E enjte, 13.11.2025, 11:57 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont!

E enjte, 13.11.2025, 06:55 PM


"Fitorja" që nuk shihet as në horizont!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 12 shkurtit të këtij viti, trendi i rënjes së LDK-së vazhdoi edhe në zgjedhjet komunale, në veçanti pas balotazhit të 9 nëntorit 2025, me ç'rast LDK i humbi dy komuna, njëra prej të cilave ishte bastion i pathyeshën që nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet nga paslufta e këndej.

Shëmbullin e Memlit duhet ta ndjek edhe Lumiri për të mirën e LDK-së

Dy fitoret e "mëdha" në Prishtinë dhe Pejë janë arritur me ndihmën e aleatëve, të cilat janë duke u përdorur si alibi nga kryetari aktual për vazhdimin e pengmbajtjes së LDK-së.

Në asnjë rrethanë, humbja e dy komunave nuk mund të mbulohet me faktin se u fitua Prishtina, pasi dihen fare mirë rrethanat si u fitua ajo (me ndihmën e aleatëve).

Me pretendimin mashtrues, se LDK ka dalë partia e parë, kryetari Abdixhiku është duke u munduar të mbuloj dështimin katastrofal në zgjedhje, anipse fitoren e nuk e sheh as në horizont!

Kjo çasje e Lumirit dhe vartësve të tij morbid është vetëm një përpjekje e kot për të krijuar iluzionin e fitores që nuk ekziston!

Dorëheqja e Memli Krasniqit ishte befasi e papritur! Kjo megjithatë e tregon nivelin e përgjegjësisë politike të individit dhe seriozitetin e një partie politike.

Në fakt dorëheqja e kryetarit të PDK-së shënon fillimin e një standardi të ri politik, i pa parë deri më tani në subjektet tona politike.

Tani është radha e Lumir Abdixhikut, sepse, njësoj si Memli Krasniqi, duhet të reflektoj pozitivisht për t'i hapur rrugë një epoke të re në LDK, e cila e 'çliron' këtë subjekt nga puçistët dhe uzurpatorët e vitit 2010, të cilët sot e asaj dite janë duke e ngulfatur frymën rugoviane në LDK.

LDK mund të ringritet vetëm përmes reflektimit dhe reformimit të sinqertë përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik, nga i cili ajo mund rikthejë besimin e qytetarëve.

Pas humbjes secili duhet ta merrë përgjegjësinë që i takon!

Janë shifrat ato që e demantojnë çdo iluzion!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx