Kulturë
Neki Lulaj: Në atë dhjetor
E enjte, 04.12.2025, 07:23 PM

Neki Lulaj
Në
atë dhjetor
Në
përvjetorin e ndarë nga jeta të mikut tim Sejdi Berisha
U
mpira i teri në atë mëngjes në dhjetor
Ku
lajmi më erdhi si pushkë habertare
Pikëllimi
si dozë opiumi me pushtoi
Loti
rebeloi nëpër sy përmes qepallave
Sikur më erdhën valët e tërbuar brenda meje
Atje
tek Rini mes brigjeve ku ndalen anije
Akrepat
e orës sikur ndalën pas një beteje
E
në varg më dallgëzon krenari e dhimbje.
Pushoi zemra e poetit si në tërmet të pambaruar
Oh
ato fjalë ishin si lulishte plot aromë
Befasisht
pashë veten time kaq të ligështuar
Ah
që s'ta dhashë lamtumirën nëpër lotët at muaj nëntori?
Shafran i hidhur m'u bë zemra dhe gjoksi
Një
shkëmb i rëndë më rëndoi në shpirt
Ti
ike ore mik, mes yjesh atje ku të priti zoti
Ike
o Sejdi Berisha si meteor plot dritë
Vargjet
tua kanë mijëra reze drite
Të
kujtoj nëpër vite bash si bambi hyjnor
Mbete
autori i librit "Njeriu "pa "vendlindje.
Mbete
si një ëndërr që përherë rrezaton
Në
Pejë dua të të takoj te "Blini i poetit"
Atje
ku gjethet e zverdhura shfaqen si rrudha
Në
tavolinën tonë të lagur loti mbeti
Dhe
librin "Kaq shumë vetmi" e lexoj te rruga
Do
të më vish nëpër vite me mall si zë mistik
Pastaj do më ikësh si uji i Lumëbardhit
Diçka
e rëndë më është ngujuar në shpirt
Pse
ike pa lamtumirë, o mik me zë profeti.
Vargjet
tua ndriçojnë për ne si meteorë
Kulturën
e Pejës pikëllimi e thinj çdo natë
Ato
kurrë s'do ti thajnë tufanet nëpër kohë
As
dimri me plot borë nuk e zbardh.
1 dhjetor 2025









