E premte, 10.10.2025, 12:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Nue Oroshi: Sesioni i XXII shkencor i Shoqatës “Trojet e Arbrit” në Prizren – 'Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare'

E enjte, 09.10.2025, 06:39 PM


Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë " Trojet e Arbrit" më datë, 02 nëntor 2025 organizon Sesionin e XXII-të, të rregullt shkencor në Prizren me temën: " Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare"

Nga Nue Oroshi

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë  "Trojet e Arbrit" është njëra ndër shoqatat më aktive në të gjitha trojet shqiptare për organizimin e konferencave dhe sesioneve shkencore në të gjitha trojet shqiptare. Pas organizimit të sukseseshem te tri akademive promovuese dhe dy  sesioneve shkencore dhe botimit të tri veprave enciklopedike me 1600 faqe materiale shkencor po e përmbyllim vitin 2025 me një sesion shkencor madhështor me temën bosht : "Roli i Dukagjinasve në historinë shqiptare "

Shoqata "Trojet e Arbrit "ju fton që të merrni pjesë në sesionin e XXII-të, të rregullt shkencor me temën "Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare ". Sesioni shkencor mbahët më datë, 02 nëntor 2025 në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha"në Prizren dhe fillon në ora 10:00. Në këtë sesion shkencor do të marrin pjesë studiuesit më eminentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mërgata Shqiptare.Pjesëmarrja juaj do të ishte një nder i veçantë në këtë ngjarje dhe një kontribut i çmuar në përpjekjet tona kombëtare për ruajtjen dhe ndriçimin e historisë së mesjetës shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx