E hene, 22.09.2025, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Arroganca

E diele, 21.09.2025, 06:09 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Arroganca

Në pazarin e madh të rrjeteve sociale,

ku lavdia blihet me “like” pa ideale,

artistët shëtisin me kurorën e zbehtë,

me medalje plastike me çmim “ofertë”.

Njëri shpallet gjeni në statusin e vet,

tjetri e shet poezinë si sallam në paketë.

Kritiku i rri mbrapa si papagall gojëtar,

“Shumë i madh je, maestro!”- i paparë.

Ah, si i ngatërron punët loja e pushtetit!

Atje fjala puthitet, me interes të klientit.

Një varg mediokër bëhet perlë prej ari,

veç pse ka vulë, jo art e as vlera letrari.

Sapo del përjashta, në sheshin e kalasë,

ku askush nuk detyrohet të duartrokasë,

arti i madh oborrtar kthehet në parullë,

një kurorë prej letre që shiu e bën të qull.

Sepse arti s’rritet me “puqje” rrugore,

as me kërcënime nga koluaret rrethore.

Arti lind prej shpirtit të pastër si borë,

jo nga lavdërimi me megafon në dorë.

“Prandaj, kur artisti sheh veten si perëndi,

e harron se është thjesht njeri pa hyjni..”

bie me zhurmë nga froni i tij prej silikoni:

“Shkrimtari ynë, me kurorë prej kartoni!”

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx