Mendime
Florim Zeqa: Ta ndërtojmë të renë mbi gërmadhat e kësaj klase politike!
E hene, 20.10.2025, 06:55 PM
Ta ndërtojmë të renë mbi gërmadhat e kësaj klase politike!
Kosova e pasluftës
është kthyer në një gërmadhë politikanësh të pavlerë dhe pa dinijitet njerëzor.
Uzurpatorët e lirisë sonë po mendojnë se do të qëndrojnë përjetësisht në krye
të institucioneve shtetërore, të cilat i kanë kapur tmerrësisht dhe në mënyrën më
primitive!
Shkruan: Florim
Zeqa
Nuk kanë të ndalur
hipokrizitë e politikanëve karrierist
Edhe pse kanë kaluar 26 vjet nga përfundimi i luftës,
ndikimi i uzurpatorëve të lirisë sonë është i madh dhe i fuqishëm në sundimin e
çdo pore të jetës në Kosovë!
Këta njerëz me ndikim, përveqse janë të paaftë
politikisht, akoma më të paaftë janë në aspektin intelektual!
Injorantët e veshur me petkun e politikanit e morën në
qafë një popullatë të tërë!
Përveqse e lanë shtetin pa zhvillim ekonomik, i venitën
të gjitha shpresat e popullatës për jetë në Kosovë!
Si pasojë e kësaj, në kokat e njerëzve që jetojnë në
Kosovë ka mbetur vetëm një shpresë-ajo e largimit nga vendi si shpëtim nga
uzurpatorët e lirisë, nga të fortët e politikës, të cilët vendosin për gjithçka
në Kosovë!
Zgjedhjet mbahen sa për sy e faqe, rezultatet i kurdisin
nën tavolinë!
Vendosin se kush do të bëhet asambleist e kush jo!
Vendosin dhe e ndajnë tallin zgjedhor në procesin e
balotazhit pas zgjedhjeve komunale, dhe aty ku u ka mbetur mangu vota e
kontrabandojnë nga njëri pol në tjetrin!
Pavarësisht cila parti dhe cili kandidat i ka fituar
zgjedhjet, rivalët politikë do të bashkëqeverisin në shumicën e komunave të
Kosovës, duke e lënë të ndarë dhe të përqarë një popullatë të tërë!
Gjthmojnë kur politikanët matrapaz duan ta kontrabandojnë
vullnetin e elektoratit, e arsyetojnë "për të mirën e qytetarëve", të
cilët as që i pyet më kush pas procesit zgjedhor!
Për habi qytetarët heshtin, nuk e
ngrisin zërin ndaj padrejtësive
Heshtja e qytetarëve rrezikon ta dërgojë në humnerën e
pakthim këtë vend!
Populli ynë i shumëvuajtur, i mësuar t'u mbijetojë
pushtimeve të huaja, sikur i janë adaptuar sistemit korruptiv dhe uzurpativ të
politikanëve të pasluftës!
Kur ju themë politikanë të pasluftës, kjo i nënkupton të
gjithë politikanët dhe të gjitha partitë pa dallim, të cilat janë shkaktare të
katandisjes së vendit dhe thyerëse të shpresave të qytetarëve!
Politikanët e pasluftës e kanë personalizuar çdo të
arritur të përbashkët, që nga rezistenca paqesore e viteve të '90-ta, luftën e
lavdishme çlirimtare, shtetformimin dhe shtetndërtimin duke abuzuar me
institucionet e shtetit!
Të vetmën gjë që nuk mundën ta përvetësojnë dhe
personalizojnë uzurpatorët e lirisë është intervenimi i forcës më të madhe
ushtarake dhe politike në botë-NATO-s, e cila na erdhi si mrekulli nga qielli!
E kush e kishte thënë më mirë dhe më bukur sesa Akademik
Mark Krasniqi, po citoj: "Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli
për shqiptarët".
ADN shpresë dhe forcë e ndryshimit
politik
Nëse duam ta mundim të keqën që na ka mbërthyer, atëhere
nuk duhet të lejohet që të nëpërkëmbën edhe më tutje vlerat e mirëfillta
kombëtare dhe njerëzore në vendin tonë.
Ndryshimet pozitive nuk pikin nga qielli, atyre duhet
bërë mundin që të ndodhin!
Uzurpatorët e institucioneve dhe dhunuesit e votës së
lirë në demokraci duhet ta marrin dënimin e merituar me largimin e tërësishëm
nga skena politike!
Mbase është momenti i fundit që të mobilizohemi dhe të
ngrihemi përsëri si popull liridashës në mbrojtje të shtetit dhe identitetit
tonë kombëtar, ngashëm sikur në vitet e '90-ta për ta ç'rrënjosur të keqën
përmes një nisme të re politike, ashtu siq e kam ideuar dhe projektuar me
kujdes gjatë viteve të fundit!
Kjo është Alternativa Demkratike për Ndryshim (ADN).
Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është aspak e lehtë të
arrihet në përballje uzurpatorët e shtetit, të organizuar në formë piramidale
përmes sistemit korruptiv nga lartë poshtë!
Ne ndryshimin do ta fillojmë nga baza elektorale, pra nga
poshtë e deri në nivelet më të larta. Që i bie se, kjo mënyrë e ndryshimit
është më e vështirë, por më e sigurtë për zhbërjen e strukturave të dështuara
politike nga niveli lokal deri tek ai qendror.
Mobilizimi i popullatës rreth ADN-së është imperativ i
ngutshëm kohor nëse duam që të kemi shtet ligjor dhe demokratik, ku pushtetarët
i kanë frikën prokurorisë dhe gjykatave e jo të ndodhë e kundërta sikur deri më
tani, që sistemi i drejtësisë t'i ketë frikën pushtetit dhe të fortëve të
politikës që e kontrollojnë (pu)shtetin dhe çdo pore të jetës në Kosovë.