E hene, 03.11.2025, 03:26 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Anton Nikë Berisha - në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

E diele, 02.11.2025, 06:53 PM


ANTON NIKË BERISHA

- në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë -

10 volume - vepra e tij e përmbledhur, që u përurua në Akademinë e Shkencave në Tiranë…

Nga Visar Zhiti

Profesor Anton Berisha erdhi nga Prishtina me shokë, me botuesin dhe studiues, që me kolegë nga Tirana, së bashku do të flisnin dhe do të vlerësonin Veprën.

Së pari ai është studiues i shquar, fillon që me hulumtimet e letërsisë gojore dhe të traditës, te klasikët e modernët dhe deri te bashkëkohësit, kudo ku është fjala shqipe në kohë dhe hapësirë, si rrënjë dhe në lulëzim…

Kështu po mendoja, teksa shkoja në takim për ta takuar patjetër. Ai është edhe poet dhe prozator, me një stil që shpesh ndërthur elemente të traditës dhe të spiritualitetit. Ka vepra për Shenjten Nënë Tereza dhe antologji të poezisë së përshpirtme shqipe, por dhe të autorëve të tjerë. Edhe mua…

Fjalën hyrëse në takim e mbajti studiuesi i njohur dhe kritiku letrar Behar Gjoka, që ndër të tjera do të thoshte se “kompleti ‘Studime letrare të zgjedhura’ (në 10 vëllime) të profesor Anton Nikë Berishës, është një përmbledhje themelore e jetës së tij kërkimore, e përkushtuar ndaj studimit të letërsisë dhe trashëgimisë shqiptare…

Në këtë veprimtari po marrin pjesë studiues, akademikë e krijues nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora arbëreshe, në një bashkëbisedim që ngre lart vlerën e mendimit dhe të identitetit kulturor shqiptar. Organizuar nga:

Qendra e Studimeve Letrare “Budi”

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Shtëpia Botuese “Faik Konica” Prishtinë

ARS Klubi “Beqir Musliu”

Dhe fjala iu dha botuesit Nazmi Rahmani.

Pashë në ekranin përballë emrat e atyre që do të flisnin:

Profesorët Kristaq Jorgo, Matteo Mandalà (Nga Hora e Arbäreshêve)  Prend Buzhala, Rovena Vata, Sabit Rrustemi, Llesh Ndoj, Gjon Mark Krasnigl, Akeksandër Çipa. Pranë tij isha, analistitt të njohur, kreu i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), aktiv në mbrojtjen e lirisë së medias…

Bashkë do të shkonim të përshëndesnim mikun tonë, Anton Nikë Berishën. Në fakt po përshëndesnim mendimin e lartë kritik në letrat tona…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx