| E merkure, 03.12.2025, 06:57 PM |

Politika këmbëngulëse dhe largpamëse e presidentit vizionar Dr. Ibrahim Rugova
Nga Gjon Keka
Me thirrjen për
unitet: Liri, Pavarësi dhe Demokraci!, Presidenti dr. Ibrahim Rugova dhe LDK e
zgjuan nga gjumi gjithë popullin e Kosovës dhe më pas edhe mbarë botën
demokratike e të civilizuar e cila edhe ndërhyri ushtarakisht në mbrojtje të
një populli që po vritej e dëbohej nga trojet e tij.
Kështu bota
demokratike euro-amerikane në shenjë të vlerave humane dhe të lirisë i doli në
ndihmë Kosovës dhe popullit të saj.
I vetmi lider në
Kosovë dhe parti që e mbajti të gjallë lidhjen me Europën dhe Amerikën ishte
Presidenti Rugova dhe LDK. Ai ishte i pari që kërkonte vazhdimisht vendosjen e
trupave ndërkombëtar të NATO-s në Kosovë si e vetmja siguri e paqes, lirisë dhe
demokracisë së Kosovës dhe kjo natyrisht që ndodhi dhe sot NATO/KFOR ka një
histori të vulosur si një ruajtës i vërtetë i paqes dhe mbrojtjes i të gjithë
popullit të Kosovës pa dallim.
Kështu që me veprimet
e tij presidenti Ibrahim Rugova e kishte ringjallur dashurinë për atdheun
dardan europian dhe kishte ndez zjarrin e shenjtë të lirisë dhe pavarësisë së
Kosovës.
Presidenti Rugova nuk
ishte vetëm një vizionar por edhe një njeri i paqes dhe shpirtpasardhësi i madh
dardan ashtu sikur ishin Konstantini i Madh, Pjetër Bogdani, Idriz Seferi dhe
shumë patriot të tjerë dardano arbëror.
Politika këmbëngulëse
dhe largpamëse e presidentit vizionar dhe të urtë dr. Ibrahim Rugova e bëri
Kosovën të pavarur dhe me një miqësi të veçantë me SHBA dhe miqtë e dëshmuar
europian dhe aleatët tjerë të botës së lirë, demokratike dhe të civilizuar.
Presidenti dr,
Ibrahim Rugova ishte gjithmonë një gjigant dhe një nga figurat më të mëdha
politike të kohës sonë në Kosovë.
Është detyra e çdo
qeverie të Kosovës të ruajë urat dhe marrëdhëniet më të mira dhe më miqësore me
të gjithë miqtë dhe aleatët e saj që i ndihmuan dhe mbështetën Kosovën deri më
sot.
Ndërsa detyra e të
gjithë patriotëve të sinqertë të Kosovës dhe kombit arbëror tani duhet të jetë
të shqyrtojnë me urtësi se çfarë kërkojnë në mënyrë imperative interesat e
vërteta të atdheut tonë prej nesh dhe se si Kosova si shtet e cila qëndron në
themel të atyre që dhanë gjakun e tyre për liri, pavarësi dhe flamurin e Gjergj
Kastriotit të Madh duhet të punojë me mish e shpirt në rrugën e saj të
natyrshme të integrimit në familjen europiane.
