E marte, 09.12.2025, 01:15 PM (GMT)

Mendime

Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit

E diele, 07.12.2025, 12:44 PM


Rrethi sindromik i përjashtimit...

Nga Diadema Still

Gratë dhe vajzat e pambrojtura, të ekspozuara ndaj dhunës dhe mizorisë sé elementeve të sëmurë psikikë e me sindroma të errëta kriminale, është një realitet paditës e klithës në Shqipëri. Megjithë përmirësimin e herë pas hershëm të kuadrit ligjor, Shqipëria mbetët ende një vend i pasigurtë për gratë dhe vajzat e ekspozuara ndaj dhunës.

Elsa M. (Rasha) e datelindjes 6/10/1990, ka një histori të trishtë dhune psikike e fizike, të ushtruar nga burri i motrës së  bashkëshortit të saj, Mandin M. A., i cili ka përdorur ndaj Elsës mjete dhe forma të dhunës ekstreme, duke e terrorizuar dhe shantazhuar, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Pasi ka terrorizuar bashkëshorten e tij Suela,  e cila, pasi ndahet prej tij ka marrë Urdhër Mbrojtje nga Policia dhe Gjykata e Lezhës, ky person ka vazhduar kërcënimet dhe dhunën ndaj Elsës dhe bashkëshortit të saj, Shahinit, por duke bullizuar e shantazhuar edhe  fëmijët e tyre, E. 12 vjeç, motrën dhe vellanë e saj, nxënës në shkollën e Tales,  në Lezhë.

Me 5 shtator 2022, Mandi, së bashku me disa persona kontigjentë krimi, natën vonë, kanë sulmuar shtëpinë e Elsës dhe Shahinit, në Tale të Lezhës, duke ushtruar dhunë dhe terror, por vetëm falë lehjes së qenve ka ardhur patrulla e policisë dhe ata janë larguar me shpejtësi, pa kryer ndonjë akt makabër.

Por kërcënimet dhe shantazhet kanë vazhduar, me mjete dhe menyra të ndryshme dhe Elsa është detyruar të kërkoj strehe e mbrojtje në një organizatë që merret me sistemimin e pérkohshëm të femrave të dhunuara. Gjersa, në pamundesi per te gjetur një mbrojtje reale, Elsa largohet jashtë vendit, në kerkim të një fati tjetër.

Kjo është një nga qindra historitë e trishta të grave dhe vajzave shqiptare, që shkruhen në vendin e shqipeve dhe deshmojnë pamundësiné e strukturave ligjzbatuese dhe atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për një mbrojtje reale të tyre.

Kështu femrat e dhunuara vërtiten në një rreth sindromik dhe shpesh ka ndodhur që janë përballuar me pasoja ekzistenciale për jetën e tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx