E premte, 26.09.2025, 04:52 AM (GMT+1)

Kulturë

“Mirënjohja, virtyt i kujtesës” – Botimi i tretë me kritika dhe vlerësime për krijimtarinë e shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj

E enjte, 25.09.2025, 06:53 PM


Shtëpia Botuese Europrint botoi, “Mirënjohja, virtyt  i kujtesës”

Libri-III

Mirënjohja, virtyt i kujtesës, është titulli i librit 3-

me

Kritika, analiza dhe vlerësime nga autorë të ndryshëm rreth krijimtarisë

së shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj

“Mjeshtri Madh” Prof dr.Fatmir Terziu thotë:

Të lënë pa frymë dhe pa gojë vargjet e poshtëshënuara të autores Vilhelme Vrana

Simfonitë e vendit tim,

pasaportë  identiteti kombëtar...

“Vendi im përrallor,

hyjnitë të kanë qëndisur me dorë

Perlë,

që dielli të përkëdhel dhe përditë të josh

me shumë dashuri,

të fali bukurinë dhe mirësinë e gjithësisë.

Ndaj Zoti

të quajti të Përkëdhelurën e tij,

“Parajsa, ku kanë folenë dhe prehen Perënditë!”

Vivra

Mirënjohje!

Të gjithë autorëve për vlerësimet e tyre të çmuara në këtë libër të titulluar:

“Mirënjohja,virtyt i kujtesës”,i cili,si një trilogji është shtrirë në tri vëllime voluminoze.

Mirënjohje lexuesit të çdo moshe si kritik apo analist i paanshëm!

Shpreh konsiderata për mediat vizive, të shkruara dhe ato Online.

Në nderim të kritikëve dhe analistëve të mirëfilltë dhe të shquar profesionalisht, gjithë shkrimet analitike të tyre në 28 vite(1996-2024) unë i sistemova në tri libra mirënjohjeje. Zëri i kujtesës që do të gëlojë në çdo paragraf dhe faqe të këtij libri të çmuar,nuk do të lejojë që mbi 100 intelektualë të harrohen. Sa herë që tri librat “Mirënjohja, virtyt i kujtesës”, kur do të shfletohet, aq herë autorët e shumtë do të jenë më të gjallë se kurrë ndonjëherë. Do të jetë zëri i tyre që do të zgjojë lexuesit dhe do të miqësohet me ta. Nderim për zërat e heshtur që dinë ta këndojnë këngën e jetës! Vivra

Lexim të këndshëm! Autorja,Vivra

Lexuesit për orientim!

“Të harrosh është mëkat...

Të mohosh e të transformosh faktet është krim...

Kurse kujtesa është mirënjohje, virtyt dhe vlerë!"

Vivra

I nderuar lexues, Ky është libri -III- me analiza, kritika dhe vlerësime të personaliteteve letrare të Kombit, të kritikës vendase apo të huaj dhe lexuesit të thjeshtë ku spikatin gjithsej 370 analiza, kritika dhe vlerësime. Nëse nuk do të bëhej iniciues dhe nxitës Akademik, Prof.dr.Eshref Ymeri, për të mbledhur gjithë analizat, kritikat dhe vlerësimet e bëra nga kritikë profesionistë apo analistë të mirfilltë, qofshin këta dhe lexues të thjeshtë që kanë shprehur mendimin e tyre, ky libër nuk do ta shihte sot dritën e botimit. Ndaj shpreh nderim dhe mirënjohje të thellë ndaj akademik, Prof.dr. Eshref Ymerit, Elitar, Frazeolog dhe Pesonalitet i Shquar i Kulturës Kombëtare, i cili kishte të drejtë që më kujtonte shpesh herë. Dihet se puna e sotme nuk lihet për nesër, sepse e nesërmja është dilemë që s’i dihet kurrë... Vetëm libri III ka 126 tema , ku në secilën jepet një mendim i aprsëritur, por i parë nën dritëne këndvështrimit të çdo autoi.

Analistët dhe kritikët e krijimtarisë sime kanë qenë të shumtë. Do veçoja kritikun bashkëkohor, njërin ndër tre të përzgjedhurit e Oksfordit me‘Kritika Ndryshe’ Prof Dr. Fatmir Terziun, “Mjeshtër i Madh”i cili krijimtarisë sime i ka kushtuar një libër studimor:“Liria në optikën e letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj” dhe ribotim i zgjeruar i Kritikut të shquar Terziu, i shpreh konsiderata dhe mirënjohje pa fund për të dy botimet: Botimi-I-nga ShB.Lulu- USA dhe Botimi -II- nga ShB Europrint!

