Kulturë
Atdhe Geci: Bimësia krijuese e një uragani
E enjte, 23.10.2025, 06:56 PM
BIMËSIA KRIJUESE E NJË URAGANI
Të
hapësh tokën me duart tua / të mbushësh atë me aromë farash / të ngresh fytyrën
drejt qiellit tënd / të thithësh ajër nga ajri yt / kjo është paqja flisnin
gjyshërit e mi !...
(Humberto Ak´abel)
Nga
Atdhe GECI
Shkrimtari
kombëtar, Prof. Bedri Tahiri u lind në vitin 1956 në Galicë të Drenicës, në
vatër të këngës dhe të pushkës, të besës e të burrërisë, u lind në vatër të të
gjitha kryengritjeve shqiptare për mbrojtjen e atdheut. Mësimet e para i mori
në vendlindje, të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt, ndërsa u diplomua në
Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Plot 42 vjet punoi
profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Gjimnazin "Eqrem Çabej" të
Vushtrrisë.
Bedri
Tahiri, publicist, poet, romansier, eseist dhe veteran i UÇK-së është autor i
56 veprave letrare-historike e publicistike. Shkrimtarët e mirëfilltë janë
misionar të pathyeshëm në çështjet e atdheut. Respekt për prodhimtarinë e tij
letrare, si dhe për mesazhin dhe misionin e veprave të tij. Gjatë tërë kohës së
luftës së Kosovës, shkrimtari Bedri Tahiri qëndroi i palëkundur në shkrepat e
Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar
lufte, dhe gëzon statusin e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për
suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari letrare dhe në
hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e
Plaketa. Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor "ADEM JASHARI" i
dha një Falënderim për kontributin e dhënë, mbi 27. 000 euro, nga librat e
shitur. Ndërkaq, më 26 gusht 2012, Poetika mbarëkombëtare "Ndue Bytyçi
2012", organizuar n? Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, për arritjet e
tij në krijimtarinë letrare Bedriut iu dha çmimi "Hasan Prishtina".
Në
të gjitha veprat e tij shkrimtari Bedri Tahiri vë në letër gjakun e tij letrar,
përvojën e jetës së jetuar, mesazhin dhe misionin për artin, kulturën dhe
shkencën shqiptare. Shkrimtari kombëtar Bedri Tahiri, u takon dy shekujve
letrarë. I dëshmuar nga dashuria për vendin dhe atdheun, ai pandalshëm rend ta
zë kohën e tij të kaluar, të tashme dhe të ardhshme.
Unë
me shkrimtarin Bedri Tahiri kuptohemi lehtë. Temat tona: Kosova, Epiri i
Ilirisë- Çamëria, dhe bisedat për stërgjyshërit- pellazgët, janë gjërat që na
miqësojnë. Zëri i shkronjave dhe shkrimeve të shkrimtarit Bedri Tahiri nuk
resht së shtëni as për Çamërinë, as për Iliridën, as për Krahinën e Mollës së
Kuqe. Misioni i shkrimtarit, Bedri Tahiri, në secilën shkronjë dhe në secilin
varg, është në funksion të atdhedashurisë dhe të lirisë. Unë nuk dua të fsheh
dashurinë shpirtërore për vendin tim. Jam pjesë e vuajtjeve dhe dhimbjeve të
popullit tim,- sikur na vegohet një zë nga brendia e veprave të tij.
Liria
në veprat e Bedri Tahirit nuk di të vjetërsohet. Shkrimtari Bedri Tahiri nuk ka
kartë të kursimeve. Ai jeton si bimësia, si drita, si flaka e prushit. Bedriu
rend si reja e bardhë dhe si bubullimat në atdheun e tij. Më thjeshtë, ai jeton
si e vërteta e kohës sonë. Prandaj, të gjithë kemi lindur për të jetuar e
mbijetuar, por, poezia në vendin tim, në gjak dhe shpirt e ka të shkruar
lirinë.
Shkrimtari
Bedri Tahiri, është vëlla i këngës sime, i këngës për Çamërinë tonë të
paharruar, i Valles së Osman Takës, i Përjetësisë së Atyre që me gjak mbëltuan
Lirinë! Për të dëshmuar këtë, mjafton t'i kujtojmë vargjet nga poezia Malli i
Çamërisë, të cilat bartin një porosi jetike, për sot e për nesër:
Tokë e lashtë e
Pellazgjisë
Gjuhë e lashtë e
Perëndisë
Rrojnë me besë dhe
burrëri
Çamëria do bëhet
Shqipëri!
Zoti
Atdhe, më thotë Bedriu: Unë do duhej të njihesha më mirë me djemtë e ullirit
dhe vajzat e portokallit të Çamërisë, do duhej të njihesha më mirë me natyrën
pellazgë-ilire të Çamërisë së atdheut, me aktivitetet e Republikës së Çamërisë
dhe me Projektin Kombëtar për Çamërinë. I nderuar Atdhe, unë fatit nuk i besoj,
por, jam midis fjalës së erës së trazuar, aty ku gatuhet e sotmja dhe e ardhmja
e popullit tim. Ky shpirt i bardhë i Çamërisë, vetë e bën vajin e ullirit në
govata druri. Në Çamëri e veçantë është kafja me manxuranë në familjet çame, si
dhe bisedat për Pavarësinë e Çamërisë dhe për heronjtë pellazg-ilir të Epirit.
Vargu i poetit Bedri Tahiri, i skalitur me një akribi fanatiku, shtrihet e
shkrihet në gjithë hapësirën e Trojeve Etnike Shqiptare, për të reflektuar
përkushtim shpirtëror e atdhedashuri. Kështu, në një poezi, ai shkruan:
Besë-Burrëri dhe Trimëri
Që nga jugu e në veri
Nga Çamëria e në
Arbëri...
Atdheut i themi
Shqipëri.
Talenti
i këtij uragani, shpërfaqet, po aq fuqishëm, edhe në prozat poetike, të
përfshira në libër. Heroi i prozës "Çamëria- gjaku ynë", plaku çam,
përmes një rrëfimi sintetizues artistik, me një krenari të dhimbjes krenare e
me një mall të pashuar për trojet stërgjyshore, na njeh me vendet e bukura të
Çamërisë e me emra që nderojnë historinë kombëtare:
"...Rruga
nuk qe e shkurtër, duhej kapërcyer radhë e radhë vendbanime të lashta
shqiptare: katunde e qytete, fusha e male, kodra e lugje, plot 23 mijë e 500
kilometra katrorë, tokë e det të Çamërisë shqiptare. Çdo pëllëmbë toke e
Çamërisë është larë me gjakun e lirisë...Secili vend më i bukur se tjetri.
Secili histori në vete...Filati, Janina, Parga, Gumenica, Konica, Ledhëza,
Arta, Parathemia, Preveza, Margëlliqi, Rrapeza, Spllanca, Kastria, Tabani, Lëkurësi,
Stanova, Trikopallu, me një fjalë, Molosia, Thesprotia, Kaonia...
-Ore
lum vëllai, ju paça për jetë të jetëve, këto vende të begata, linden njerëz të
ditur e trima që të merrnin gjak në vetull, si: Pirron, Akilin, Odiseun,
Aleksandrin e Madh, Papa Shën Eleuterin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Dora d'Istrian,
Muhamet Çamin, Musa Demin, Marko Boçarin, Mitrush Kutelin, Faik Konicën, Osman
Takën, Bilall Xhaferrin, Qamil Buxhelin...".
Bedri,
të faleminderit për këto vargje margaritarë e për këto proza- perla poetike, me
vlera gjithëkombëtare e me porosi për gjithë brezat shqiptar. Libri i
shkrimtarit Bedri Tahirit "Çamëria -gjaku ynë" është njëë libër i
mirëfilltë kombëtar, për sot dhe për gjithë motet e Atdheut tonë.
Bedri
Tahiri, paç fatin e më të nderuarit, o vëllai im, i vargut e i idealit!
Atdhe GECI
Prishtinë, tetor 2025









