E enjte, 09.10.2025, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Reagim ndaj kërcënimeve ndaj Luljeta Pulës

E marte, 07.10.2025, 06:56 PM


REAGIM NDAJ KËRCËNIMEVE DREJTUAR LULJETA PULËS!

Kur serbi Radovan bëhet më i mirë se Lulja shqiptare!

Nga Bardhyl Mahmuti

Jemi dëshmitarë se viteve të fundit në hapësirën tonë mediatike të Kosovës u jepet një vend i rëndësishëm rasteve të konvertimeve nga një besim religjioz në tjetrin. Në fillim të reagimit tim do të përzgjedh ngjarjen e para dy vjetësh, kur më 16 gusht 2023, në praninë e imamit Shefqet Krasniqi, një serb konvertohet në islam.

Nga ai çast që Radovani deklarohet se “Zoti është një dhe nuk ka Zot pos tina” imam Shefqet Krasniqi e shpall si të konvertuar në “musliman” dhe, pa e njohur fare të kaluarën e tij, i thotë publikisht Radovanit: “jo vetëm që je si na, por edhe më i mirë se na”!

Entuziazëm i paparë i ithtarëve të besimtarëve islam! Rrjetet sociale u vërshuan nga kjo “fitore e madhe”! Asnjë reagim kundër, sepse e drejta për t’u përcaktuar lirshëm edhe për besimin religjioz është një e drejtë që nuk duhet të kontestohet nga askush.

Mirëpo të njëjtit njerëz që kaluan në ekstazë që serbi Radovan, përzgjodhi emrin arab, Ridvan, dhe u bë mysliman, në mënyrë shtazarake janë vërsulur kundër Luljeta Pulës, intelektuales dhe veprimtares së shquar të çështjes kombëtare shqiptare, për arsye se ajo, në prani të famulltarit Don Pal Tunaj, në Famullinë “Shën Abrahami” në Llapushnik, u konvertua në katolike.

Sa më përket mua, të gjithë radovanat dhe karagjiqat e “konvertuar në islam”, bashkë me Shefqet Krasniqat dhe sortën e tij, nuk mund të bëhen më të mirë se një shqiptar katolik, se një shqiptar ortodoks, se një shqiptar ateist, se një shqiptar agnostik, vetëm se qenkëshin “muslimanë”.

Sa më përket mua, të gjithë radovanat dhe karagjiqat, bashkë me Shefqet Krasniqat dhe sortën e tyre nuk vlejnë as sa një thua i Luljeta Pulës, Saranda Ademit, Pren Marashit, Femi Cakollit, Luigj Gjokës, Branisllav Sinadinovskit, Branko Manoillovskit...

Ndërkaq sa u përket kërcënimeve dhe fyerjeve drejtuar Luljeta Pulës, është momenti i fundit që të ndërhyjnë organet e sigurisë dhe në mënyrë energjike të pamundësojnë cenimin e integritetit moral dhe fizik të Luljeta Pulës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx