| E shtune, 06.12.2025, 06:48 PM |
Blerim Rrecaj
Diku
disa drunj
Këtu
ku sy dritaresh
Nuk
ngopen duke parë
Këta
drunjë ahu
Lëkurëlëmuar
pikëlzbardhë
Që
zbresin poshtë
Duke
kapërcyer nëpër këtë
Pjerrinë
mali
Për
të hyrë brenda
Për
të pirë diçka të ngrohtë
Papritur
Dy
prej tyre ndalen
Si
dy prijës që nuk ndahen
Para
dritareve
U
japin urdhër
Ushtarëve
që kanë nën komandë
Të
mos lëvizin tutje
E
në ta tash endet
Një
zog zvarritës drunjësh
Dhe
trishtilët pendëshkruar
Që
të marrin sytë
Brenda bredhave
Fëmijët
Dolën
Pasi
mbaruan
Mësimet
e sotme
Kur
po shtrihej nata
Dolën
andej kah hyjnë
Nga
njëra derë e shkollës
Me
fletë të bardha në duar
Ku
kishin vënë
Bredha
të stolisur
Pranë
tyre ca pako dhuratash
Me
kordele qëndisur
Që
kishin punuar në klasë
Lanë
çantat në tokë
Në
oborr të shkollës
E
në duar prindërish
Dhe
filluan të luajnë ta lash "kile"
Me
bredha në duar
Që
ua tundte era
Dy
tre sosh
Ua
mori
E
deshi t'ua shndërronte
Në
bredha të vërtetë
Mjellmat mahnitëse
Veshur
me të bardha solemne
Sqep
e këmbë të portokallta
Sytë
e kaltër si qiell i pastër
I
kësaj dite
Gjuhët
e gjata johelmuese gjarpëri
Herë-herë
i nxjerrin jashtë
Disa
prej tyre lara-lara
Vijë
për te kushërirat e tyre
Sa
paqësore janë
Pranojnë
kafshata buke
Nga
duar fëmijësh
Tek
të cilat afrohen ngadalë
Duke
u munduar të mos trembin askë
Thërrasin
njëra-tjetrën
S'duan
të hanë vetëm
Hanë
si zonjusha e pastaj shpërndahen
Dhe
gjurmë të mahnitshme
Shigjetash
prej uji
Që
ngriten në qiell
Si
dhurata
Lënë
në bregliqenth
Dhe
ca pupla
Si
fjolla bore
Të
cila s'e dijmë
Se
a do shkrihen
Kur
futen në xhep
Macja melankolike
Kjo
mace e bukur
Duket
shumë e zonja
Në
pikë të ditës
Luan
me xixëllonja
Shikim nga sheshi
Gjithë
këto pije
Kush
i piu në shesh
Rrezet
e diellit
Kështu
E
morëm vesh
Ritëm të reshurash
Kur
lashë muret e dola jashtë
Shi
e borë po binin bashkë
Një
konstatim bëri një fëmijë
Tha
më pak po bie borë
Më
shumë po bie shi
Po
tha një fëmijë tjetër
Tash
bashkë po bien
Borë
shi e breshër
A
nuk e vëreni ju
Copëra
akulli që bijnë këtu
Si
oriz mbi çadrën tuaj
Koktel
të reshurash le t'i quajmë
Pastaj
pyeti një fëmijë
Breshëri
kah shkoi kush e di
Pse
shiu rrugën e dredhoi
Çfarë
s'i pëlqeu pse s'qëndroi
E
u shmang mori një kthesë
E
la borën si të shkretë
Për
inat dhe bora humbi
Pa
lënë asnjë gjurmë gjëkundi
Vazhdoi
të frynte erë
Dhe
në qiell doli
Buzëqeshja
e diellit
Mikja mjegull
Mjegullën
e kam mike
Mjegullën
sprintere
Jo
atë maratonike
Mjegullën
e kam mike
Mjegullën
reale
Jo
atë metaforike
Mikja
ime mjegull
A
jemi në rregull?!