Në larminë e analizave mbi krijimtarinë time, qëndrojnë intelektualë të shquar, prej të cilëve, kujtoj me nderim, Prof. Odhise Grillo,Teodor Laço, Skënder Hasko, akademik,prof.dr.Adriatik Kallulli, Fatmira Beqja Veseli,Adem Zaplluzha etje, të cilët nuk jetojnë.

Shpreh nderim dhe mirënjohje për Prof.dr. Eshref Ymerin, Prof.dr.Fatmir Terziu, Dr.Mujë Buçpapa, Prof.Adriatik Kallulli, Lejla Gorishti, Kadri Tarelli, Flori Bruqi, Fatmir Minguli, Shpend Topollaj, Fitim Haxhiraj dhe dhjetëra të tjerë të cilët s’kanë reshtur në vlerësimin e letërsisë sime, gjë që më ka ndihmuar. Nuk janë pak, po vetëm në librin III, pa përmendur komentuesit e shumtë, janë 126 analiza të spikatura që janë përjetësuar, si parathënie në librat e botuara. Për nder të tyre i mblodha në libra të veçantë.

Pa e tepruar shprehem se në librin e tretë, janë rreth 100 autorë, pa përmendur komentuesit e shumtë, që janë analistë të nivelit të lartë intelektual dhe profesional, si, Odhise Grillo, Teodor Laço, Dionis Bubani, Fatos Beja, Fatos Arapi, Uran Butka, Bujar Leskaj, Liri Berisha, Adriatik Kallulli, Xhevahir Spahiu, Bedri Çoku, Shaban Xhyheri, Ajet Nuro (Kanada), Fatmir Minguli, Lejla Gorishti, Nikolla Spathari, Vladimir Muça, Margarita Xhepa, Drita Kripa Pelinku, Istref Dobi, Halil Rama, Fisnik Sina, Flori Bruqi, Skënder Hasko, Iliriana Sulkuqi, Bardhosh Gaçe, Shpëtim Gjika, Sejmen Gjokoli, Nimfa Hakani, Mexhid Prençi, Fatmira Beqja Veseli, Redin Hafizi, Hamdi Meçe, Myrteza Mara, Gëzim Llojdia, Marjeta Pronjari Zaçe, Xhevahir Cirongu, Shpend Topollaj, Merita Kuçi, Meto Hoxha, Adem Zaplluzha, Maku Pone, Albert Habazaj, Mexhid Haxhiu, Skënder Kapiti, Xhevahir Cirongu, Ahmet Demaj, (Sadulla Zendeli Daja, Sokol

Demaku, Ramiz Dermaku,)-Suedi; (Baki Ymeri, Marius Qelaru, Mihaji Antonesku, Monika Muresan-Rumani); Boro Nazaj, Duro Mustafaj,  Xheladin Mjeku, (Prof. Italo Fortino, Prof.Agostino Xhordano, Tomas Camppera -Itali); Kozeta Zylo-ShBA, Vjollca Biraku, Vangjel Sako, Natasha Limaj Fejzaj, Dero Murataj, Seit Beluli, Bajram Koshena, Laureta Petoshati, Gentian Banaj, Flori Bruqi, Skënder Hasko, Iliriana Sulkuqi, Arta Musaraj, Agim Bajrami, Bajame Hoxha, Federik Radovani, Sitki Cerekja, Albert Zholi, Vedat Shehu, Raimonda Moisiu, Dhurata Reçi, Mehdi Hyseni, Merita Smaja, Mirela Lala, Adela Dervishi, Ina Laçka, Halo Sinani etj... U kërkoj ndjesë zonjave apo zotërinjve që për çastin, nuk më kujtohen...

Mirënjohje, nderim dhe konsiderata të veçanta për gjithë autorët e analizave dhe kritikave profesionale apo mendimeve, përkushtimeve dhe komenteve dashamirëse të lexuesve! Shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi, pa të cilët asnjë libër nuk do të botohej, si ShB.Europrint, znj.Blerina Ndreu, redaktore Lejla Gorishti dhe Fitim Haxhiraj si menaxher, fotograf , koordinator dhe organizator i përurimeve, të një niveli të lartë artistik, si dhe mediat vizive, portalet dhe shtypit mediatik! U jam mirënjohëse gjithë lexuesve të krijimtarisë sime si kritikë të paanshëm!

Një falenderim dhe mirëjohje të sinqertë e kam për miqtë e mi durrsak, veçanërisht për znj. Merita Kuçi Thartori , si drejtoreshë e shkollës “14 Nëntori”, e cila ka organizuar dy përurime të librave të mi, “Elitat e Mohuara, krenari kombëtare” dhe “ Genti, Mbreti Ilir i Ardianëve”.Dy takime me mbresa të pashlyeshme për gjithë pjesëmarrësit .

Ju uroj lexim të mbarë!   Vivra

Për ju lexues , ShB. Europrint.

Vlorë, 25.9.2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx