte në
aksione
Por në
"LIRI"
shpërblim persekutime
i dhanë.
E tillë është jeta
miku im
Kush sulet i pari në
beteja
Shperblim pranga do
të ketë
Se kjo është bota e
maskarejve.
DËSHIROJ
Dëshiroj zbathur si
Sokrati
Të udhëtoj
në të plasariturën
Tokë
Të pi ujë te kroi i
Pallamasë
ku mban gjithmonë
hapur
Të ndriturën portë
KERKOJ SOKRATIN
Kërkoj Sokratin
gjithandej
Në fusha, male,
univers
Pyeta Sollonin dhe
Lukjanin
Por,
Ata më thanë njëzeri:
Iku Sokrati në
Galaktika
Kjo botë është
infektuar keqazi
Ç'kërkon ti o Njeshi
pa vlerë
Më tha Majakovski me
qesëndi...
SHIKOME NE SY
Pse nuk më shikon në
sy
Pse ke humbur
qetësinë
Thuam ç'farë të
mundon
Vetëm kështu do
ndjehesh mirë
Unë të flas, ti pse
s'përgjigjesh
Thuam me ty çfarë ka
ngjarë
Sado e rëndë që të
jetë
Do të të konsideroj
si më parë .
Por ti s'flet, dhe nuk
dëgjon
Shikimin diku larg
tretur
Fizikisht ndodhemi
pranë
Por në fakt na ndajnë
shekuj.
MURET
Muret që ndajnë
njerëz dhe shtete
T'i shkatërrojmë pa
hezitim
Brënda qënies dhe
shoqerisë
?? ndërtojmë murin me emrin LIGJ.
Të ruajmë muret e
lashtësisë
Nga flakët e luftrave
dhe koha nxirë
Dikur në bedenat, në
krye të tyre
Luftëtarët dhuronin
jetën për LIRINË .
MOS PYET
Këndoje këngën që s'e
këndova
Ajo per mua ishte e
ndaluar
Shkruaj dy vargje në
fletore
Ato për mua ishën
privuar
I desha shumë lulet
dhe qengjat
Balon që më ruante
kopenë
Një grusht me baltë
nga vendlindja
Të shtrenjtë pasuri e
çmova përherë.
Po iki drejt të
panjohurës
Pa ditur as vetë ku
shkoj
Veç, një gjë e kam të
qartë
Me bastardë nuk mund
të jetoj!
Ty miku im të
përshëndes
Mos pyet : pse dhe
ku?
Do jem kudo dhe
asgjëkund
I vetëm, por i mirë
gjithashtu.
Vijën e Gëtes s'e
marr me vehte
E shikoj nuk ç'mallem
dot
Ujë, jetë, pejsazh,
dlirësi
Më të madhe pasuri
s'ka në botë
Flladi i ëmbël i
pranverës
Që mban erë
manushaqe, trëndelinë
Do të më mungojë kudo
që të vete
Se ai vetëm në
Atdheun tim fryn.
Këndoni bilbila
blerimin e Prillit
Dhe ju thellëza mos
pushoni
Me cicërimat tuaja
magjiplotë
Gjithë njerëzimin
argëtoni.
Pini ujë te ajo Vijë
Që del nga shkëmbi,
burg i zi
Dhe me shushurimën e
saj perlë
Krijon më të bukurat
melodi
Po shkruaj për :
Meloditë që u ndaluan
Këngët që s'u kënduan
asnjëherë
Poezitë që poetët i
morën me vehte
Kur breshëritë e plumbave jetën u prenë









