Mendime
Asllan Dibrani – Luani: Bashkim Fazliu Për një Ferizaj Europian, të Sigurt dhe me Identitet Kombëtar
E premte, 10.10.2025, 06:55 PM
Bashkim
Fazliu Për një Ferizaj Europian, të Sigurt dhe me Identitet Kombëtar
Shkruan
Asllan Dibrani – Luani
Në këtë kohë të turbullt për shoqërinë kosovare, kur
identiteti, arsimi dhe siguria po përballen me kërcënime të brendshme e të
jashtme, Bashkim Fazliu – Migjeni, një prej figurave më aktive e
vizionare të qytetit të Ferizajt, vjen me një zë ndryshe: të kthjellët,
qytetar, kombëtar dhe europian.
Ai nuk është thjesht kandidat i pavarur për Kuvendin e Ferizajt me numrin 163,
por një ideator i një vizioni të ri për qytetin dhe për Kosovën – një
Ferizaj të sigurt, të qytetëruar dhe të denjë për Europën.
Për një Ferizaj pa burka, pa “ninxha” dhe pa frikë
Në qendër të projektit të tij qëndron siguria
publike dhe dinjiteti qytetar.
Fazliu ka propozuar një nismë të qartë për ndalimin e mbulimit të fytyrës në
publik (burkës), e cila nuk ka të bëjë me fenë, por me të drejtën për të
jetuar në një hapësirë të sigurt dhe të civilizuar.
“Kur një qytetar del në rrugë, në shkollë apo në një
institucion publik, duhet të jetë i identifikueshëm. Kjo është themel i rendit
dhe i sigurisë. Nuk mund të pranojmë fantazma të zeza që frikësojnë fëmijët dhe
përçajnë qytetin,” thotë ai.
Të rinjtë e quajnë “projektin kundër ninxhave”, por në
fakt është projekti për Ferizajin Europian, që synon të mbrojë fëmijët,
të rivendosë rendin dhe të forcojë besimin mes njerëzve.
Ky angazhim mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 38,
paragrafi 4) dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 9,
paragrafi 2), të cilat lejojnë kufizime të lirisë së shprehjes fetare për
qëllime të sigurisë publike dhe rendit shoqëror.
Vizioni ekonomik, teknologjik dhe qytetërues
Por Bashkim Fazliu nuk ndalet vetëm në temën e
sigurisë.
Ai sjell me vete një bagazh të gjerë profesional dhe njerëzor në zhvillimin
ekonomik, industrial dhe teknologjik të Ferizajt.
Ai beson se qyteti mund të kthehet në qendër të inovacionit, prodhimit dhe
dijes, duke hapur vende pune për të rinjtë dhe duke i dhënë fund emigrimit
të detyruar.
“Ferizaj duhet të bëhet qyteti i ideve, i industrisë
së pastër, i shkencës dhe i edukimit. Ne nuk kemi nevojë për më shumë errësirë,
por për më shumë dritë — dritën e dijes dhe kulturës,” thekson ai.
Migjeni – Rilindasi modern
Me pseudonimin Migjeni, Fazliu bart në vetvete frymën
e rilindësve shqiptarë, që përmes dijes dhe sakrificës i dhanë identitet e
kulturë këtij populli.
Ai kërkon që arsimi, kultura dhe shkenca të rikthehen në qendër të jetës
kombëtare, ashtu si dikur kur shqiptarët ndërtonin shkolla, biblioteka e
akademi — jo errësirë e izolim.
“Është për të ardhur keq që sot derdhen miliona për
ndërtimin e xhamive, por jo për ndërtimin e shkollave, teatrove e laboratorëve.
Sot derdhen tonelata librash pa vlerë, që s’kanë asnjë lidhje me shpirtin
shqiptar e rilindas. Kjo është forma më e butë e pushtimit kulturor,” shprehet
ai.
Sipas tij, ekstremizmi fetar dhe politik është
kërcënimi më i madh për Kosovën moderne — sepse mohon flamurin, rilindasit,
dhe vetë shpirtin shqiptar.
“Feja e vërtetë është dashuria, nderi, dija dhe puna. Ajo që shërben për jetën,
jo për frikën,” shton Fazliu.
Thirrje për përgjegjësi dhe vetëdije qytetare
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Bashkim
Fazliu kërkon mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për një rrugë të re – rrugën
e arsyes, dritës dhe dinjitetit kombëtar.
“Unë nuk kërkoj pushtet, kërkoj besim. Ferizaj ka nevojë për vetëdije të re,
për qytetari të re dhe për një frymë europiane që lind nga brenda nesh, jo që
imitohet nga jashtë,” përfundon ai.
VOTO 163 –
BASHKIM FAZLIU (Migjeni)
Për një Ferizaj Europian, të Sigurt, me Kulturë, Arsim dhe Identitet
Kombëtar
Donacionet për Fushatë:
Paysera: XK05 5200000808824664
(Të gjitha donacionet raportohen në KQZ sipas ligjit)