Editorial
Nikoleta Kovaçi: Vjedhja, vjedhja asht nana e tana të zezave!
E premte, 07.11.2025, 06:59 PM
Vjedhja, vjedhja asht nana e tana të zezave!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Të
vjedhësh asht forma e vetme me u pasunue në Shqipni! Kjo s'ka nevojë as për
mend e as për ligj! Thjeshtë mend duhen sa me hap vende nga mund të gllabërosh
pa ra në sy fort! Ose të vetëgarantohesh që kur të biesh në sy të kesh ba aq
shumë pare sa me myll gojët e kujtdo që merr përsipër me fol!
Sigurisht
që me vjedh duhet të jesh i pajisun edhe me disa veti si paftyrësia, injoranca
e deri te të qënurit kriminel. E para të hap rrugën me shkue te objekti, e dyta
të çon drejt pangopësisë dhe e treta të pajis me fuqinë e sundimit, mbi këdo e
gjithçka!
Ky
ligji i barazisë-babëzisë gjinore na vjen mas daljes në dritë të aferave
miliona euroshe të një tuneli, afera të kryeme nga kupola e qeverisë! Edhe pse
ka me qindra skandale të tilla, që na i dimë, ky asht ndër ma të mëdhenjtë! E
ky rast ka prapë pa dalë, jo pa fakte, veç nëse prokurori i çështjes bahet
vjedhës si këta!
Tue
pas parasysh milionat e eurove që janë përvetësue, që janë krejt lekë që na
kena me i pague kokërr m'kokërr, deri në tre brez borxh, qeveria që lanë duert
tue çue në 2-3 vjet burg ministrat e vet, me këto pare knaq edhe diplomatët e
huj që na mbijnë ktu, e na sojdisin ligje kinse europiane në nji politikë
antinjerëzore, në dijeninë e së cilës ata janë!
Por
a e mbulon dot ky ligj aferën rrënuese të numrit 1 dhe 2 të qeverisë? A asht
mjaftueshëm ky ligj me na afrue me BE-në? Sa herë asht fol për zgjerim apo për
grupkapituj, sa herë asht fol për mungesën e ksaj barazie për Shqipninë, e sa
herë na asht thanë: luftoni krimin e korrupsionin? Ky ligj që na e dashka kaq
shumë BE-ja për ne a e ndal ikjen e shqiptarëve nëpër Europë e botë, e nji herë
në 6 muaj shtete të fuqishme ngrihen në kamë me politika konkrete përzanjeje?
Apo e harruet Anglinë, që ka 4 vjet që ban zhurmë me objektiv të qartë shqiptarët
që hyjnë atje nëpërmjet nji kanali vdekjeprurës!
Qeveria
jonë ka konsolidue nji kaskë hajdutësh, të pafytyrë, injorantë dhe kriminalë!
Ata janë kudo, të qetë, të pasun e të gatshëm me kanë krah qeverisë në çdo
sipërmarrje hajdute. Ndaj nuk kena pse qahena se ata kalojnë draftet, ligje,
nene e ç'a të duen vetë, sepse na i lejuem me na vjedh! Na e ditëm se ata nji
ditë do të jenë firmëtarët e fateve tona, familjeve tona, rrajve tona... Sepse
ata me paret tona do shtypnin çdo reagim tonin, aq sa mund të reagojmë na,
sepse fillimisht na vodhën paret, manej na përzunë fëmijët, manej na morën
shpiat e tash na marrin edhe erzin, pra ndërhyjnë në ADN-në tonë! Pra, tash
asht vonë! Hajdutët kanë fitue e na si mundim dot ma, sepse jena vonë, shumë
vonë...









