E merkure, 03.12.2025, 10:43 PM (GMT)

Faleminderit

Gjon Keka: Politika këmbëngulëse dhe largpamëse e presidentit vizionar Dr. Ibrahim Rugova

E merkure, 03.12.2025, 06:57 PM


Politika këmbëngulëse dhe largpamëse e presidentit vizionar Dr. Ibrahim Rugova

Nga Gjon Keka

Me thirrjen për unitet: Liri, Pavarësi dhe Demokraci!, Presidenti dr. Ibrahim Rugova dhe LDK e zgjuan nga gjumi gjithë popullin e Kosovës dhe më pas edhe mbarë botën demokratike e të civilizuar e cila edhe ndërhyri ushtarakisht në mbrojtje të një populli që po vritej e dëbohej nga trojet e tij.

Kështu bota demokratike euro-amerikane në shenjë të vlerave humane dhe të lirisë i doli në ndihmë Kosovës dhe popullit të saj.

I vetmi lider në Kosovë dhe parti që e mbajti të gjallë lidhjen me Europën dhe Amerikën ishte Presidenti Rugova dhe LDK. Ai ishte i pari që kërkonte vazhdimisht vendosjen e trupave ndërkombëtar të NATO-s në Kosovë si e vetmja siguri e paqes, lirisë dhe demokracisë së Kosovës dhe kjo natyrisht që ndodhi dhe sot NATO/KFOR ka një histori të vulosur si një ruajtës i vërtetë i paqes dhe mbrojtjes i të gjithë popullit të Kosovës pa dallim.

Kështu që me veprimet e tij presidenti Ibrahim Rugova e kishte ringjallur dashurinë për atdheun dardan europian dhe kishte ndez zjarrin e shenjtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova nuk ishte vetëm një vizionar por edhe një njeri i paqes dhe shpirtpasardhësi i madh dardan ashtu sikur ishin Konstantini i Madh, Pjetër Bogdani, Idriz Seferi dhe shumë patriot të tjerë dardano arbëror.

Politika këmbëngulëse dhe largpamëse e presidentit vizionar dhe të urtë dr. Ibrahim Rugova e bëri Kosovën të pavarur dhe me një miqësi të veçantë me SHBA dhe miqtë e dëshmuar europian dhe aleatët tjerë të botës së lirë, demokratike dhe të civilizuar.

Presidenti dr, Ibrahim Rugova ishte gjithmonë një gjigant dhe një nga figurat më të mëdha politike të kohës sonë në Kosovë.

Është detyra e çdo qeverie të Kosovës të ruajë urat dhe marrëdhëniet më të mira dhe më miqësore me të gjithë miqtë dhe aleatët e saj që i ndihmuan dhe mbështetën Kosovën deri më sot.

Ndërsa detyra e të gjithë patriotëve të sinqertë të Kosovës dhe kombit arbëror tani duhet të jetë të shqyrtojnë me urtësi se çfarë kërkojnë në mënyrë imperative interesat e vërteta të atdheut tonë prej nesh dhe se si Kosova si shtet e cila qëndron në themel të atyre që dhanë gjakun e tyre për liri, pavarësi dhe flamurin e Gjergj Kastriotit të Madh duhet të punojë me mish e shpirt në rrugën e saj të natyrshme të integrimit në familjen europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx