Mendime
Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve
E marte, 23.09.2025, 06:49 PM
Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9.2.2025
Nga
Milazim Zeqiraj
Zgjedhjet
e lira në Kosovë më 9.2.2025 ishin model në rajon.
LVV dhe partnerët, fitues të zgjedhjeve më 42%.
Ata
në vend që ti marrin përgjegjësit dhe të bëjnë koalicion për krijimin e
shumicës në Kuvend, ata vendin e futën në bllokadë, se ju mongonte shumica në
Kuvend për ta krijuar institucionet demokratike. Retorika e fushatës vazhdoj
edhe pa zgjedhjeve. Fajësohej opozita, gazetaret dhe gjykatat.
Veprimet
e Z. Kurti dhe Znj. Osmani pas vendimit për pezullimin e Dialogut
strategjik për Kosovën
Sjellja
e Z. Albin Kurti dhe presidentes znj. Vjosa Osmani, situatën e tanishme, i ngarkon
më përgjegjësi për reflektim pozitiv ndaj vendimit të SHBA.
Ky vendim me 12.9.25, nuk është konflikt teknik
sa për sy e faqe, por humbje besimit ndaj qeveris Kurti dhe politkave të majta.
Kordinimi
i udhëheqjës së vendit, më partneret tanë ka rëndësi jetike për shtetin e
Kosovës.
Për
Albin Kurtin, kryeministrin tonë, nuk mjaftoj vetëm mbyllja e derës për të në
Amerikë për katër vitet që i lam pas, por tani edhe vëndimi për pezullimin e
Dialogut strategji për Kosovën. Ky është sinjal jo i mirë, andej duhet z. Kurti
të reflekton pozitivisht ndaj qeverisë Amerikane.
Vendimi
është i qartë: Është pezulluar përkohëshem dialogut strategjik me Kosovën për
shkak të qasjës sovraniste pa kordinim të kryeministrit në detyrë z.Kurti. Kjo
tregon së problemi është sjellja populiste, dhe kritika e GJK, kur kësaj retrorike ju bashku ëdhe
presidentja Osmani, atëhere vendin e quan drejt këti vendimi nga SHBA, për ta
ndal rrenimin e shtetit.
Retorika
populiste, së mbrojtja e vendit mund të bëhët me forcat vetanake, është ide që vendi mbetët i pa
mbrojtur. Krijon mosknqësi të partneret tanë dhe frikë në popull me rritje të
migrimit, kur dihet se fqinji i veriorë shpenzon miliarda euro në armatim, ka
lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën, por njëkohësisht ruan marrëdhënie edhe me
Perëndimin.
Populizmi
dhe patriotizmi folklorik nuk e zhvillon dhe as së mbron vendin, por vetëm një
kordinim i siqertë më parneret tanë, vendi ka
prespektivë europiane.
Rruga e vetme
E
ardhmja e Kosovës ndërtohet me koordinim të sinqertë me aleatët strategjikë,
SHBA, NATO dhe BE. Vetëm kështu shteti i Kosovës mund të garantojë siguri,
stabilitet dhe perspektivë evropiane për qytetarët e saj.
Vetem
bashkpunim i sinqert më faktorin e mbrendëshem dh ndërkmbëtar Kosova arrin deri
aty ku ne duam.