E enjte, 04.12.2025, 09:48 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Në atë dhjetor

E enjte, 04.12.2025, 07:23 PM


Neki Lulaj

Në atë dhjetor

Në përvjetorin e ndarë nga jeta të mikut tim Sejdi Berisha

U mpira i teri në atë  mëngjes në dhjetor

Ku lajmi më erdhi si pushkë habertare

Pikëllimi si dozë opiumi me pushtoi

Loti rebeloi nëpër sy përmes qepallave

Sikur më erdhën valët e  tërbuar brenda meje

Atje tek Rini mes brigjeve ku ndalen anije

Akrepat e orës sikur ndalën pas një beteje

E në varg më dallgëzon krenari e dhimbje.

Pushoi  zemra e poetit si në tërmet të pambaruar

Oh ato fjalë ishin si lulishte plot aromë

Befasisht pashë veten time kaq  të ligështuar

Ah që s'ta dhashë lamtumirën nëpër lotët at muaj nëntori?

Shafran  i hidhur m'u bë zemra dhe gjoksi

Një shkëmb i rëndë më rëndoi në shpirt 

Ti ike ore mik, mes yjesh atje ku të priti zoti

Ike o Sejdi  Berisha si meteor plot dritë

Vargjet tua kanë mijëra reze drite

Të kujtoj nëpër  vite bash si bambi hyjnor

Mbete autori i librit "Njeriu "pa "vendlindje.

Mbete si një ëndërr që përherë rrezaton

Në Pejë dua të të takoj te "Blini i poetit"

Atje ku gjethet e zverdhura  shfaqen si rrudha

Në tavolinën tonë të lagur loti mbeti

Dhe librin "Kaq shumë vetmi" e lexoj te rruga

Do të më vish nëpër vite me mall si zë mistik

Pastaj  do më ikësh si uji i Lumëbardhit

Diçka e rëndë më është ngujuar në shpirt

Pse ike pa lamtumirë, o mik me zë profeti.

Vargjet tua ndriçojnë për ne si meteorë

Kulturën e Pejës  pikëllimi e thinj çdo natë

Ato kurrë s'do ti thajnë tufanet nëpër kohë

As dimri me  plot borë nuk e zbardh.

1 dhjetor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mihal Gjergji: Ma shanë vendlindjen Fitim Çaushi: Z. Skënder Gjinushi, “Polifonia jonë popullore” është krijuar këtu në Shqipëri Sevdail Hyseni: Kur dhimbja bëhet poezi Albert Vataj: E vërteta e plotë e historisë së fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian Mevlud Buci: Kongresi i Manastirit – dritë e shkronjave që nuk shuhet Visar Zhiti: Shalli i Presidentit Rugova dhe sari i Nënë Terezës nën hijen e shpatës së Skënderbeut Hazir Mehmeti: Në Garanë inaugurohet shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu Albert Vataj: Historia e jashtëzakonshme e Mary Sawyer dhe qengjit të saj Tahir Bezhani: Dhimbja që hesht dhemb fort miku im!... Albert Vataj: Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më Visar Zhiti: Festa e librit shqip në New York… Lekë Mrijaj: Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë Shefqet Dibrani: Elegjitë si përkujtim artistik për të birin – Mentorin Albert Vataj: Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror Asllan Dibrani (Luani): Frika nga Vota e Mërgatës Visar Zhiti: Flamuri i shtëpisë, i atit dhe birit dhe shpirtit të shenjtë… Vladimir Shyti: Agron Calliku, që vihet në rolin e mjekut psikiatër Adil Fetahu: Lirikë dashurie “e tensionit të lartë” Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë Bashkim Saliasi: Mjeku i tre kontinenteve me autorë Ted Allan - Sydney Gordon

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx