Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt
E marte, 14.10.2025, 07:25 PM
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit:
ASNJË PROVË BASHKPUNIMI
NË DOSJEN E MARTIN CAMAJT
Camaj:”Tirana është kthyer në një laborator të gjuhës së komanduar”
Nga
Frank Shkreli
Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së albanologut, shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Profesor Martin Camaj.
Për të nderuar Profesor Camajn me këtë rast, javën që kaloi, ekspertë të
Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH),
në bashkpunim me përfaqësues albanologë të Qendrës Kombëtare të Librit dhe
Leximit, u takuan për të diskutuar jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit e
poetit Martin Camajt, ku sipas njoftimit të AIDSSH në këtë përvjetor, u fol,
ndër të tjera, për cilësitë e tij si
albanolog, gjuhëtar, njeri i mendimit dhe i letërsisë shqipe, me një stil
te jashtëzakonshëm. Por jo vetëm.
Në njoftimin e botuar në faqën zyrtare të AIDSSH në lidhje me punimet në
përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt thuhet gjithashtu se u
fol nga disa ekspertë, përfshir Altin Hoxhën, anëtar i Autoritetit dhe Selami
Zallin, Drejtor i Informacionit në AIDSSH edhe për, “për fatin e tij si
intelektual e qytetar, që u shënjua me vendosjen e regjimit komunist,
arratisjen pas presioneve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe shpalljen “armik” për
regjimin.” Asnjë provë bashkëpunimi në
dosjen e Martin Camajt - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e
Ish-Sigurimit të Shtetit. Një temë
kjo që në të kaluarën,pore dhe tani, ka nxitur dhe nxit debate të ashpra,
sidomos, nga nostalgjikët e komunizmit të Tiranës zyrtare në shkrimet dhe
programet e tyre – madje edhe 35-vjet pas shembejes së Murit të Berlinit --
drejtuar kundër figurave të emigracionit politik anti-komunist shqiptar, personalitete
të historisë, gjuhës e kulturës, si Ernest Koliqi, Martin Camaj e Arshi Pipa,
ndër shumë të tjerë të kalibrit të tyre, të përjashtuar e të anashkaluar nga
komunizmi gjysëm shekullor, por edhe aktualisht.
Siç mund ta mbajnë mend lexuesit që i
ndjekin këto punë, 5-vjetë më parë filloi – pa pritur e pa pandehur -- një
fushatë sulmuese alla fletërrufeshë komuniste të ish-regjimit kundër Martin
Camajt dhe Ernest Koliqit, duke i cilësuar ata si poliagjentë, bashkpuntorë të
amerikanëve, gjermanëve, jugosllavëve, e ku t’a di unë. Në rastin e Martin
Camajt a akuzohej edhe si bashkpuntor i Sigurimit të Shtetit të regjimit
komunist të Enver Hoxhës. Pretendime të tilla kundër Koliqit e Camajt si
agjentë dhe bashkpuntorë e poliagjentë janë bërë edhe nga persona e burime të
tjera edhe në vazhdim, por ishte Auron Tare, një historian dhe gazetar i njohur
shqiptar, i cili ndezi debatin fatzi, 5-vjet më parë duke iu vërsulur Camajt
dhe Koliqit. Me atë rast ai hodhi plot akuza të pa dokumentuara, në një të
ashtuquajtur “studim” të tij me titull, “Dritëhije në histori”, botuar në
portalin “Peisazhe të Fjalës”, por që u përmend edhe në media të tjera të asaj
kohe, portal që botohet gjithnjë në Nju Jork, mos qofsha gabim. Në studimin e
tij Auron Tare – kishte bërë këto pretendime duke akuzuar si agjent e
poliagjentë Koliqin e Camaj, sidomos në periudhën menjpherë pas Luftës së II
Botërore, ndërsa vazhdonte t’i mbronte akuzat e tija edhe në programe
televizive sikur të ishte i komanduar nga dikush në favor të ndonjë kauzë të
pashpresë për të denigruar këto dy figura të Kombit. Frank Shkreli: Fletërrufeja
kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf. Tare i përhapi këto gënjeshtra në media mike
të tij, kundër dy burrave ndër më të njohurve të kulturës dhe historisë
shqiptare, megjithse nuk jepte asnjë dokumentacion të besueshëm për të provuar
tezën e tij. Por, pasi iu kërkua të jepte prova e dokumenatcion për të
justifikuar akuzat e tija, ai më në fund, u detyrua të pranonte se nuk kishte
prova, por se do i sillte ato kur të “hapeshin dosjet e Beogradit”. Frank Shkreli/ Auron Tare:
Provat për Martin Camajn si agjent i UDB-së, do i marr kur të hapen dosjet e
Beogradit | Gazeta Telegraf
Unë nuk dëshiroj t’i këthehem atij debati fatzi të 5-vjetëve më parë pasi vërtetë, atëherë dhe sot, ai rast më le pa fjalë dhe më bën të pyes veten se pse intelektualë të tillë shqiptarë sot e ndjejnë për detyrë të përhapin shpifje të tilla pa prova dhe pa dokumentacion të besueshëm, fatkeqsisht, duke na kujtuar periudhën e errët komuniste e luftës së klasave. Me të vërtetë, më sjell ndër mend atë thënjen e Faik Konicës se, “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, ndaj vazhdojmë të renditemi ndër kombet e fundit në Evropë”, e thenë kjo në vitin 1897 nga i Madhi Konica – por aq aktuale sot në çerekun e parë të shekullit XXI. Vaj medet për ne kudo që jemi. Por unë jam i besimit se, pa marrë parsysh se sa kohë kalon e për sa gjatë luftohet me gnjeshtra, e VËRTETA, sado që të luftohet ajo më në fund triumfon. Kështu na meson historia.
Prandaj, me këtë, rast desha të mirëpres raportet e dala nga ai diskutim i AIDSSH, javën e kaluar në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, të ënjten që kaloi, dhe të falënderoj Zonjën Gentiana Sula, Shefe e AIDSSH dhe bashkpuntorët e saj për këtë përkujtim, në përpjekjet serioze e vullnet-mirë, për të zbuluar të VËRTETËN duke hedhur më shumë dritë nga jeta dhe veprimtaria e Martin Camajt, bazuar në dokumenta e prova autentike. E bëj këtë, jo vetëm në emërin tim, por të gjithë atyre shqiptarëve kudo në botë, që njohim dhe vlerësojmë punën dhe atdhedashurinë e Profesor Martin Camajt dhe shumë të tjerve si ai që kanë kaluar dekada larg Atdheut, të përjashtuar e të pëbuzur nga shteti amë. Po e sjell këtë përkujtim shumë të rëndësishëm që organizoi enti AIDSSH dhe Qendrëa Kombëtare e Librit dhe Leximit, pikëspari, në interes të së VËRTETËS, por edhe në një përpjekje në vazhdim për të për të pastruar emrin dhe reputacionin e Martin Camajt dhe disa figurave të tjera si ai të emigracionit politik të anatemuar nga historiografia komuniste jo vetëm nga regjimi diktaraorial komunist por edhe në ditët e sotëme të ashtuquajturës “demokraci” alla shqiptarçe.
Prandaj, hetimi administrativ i AIDSSH mbi dosjen e Martin Camajt, i njoftuar javën që kaloi, del në përfundimin, se ashtu siç mendojmë shumë prej nesh se akuzat e kundërshtarëve – nuk dua të them armiqëve të Camajt, se sipas anëtarit të Autoritetit, Altin Hoxha -- se jo vetëm që Martin Camaj nuk bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit, por nuk ekziston asnjë dokument raportimi apo version që dëmton figurën e tij. Ai i qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim”. Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Për më tepër, sipas AIDSSH, në të njëjtin përfundim ka ardhur edhe Selami Zalli, Drejtor i Informacionit në studimin që i bëri dokumenteve arkivore. I cili përmes analizës përcolli tezën se dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik si albanolog dhe shkrimtar në forumet e larta akademike, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Në veçanti dëshiroj që të interesuarit të lexojnë për më shumë të dhëna në lidhje me këtë çeshtje, studimin e plotë, profesional dhe të hollësishëm, botuar në faqën zyrtare të AIDSSH, bazuar në dokumentacion, përgatitur Z. Selami Zalli, Drejtor i Informacionit të këtij enti zyrtar. Një studim që, gjithnjë sipas AIDSSH, është përfundim i studimit që ai u i bëri dokumenteve arkivore, duke përcjellur, përmes analizës tezën se dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik si albanolog dhe shkrimtar në forumet e larta akademike, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në faqën zyrtare të Autoritetit. Analiza e Z. Selami Zalli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit –Për të gjithë ata që janë të interesuar në këtë subjekt, unë rekomandoj me seriozitetin më të madh që të lexojnë studimin e Selami Zallit, të mirë dokumentuar bazuar në dosjet që posedon AIDSSH.
Z. Selami Zalli, e përfundon studimin e tij, përgatitur me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt, botuar në faqen zyrtare të Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me këto fjalë: “Dosja e Martin Camajt nuk mund të konsiderohet autentike dhe e besueshme. Ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim ndërtimin e një narrative të rreme për ta etiketuar si bashkëpunëtor. Ky rast dëshmon për praktikat e përbaltjes, censurës dhe frikës ideologjike që regjimi i kohës ushtronte ndaj figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare, të cilat në sajë të kapacitetit e asaj që përfaqsonin i konsideronte rrezik për pushtetin.“Censura dhe përbaltja janë shprehje të frikës”. Ky konstatim sintetizon më së miri thelbin e rastit Camaj dhe shumë të tjerëve si ai.”
STUDIMI I PLOTË I AUTORIT SELAMI ZALLI
–Drejtorit të Informacionit të AIDSSH -- Analiza e Z. Selami Zalli mbi
Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit të Sigurimit të
Shtetit - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit – siç është botuar në faqen zyrtare të AIDSSH
Z. Selami Zalli foli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit --
Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit --Hetimi administrativ i ADSSH: “Camaj i
qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim.”