Kulturë
Gjon Keka: Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë
E diele, 23.11.2025, 06:56 PM
Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë
Nga Gjon Keka
Gjuha
është një mjet i domosdoshëm komunikimi për vetëdijen kombëtare e shpirtërore, por
edhe për simbolikën europiane që ka në thelbin e saj për t'iu bashkuar mendjes
dhe shpirtit të përbashkët të familjes së gjuhëve të botës dhe civilizimit.
Me
anë të gjuhës njeriu e zhvillon vetëdijen e tij, botën e tij të mendimit, shpirtin
e tij, kombin e tij, shtetin e tij, shkencën e tij, kulturën e tij, shoqërinë
etj etj.
Edhe
pse gjuha jonë arbërore konsiderohet si një nga gjuhët e lashta të këtij
kontinenti ajo pati sfidat e saj përgjatë historisë. Përballja e saj më stuhitë
e kohës i shkaktuan moszhvillimin e botës së saj të mendimit, të fjalës, të
shkrimit, shkencës etj. Ishin pushtuesit e ndryshëm dhe armiqtë e brendshëm që
i qëndroinin si ujqërit mbi kokë për të mos e lënë që ky komb, ky popull, kjo
gjuhë të ngritej, të zhvillohej, të prodhonte frytet e saj brenda vetë familjes
së kontinentit europian.
Por,
edhe përkundër këtyre sfidave, këtyre pengesave gjuha mbeti e gjallë sidomos në
zemrat, mendjet dhe gjakun e pastër iliro-arbëror europian (Duhet veçuar këtu
se ata që e kanë ruajtur të pastër gjuhën arbërore tëë Gjergj Kastriotit janë
pikërisht arbëreshët që edhe sot e flasin aq ëmbël gjuhën amëtare)
Ata
e ruajtën atë brenda shpirtit të tyre kombëtare e human, e nxorën atë në
perudha të ndryshme historike për të treguar se kjo gjuhë nuk vdes, se kjo
gjuhë i ka rrënjët si ajo Pema afër detit apo lumit dhe se nëse jo sot nesër
ajo do t'i jeptë frytet e saj dhe do të njihej nga bota si një gjuhë e
martirizuar që i ka qëndruar të gjitha stuhive të kohërave dhe sërish ka mbetë
ajo gjuhë që e kanë fol paraardhësit tanë sikur ishin: Aleksandri(Leka), Pirro,
Gjergj Kastriotit(Skënderbeu), Pal Engjëlli, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Ismail
Qemali, Luigj Gurakuqi, Idriz Seferi, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova dhe ne brezat
e sotëm që flasim ende gjuhën që na lanë të parët tanë.
Pikërisht
për të treguar orientimin perëndimor të kombit tonë si më parë p.sh. Formula e
Pagëzmit e Pal Engjëllit (1462) ashtu edhe kuvendet arbërore dhe botimet e
ndryshme në këtë gjuhë, si dhe më pas përcaktimi saj i natyrshëm në Kongresin e
Manastirit(1908) tregon se gjuha jonë ashtu si rrënjët ë saj, kultura e saj dhe
fati i të ardhmes së saj është brenda familjes së kombeve te civilizuara
europiane dhe botërore.
Duhet
ditur se kur u bënë përpjekjet e përcaktimit të gjuhës shqipe, vendi pothuajse
vetëm sa kishte filluar të ringjallej nga vdekja e saj e dukshme nën pushtuesin
otoman, prandaj Gjergj Fishta dhe të tjerët duhej të ndërmerrnin përpjekjet e
tyre për ringjallje edhe pse përpara ishte një mal me pengesat më të rrezikshme
dhe të vështira dhe të grumbulluara për shkak të pengesave dhe fatit që nuk
kishte qenë në anën e kombit tonë në atë kohë.
Me
anë të kësaj Gjergj Fishta gjeniu poet dhe patriot arbëror sëbashku me të tjerët
arritën ta lidhin gjuhën shqipe me fatin e saj të rrënjëve të së kaluarës dhe
të fryteve të saj për të ardhmen brenda familjes europiane duke e përcaktuar
kështu qartë edhe orientimin e plotë e të natyrshëm të vetë kombit tonë i cili
po dilte ngadal nga errësira në dritën e saj të pavarësisë dhe lirisë e
rilidhjes me familjen e saj të natyrshme te kombeve europaine pas një ndarje
rreth pesë shekujsh nën pushtuesin otoman.
Ky
hap i tyre ishte patriotizëm i fuqishëm dhe i ndershëm që e mishëroj atë
konceptin e vjetër të Gjergj Kastriotit, Pal Engjëllit e Pjetër Bogdanit etj., pra
konceptin e "njeriut të mirë arbëror" i cili jo vetëm e ruan
identitetin e tij, por edhe fytyrën dhe rrënjët e tij si dhe i trason brezave
të ardhmen e sigurt brenda familjes se kombeve të civilizuara, respektivisht
familjes së përbashkët europiane.
Nga
ajo kohë gjuha arbërore(shqipe) nuk ishte më vetëm një gjuhë e familjes, e
fiseve, e kuvendeve, e odave, por u bë gjuhë e shkencës e dijes, e përkthimeve
nga gjuhë të ndryshme, kështu ajo ngadal po e zinte vendin e saj ne trungut e
përbashkët të familjes europiane dhe botërore të gjuhëve.
Sot,
pas kalimit triumfal të të githa këtyre sfidave të gjuhës sonë, ka tendenca të
rikthimit të fantazmave të zhdukura të pushtuesve, ose të ideologjive fetare
prapanike, sikur tentohet që në vend të gjuhës shqipe(gjuhës amëtare) ata duan
ta instalojnë një gjuhë të huaj që vetëm mendjet e tyre ideologjike fetare
mendojn se është gjuhë e vetme që duhet folur e shkruar pra gjuhën me të cilën
flet libri i tyre ideologjik fetar islamik. Edhe këtë sfidë që ka dal shpresoj
populli i Kosovës dhe tërë kombi ynë ta kalojë dhe të kapet më fortë për gjuhën
amëtare të tij se sa për gjuhët ideologjike fetare të huaja që qëllimin e vetëm
e kanë sundimin nëpërmjet gjuhës, ideologjisë fetare dhe iluzioneve primitive
që nuk na lidhin asgjë me ta dhe as nuk kanë asnjë vlerë për ne që jemi pjesë e
një bote krejt tjetër, botës së dritës, humanizmit dhe civilizimit të
përbashkët të familjes europiane.









