Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike
E shtune, 08.11.2025, 06:58 PM
KRIMBAT
BISHTEKRYE
TË
PARTIVE POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po. E përsërisë me vite këtë shkrim publicistik letrar, dhe pohim “artistik”
- historik të Popullit Shqiptar. Edhe mes librave, të sistemit ish komunist jugosllav
romanet: Varrimi i sorrave, Qyteti i qyqeve, Shtëpia
publike, Plaga e dhjetë e Babait... Dihet, edhe në shkrimet e mia publicistike
letrare – artristike të publikuar me disa tituj si libra.
Peshkatarët (politikanët) i zënë peng në sistemin komunist ish jugosllav në lum, liqe peshqit. Ose, në det vetëm me një krimb. Mos them, edhe në Oqean.
Ose, me rrjeta të peshkatarëve Edhe, me dinamitin e hurdhave të lumit malor. Dhe, ua shesin lirë si parti politike
shqiptare në “Bit-Pazar”
popullit shqiptar, në Shkupin
Historik.
Përçudi, si Dje, dhe mu Sot:
politikanët e partive politike, duke i
zënë të rinjtë pas porte, dhe viktimat e partive politike. Nuk merrem
me këto parti politike shqiptare. Shkaku, se: sipas
veprimeve të tyre politike pas
posteve partiake dhe pasurisë, janë antishqipare. Sidomos, gjatë zgjedhjeve lokale (2025), që dolën fyt për fyti në fushën e mejdanit me tre – katër kandidatë shqiptar, dhe u shitën me pak para te “vëllezërit” e Njerkës: një ministër, vend pune e poste partiake në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”
jugosllav. Edhe, atë: vetëm sa janë gjallë ato si parti politike në pushtet për katër vite. Pastaj, i hudhin rrugëve aktivistët e tyre partiak si mbeturina pa vende pune, vetëm për një përdorim.
Fatkeqësi historike shekullore, që: populli shqiptar ende i turret përmbrapa me të
katra, vite dhe shekuj “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav, një krimbi në grepin e partive politike shqiptare. E kanë shitur veten gjatë pushtimit në Perandorinë Osmane: me pashallarë dhe agallarë. Pastaj, gjatë pushtimit nga “Serbia e Madhe” me “vojvoda”
shqiptarë. Edhe, në “demokraci” me “vojvoda”
shqiptar. Gjatë sistemit komunist jugosllav
me ministra, dhe kryetarë të shtetit të Jugosllavisë ish komuniste (Sinan Hasani). Sot, e
shesin veten pa para edhe për një kryetar komune në Katund?!
Nuk e luan historinë shqiptare
as topi i turkut. Që, Mic Sokoli
e kapi topin e turkut me të dyja duart
për fyti. Veten, e fluturoi në “hava” (qiell) për Liri dhe
”Vatan” (Atdhe). Topi turkut Micin e hudhi, në “hava”
(qiell), me Gunën e zezë krahëve. Por,
jo: edhe mes Varreve shqiptare me “ Din e Iman”! Aqmëpak, Sot: nuk merren me ato të Djeshmet dhe të Sotmet këto parti politike “shqiptare”, ende me
”Din e Iman dhe brekët nëpër
këmbë pa flamurin shqiptar në minare të xhamive
shqiptare.
“Komandantët” e rrejshëm pas
lufte, që na dolën me thasë për “fitore“ Lufte. “Komndantë”
pas lufte, si këpurdhat pas shiut: “patriotë”, “dëshmorë”, dhe
“heronjë” vetëm me një “Asker”. Edhe, ai: Komandant “Askeri” nga Kërçova.
Rrezik, është për një Shtet
Shqiptar! Popull, dhe shoqëri demokratike, që nuk ka parashikime për Ditën e Nesërme?! ...









