Kulturë
Bashkim Saliasi: Përjetime pas leximit të librit “Gjahtarët e gorillave” të autorit Robert Majkëll Ballantajn
E diele, 19.10.2025, 06:53 PM
PËRJETIME PAS LEXIMIT TË LIBRIT “GJAHTARËT E GORILLAVE” TË AUTORIT ROBERT MAJKËLL BALLANTAJN (1825-1894)
Nga
Bashkim Saliasi
Personazhet
e veprës “Gjahtarët e gorillave” të shkrimtarit Robert Majkëll Ballantajn bënë
fjalë për tre personazhet e telenovelës “Ishulli Koraleve” bashkohen përsëri
pas gjashtë vjetësh dhe ndërmarrin një ekspedit gjuetie në zemër të Afrikës në
kërkim të gorillës së tmerrshme.
Është
një libër xhepi që lexohet shpejt, por në mendje të mbetet për një kohë të
gjatë. Ajo që më tërhoqi dhe e rilexova përsëri këtë libër të Robert Majkëll
Ballantajn është përshkrimi i ngjarjeve me një gjuhë të thjeshtë, ku autori na
njeh me bukuritë e natyrës së kontinentit Afrikan, të fshehtat e saj dhe
ligjësit që e rregullojnë atë.
Të
tre personazhet e romanit kanë nga një mision të veçantë, pavarsishtë se duken
se kanë të vetmin qëllim, sportin e gjuetisë. Rafi kërkon që të bëjë një
udhëtim për të zgjeruar njohurit në botanikë, Piterkinin e shtynë dëshira për
të ushtruar sportin e gjuetisë. Xheku, për të eksploruar bukuritë e
kontinentit.
Ajo
që të bënë të mendosh është guximi i këtyre tre personazheve, që marrin në sy
rrezikun dhe kërkojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre për t’i vënë në dispozicion
të njerëzimit. Bëmat e heronjëve të Ballantajnit në këtë libër nuk kthehen në
qëllim në vetvete, shkruan në parathënien e librit Shpëtim Mema.
Nga
leximi i librit nxjerrim si përfundim se ngordhalaq është ai djalë prej natyre,
ose për shkak të edukatës që i është dhënë, vjen i butë, i ndrojtur dhe i
mirësjellë. Deri këtu ai është një karakter i denjë për tu respektuar.
Po
të qe e tëra kaq, ai nuk do të ishte ngordhalaq. Prandaj, për të merituar këtë
atij nuk duhet t’i mungojë besimi në vetvete dhe të mos dijë se ç’është
entuziazmi. Ai duhet të refuzojë çdo përçapje që do të rrezikonte sadopak. Ai
duhet t’i trembet shiut me gjyma ose breshrit, duhet të ketë frikë qentë në
përgjithësi, të mirë dhe të këqinj qofshin, të jetë i prirë t’i bëjë bisht çdo
gjëje të guximshme, të tregohet indifferent ndaj mësimit të notit.
Ai
duhet të refuzojë çdo lloj loje të moshatarëve të tij, sepse goditjet me top
shpesh janë të forta, dhe duhet të jetë një armik i betuar i shkopit me cingël,
sepse cingëla ndonjëherë të nxjerr sytë.
Duke
menduar dhe duke vepruar kështu, kur bëhet burrë ai s’do të jetë i aftë për të
vepruar si duhet në raste të tilla që ndodhin rëndomë në jetë, si p.sh të
mbrojë një grua prej fyerjeve që mund t’i bëhen, të mbrojë shtëpinë e tijë nga
hajdutët, ose të shpëtojë fëmijën e vet nëse rastis t’i bjer diku në ujë.
Ngordhalaqi
shpesh njihet dhe si mburravec, në mënyrë të veçantë kur është në shoqëri me
vajza, por në sheshin e lojrave ai mbetet në bisht të të tjerve dhe as që i
dëgjohet zëri.
Për
fat të keq ka shumë djem që janë katandisur në ngordhalaqër vetëm për shkak të
edukatës që u është dhënë. Po ja ku po ua them se çdo ngordhalaq mund të bëhet
mjek i vetvetes dhe të shërohet prej kësaj sëmundje po qe se do të veprojë
energjikisht. Guximi dhe frika janë janë rezultat i edukimit dhe
stërvitjes.
Teodori
i qëndron sulmit të demit të harbuar me vendosmëri të patundur, jo se ai ka më
tepër guxim se sa shokët e tij, që ia mbathin vrapit, por sepse stërvitja e
gjatë e ka bërë të ndihet plotësisht i sigurt se mund ta vras demi…
…Mburracakët
janë të zhurmshëm dhe të guximshëm nëpër sallone, por tepër të butë në fushën e
betejës. Ata janë trerrsisht egoist, tepër të prirë për t’i zmadhuar meritat e
tyre dhe të gatshëm për t’i nënvleftësuar dhe përçmuar veprimet e shokëve të
tyre. Ata kurdoherë janë ushtarë dhe marinar të këqinj.
Në
këto rreshta të romanit që përshkruan autori u jep një mesaxh të qartë jo vetëm
prindërve që rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre, por edhe të rinjve që do të
ndërtojnë jetën e tyre, duke marrë rrezikun në sy dhe të guxojnë të ecin vet në
jetë.
Nëpërmjet
tre personazheve, por edhe zezakut që u shërben si përkthyes autori romanit
nxjerr luftën për egzistencë që zhvillohet, jo vetëm në botën e kafshëve, por
edhe të njeriut…
Përvoja
është një mësus i mirë, edhe pse ndonjëherë mjaftë e ashpër. Autori flet për karakterin
e botanistit që punën e sotme nuk e lë për nesër, sepse në të kundërt gjithë
mundi dhe djersa e derdhur do shkrihen si një fllusk sapuni dhe mundi do të
shkojë dëm.
Kush
merr mundimin që ta lexojë këtë libër si gjithë të tjerët fiton një përvojë për
jetën e vet dhe ka mundësi që botën mos e shikojë bardh e zi, por në një kolor
që ç’sjell momenti nuk e sjell e nesrmja.
Jeta
nuk ecën si në vaj dhe nuk është e shtruar me dafina, por është një rrugë e
gjatë dhe pa krye që po nuk dite ta menaxhosh bie dhe thyen kokën. Njeriu nuk
mund ta humbasi për asnjë moment besimin në Zot që na ka sjell në jetë dhe na
ka caktuar kismetet e tij se kur do ti gëzojmë dhe kur do vuajmë.
Në
përfundim të leximit të këtij libri lexuesi do bindet ashtu sikundër shkruan
përkthyesi Shpëtim Mema se njeriu në shoqëri duhet të jetë i sinqertë dhe pa
interesa midis njerëzve.
Vetëm
ndjenja e kolektivit i shpëton personazhet e romanit që t’i dalin mbarë
aventurës së tyre dhe të kthehen triumfatorë në vendlindjen e tyre.
Autori
librit është i drejtpërdrejtë dhe me çiltërsi dhe dashamirësi ndaj njerëzve
përshkruan me sinqeritet karakterin e fortë dhe besnik të njerëzve vendalinjtë
zezak edhe pse jetonin në kushte të tejskajshme varfërie dinin të prisnin dhe
të respektonin mikun në ditë të vështira dhe ndihmojnë personazhet e romanit që
t’ia dalin mbarë aventurës së tyre dhe të kthehen triumfatorë pranë familjeve.
Protesta
që ngre autori ndaj gjuetis së njerëzve me ngjyrë për t’i kthyer në skllevër
është një ndjenjë njerëzore që tregon se njeriu pavarsishtë nga pigmenti
lëkurës që ka duhet të trajtohet si qënie njerëzore dhe i barabartë midis të
barabartëve.
Duke
përfunduar këto shënime rekomandoj dashamirësit e letërsisë sidomos të rinjtë
që ta lexojnë këtë vepër se do mbeten mjaftë të kënaqur dhe të nxjerrin mësime
nga nga ky libër i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe një fjalor të pasur nga
ana artistike. Leximi këtij libri ju frymëzon që të keni besim në vetem tuaj
dhe u pais me ndjenjën e guximit dhe qëndresës, të sakrificës dhe optimizmit,
ashtu sikundër e mbyll parathënien shkrimtari Shpëtim Mema.
Tiranë, më 18/10/2025