Kulturë
Albert Habazaj: Kënga labe
E shtune, 18.10.2025, 06:44 PM
Albert
Habazaj në Tërbaç, 2019
KËNGA
LABE
Albert HABAZAJ
Që
kur lindi lab i parë
(
Nuk dihet se kur ka lindur),
Në
hall të tij - faqebardhë
Me
këngë labe është rritur.
Që
kur lindi lab i parë
Në
krahë të tij labëresha,
Kënga
rrodhi si ujëvarë
Gurrë
shpirti, siç e desha.
Në
këngë u ndritën gëzimet
Me
çfarë kishin në vatër,
Me
këng’ labe qanë hidhërimet
Edhe
me malet u matën.
Kënga
si qiri në vatër
Kënga
në shpirt si floriri,
Pika
e ujit të pastër
Qumështi
i bardhë i gjirit.
Kënga
që më mësoi gjyshja
Më
ngjan si shqiponjë mbi male,
Nëna,
baba, ... dallëndyshja
Më
rritën me këngë labe.
Ku
ka rrjedhur, do pikojë [ref.]
Kënga
mjaltë,
Kënga
labe - gojë më gojë
Merr
uratë
E
jetë të gjatë!
Vlorë,
18.10.2025
Komentoni