E diele, 28.09.2025, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025

E diele, 28.09.2025, 06:50 PM


Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025

Nga Milazim Zeqiraj

SHBA që nga vitet 90 kanë pasur një rol aktiv në Kosovë. Në në fillim të vitit 1999 duke e parë luftën shfarose të popullit shqiptarë nga ushtaria serbe, SHBA vepruan në menyrë aktive për ta ndaluar gjenocidin serb në Kosovë. Me 24.3.1999 NATO e udhëhequra nga SHBA me filloj bombardimin e caqeve kriminale-ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të zi.

Për 78 bombardime të pa ndërpre, me 12.6.1999 arritën soldadeskën kriminale serbe ta përtokun Serbija kapitulloj, Kosova fitoj lirin. Popullsia e shpërngulur kthehet në vatrat e veta e veta të djegura në Kosovë dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare krijon jetë normale si më parë por me shumë dhimbje e plagë.

Lufta e UÇK

Dihet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë pa kompromis në çdo cep të Kosovës. Pushka e saj e tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe hapi rrugën për lirinë.

Lufta e UÇK-së është një nga faqet e ndritshme të historisë tonë krah luftërave madhështore të Skënderbeut.

UÇK shënon epokën e sakrificës dhe krenarisë tonë kombëtare.

Liria e Kosovës

Pa bombardimet e NATOs dhe SHBA, Kosova nuk do të kishte liri më 1999, dhe pa praninë e saj edhe sot liria, siguria, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbetej e pambrojtur.

Prandaj, individ që u përpoqën ose përpiqën ta përvetësojnë çlirimin, pavarësi dhe sigurin e Kosovës si arritje personale, bie ndesh me të vërtetën historike dhe rrezikon marrëdhëniet jetike të vendit me SHBA dhe me partneret tjerë europian, duke e rrezikuar mandatin e vet, dhe ardhmërinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës

Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, lufte e sakrifice,

falë SHBA me 17.2.2008 ka lindur pavarësia e Kosovës, një realitet i pranuar nga shumica e vendeve demokratike, por jo nga të gjithë.

Sot sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë të garantuara nga SHBA dhe bota prendimore dhe nuk ka pyetje ndarja e veriut ose të bashkohet me Shqipërinë, por si mund Kosova të forcohet brend vetes.

Populli i Kosovës ka derdh shumë gjak për një shtet të tërë, jo për gjysma.

Bashkimi kombëtar

Bashkimi kombëtarë është ëndërr historike dhe emocionale për shumë shqiptarë që nga viti 1913. Në këtë moment, duket më shumë si vizion sesa opsion real.

E ardhmja e Kosovës dhe vendimi i fundit të SHBA

E ardhmja është forcimi i shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik, integrimi në BE dhe NATO.

Sa më e fortë dhe e zhvilluar të bëhët Kosova, aq më e lehtë do të jetë për të zgjedhur rrugën drejt integrimit në EU, dhe NATO me Shqipërinë sebashku.

Populizmat, retorika sovranitet, çlirimi veriut „Republika e tretë imagjinare" mos kordinimi me SHBA dhe bashkësin ndërkombëtare si dhe synimi drejt EU pa koncept e dëmtojnë popullin dhe Kosovën në rrugën Europiane.

Vendimi i tanishem nga SHBA mesazh për përgjegjësi politike në Kosovë

Vendimi i tashem i SHBA për pezullimin e Dialogut strategjik për Kosoven është verjtje e z.Kurti,që pas zgjedhje të lira me 9.2.25, nuk i muar përgjegjësit për krijimin e institucioneve të vendit, por filloj me kritika dhe sulmi ndaj GJK, kur kësaj qasje ju bashkangjit edhe presidentja e vendi znj. Vjosa Osmani, atëhere për SHBA qasja e tillë u bë e pa pranueshme. Ajo reagoj me këtë vendim, duke dërguar mesazh udhëheqjës politike Kosovare duke apostrofu ish kryeministrin Z. Kurti.

Ky është një vendim i rëndë për Kosovën pasi vjen nga SHBA, partneri i jonë i siguris, që nga çlirimi vendit në qershor të vitit 1999.

Vendim duhet ta zgjojë politikën e Kosovës për reflektim pozitiv ndaj

SHBA, EU dhe NATO se janë partneret tanë jetësorë.

Si dilet nga ky ngërç politik.

Bashkimi i të gjitha partive politike në kuvend dhe krijimin e një qeverie gjithëpërfshirse në opcionin e LDK është zgjedhja më e mirë për të dalur nga ky ngëç politik, për ta rikthyer normalitetin dhe për t'i dhënë fund polarizimeve të brendshme. Kjo zgjidhje do ta forconte pozitën e Kosovës në dialog me Serbinë dhe në arenën ndërkombëtare.

Pasi Albin Kurti deri diku ka një izolim, andaj për kryeminister emër interesat është Donika Gërvalla.

Ajo është figurë me kredibilitet në Kosovë dhe jashte, me bagazh patriotik dhe përvoja e saj si një aktiviste e LDK, kurse në katër vitet e fundit përvoja diplomatike. Njohse e mirë e politikës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe mërgatë si dhe njohse e mirë e politikës Gjermane, e pranueshme për partnerët e jashtëm.

Megjithatë, brenda Kosovës ka kundërshtime politike dhe kjo do ta bënte sfidë një konsensus të tillë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx