E hene, 01.12.2025, 10:12 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Dhimbja që hesht dhemb fort miku im!...

E hene, 01.12.2025, 06:58 PM


Homazh për Sejdi Berishen në njëvjetorin e vdekjes:

DHIMBJA QË HESHTË DHEMB FORT MIKU IM!...

Nga Tahir Bezhani

Sot një vit pa ty, sa rëndë, sa vështirë me shume kujtime!   Ike befas miku im, herët ike, na le zbrazësi në zemrat tona. Bisedat me juve, fjalët e ëmbëla e plot kuptim jete, vargjet tuaja qëndisur me zjarrminë e shpirtit, mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë. Këtë e dëshmon Blini kur gjethet pëshpëritin në heshtje vargjet tuaja, këtë e dëshmojnë valët rrëmbyese të Lumëbardhit kur gurgullojnë pozitë tuaja si ninullat e nënës fëmijës, plot jetë në zemrën e Pejës sate, në mbarë Kosovën që aq shumë e dashtë. Viti iki me përmendjen tënde në çdo festim, përurim letrarë anekënd rrafshit të Dukagjinit. Sot një vit pa ty për të kujtuar përgjithmonë miku im, Sejdi Berisha!...

Foto e datës 17.11.2024 (e fundit) me mikun tim Sejdi Berisha, gjatë vizitës në shtëpinë e tij.

Miq e shokë që të patëm afër zemrës nuk të harrojmë kurrë poet, Sejdi Berisha! Do jetoni gjatë në zemrat tona, kujtim i skalitur në shpirte e zemër gjithë jetën.

Lavdi  veprës dhe jetës sate mik i paharruar kurrë!

Gjakovë

01 dhjetor, 2025

ATY  TE  BLINI

Aty

Te “Blini i Poetit “në Pejë

Pranë atij druri të plasur kohe

Kafeja e mëngjesit  avullonte

Radhazi  ngrohtësisht shikonim njëri- tjetrin

Hurbnim lëngun, tjerrshim llafe

Buzagazet jehonin syprinës së valëve

Lumëbardhi buzëqeshte me krenari

Ecte me vrap ,bënte rrugëtimin e tij

Sejdi  Berisha  ngjante në përmendore

Mbante në dorë një fletë  të bardhë e lapsin e zi

Radhiteshin fjalët, shkruante poezi

Për njerëzimin e  kohët nxira moteve

Në zemër vargu  rrëfente qëndresën,

Mbillte dashuri për brezat

Për fushat e malet,

Për këtë tokë të gjakosur...

Kur lapsi  mbaroi ngjyrën e tij

I nevrikosur poeti tha:

Miqtë e mi

“Shikojeni këtë stilolaps

Do e hedh në Lumbardhë

Të mbetët si hieroglifë

Le t’i pëshpëritë vargjet e zemrës sime

Dëshmi jete e kam këtë Bli!....”

Lala e Nekiu qeshen me xhelozi,

Luli nuk ishte  atë ditë mes nesh

U ndjeva  i  dërmuar mes vargjesh si tunxh

Admiroja atë burrë e vargun e plastë të tij

“Rrofsh sa Blini i thash!...”

Ika, e lash  varur në vargun  brilant

Aty te Blini,

Mbolla kujtimin e gjatë për stilolapsin

Për vargun e tij.....

Pejë, 23 tetor, 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx