E shtune, 06.12.2025, 09:47 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Diku disa drunj

E shtune, 06.12.2025, 06:48 PM


Blerim Rrecaj

Diku disa drunj

Këtu ku sy dritaresh

Nuk ngopen duke parë

Këta drunjë ahu

Lëkurëlëmuar pikëlzbardhë

Që zbresin poshtë

Duke kapërcyer nëpër këtë

Pjerrinë mali

Për të hyrë brenda

Për të pirë diçka të ngrohtë

Papritur

Dy prej tyre ndalen

Si dy prijës që nuk ndahen

Para dritareve

U japin urdhër

Ushtarëve që kanë nën komandë

Të mos lëvizin tutje

E në ta tash endet

Një zog zvarritës drunjësh

Dhe trishtilët pendëshkruar

Që të marrin sytë

Brenda bredhave

Fëmijët

Dolën

Pasi mbaruan

Mësimet e sotme

Kur po shtrihej nata

Dolën andej kah hyjnë

Nga njëra derë e shkollës

Me fletë të bardha në duar

Ku kishin vënë

Bredha të stolisur

Pranë tyre ca pako dhuratash

Me kordele qëndisur

Që kishin punuar në klasë

Lanë çantat në tokë

Në oborr të shkollës

E në duar prindërish

Dhe filluan të luajnë ta lash "kile"

Me bredha në duar

Që ua tundte era

Dy tre sosh

Ua mori

E deshi t'ua shndërronte

Në bredha të vërtetë

Mjellmat mahnitëse

Veshur me të bardha solemne

Sqep e këmbë të portokallta

Sytë e kaltër si qiell i pastër

I kësaj dite

Gjuhët e gjata johelmuese gjarpëri

Herë-herë i nxjerrin jashtë

Disa prej tyre lara-lara

Vijë për te kushërirat e tyre

Sa paqësore janë

Pranojnë kafshata buke

Nga duar fëmijësh

Tek të cilat afrohen ngadalë

Duke u munduar të mos trembin askë

Thërrasin njëra-tjetrën

S'duan të hanë vetëm

Hanë si zonjusha e pastaj shpërndahen

Dhe gjurmë të mahnitshme

Shigjetash prej uji

Që ngriten në qiell

Si dhurata

Lënë në bregliqenth

Dhe ca pupla

Si fjolla bore

Të cila s'e dijmë

Se a do shkrihen

Kur futen në xhep

Macja melankolike

Kjo mace e bukur

Duket shumë e zonja

Në pikë të ditës

Luan me xixëllonja

Shikim nga sheshi

Gjithë këto pije

Kush i piu në shesh

Rrezet e diellit

Kështu

E morëm vesh

Ritëm të reshurash

Kur lashë muret e dola jashtë

Shi e borë po binin bashkë

Një konstatim bëri një fëmijë

Tha më pak po bie borë

Më shumë po bie shi

Po tha një fëmijë tjetër

Tash bashkë po bien

Borë shi e breshër

A nuk e vëreni ju

Copëra akulli që bijnë këtu

Si oriz mbi çadrën tuaj

Koktel të reshurash le t'i quajmë

Pastaj pyeti një fëmijë

Breshëri kah shkoi kush e di

Pse shiu rrugën e dredhoi

Çfarë s'i pëlqeu pse s'qëndroi

E u shmang mori një kthesë

E la borën si të shkretë

Për inat dhe bora humbi

Pa lënë asnjë gjurmë gjëkundi

Vazhdoi të frynte erë

Dhe në qiell doli

Buzëqeshja e diellit

Mikja mjegull

Mjegullën e kam mike

Mjegullën sprintere

Jo atë maratonike

Mjegullën e kam mike

Mjegullën reale

Jo atë metaforike

Mikja ime mjegull

A jemi në rregull?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx