Mendime
Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve
E diele, 21.09.2025, 08:48 PM
Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve
Nga
Asllan Dibrani – Luani
Një paradë që flet më
shumë se armët
Parada
ushtarake e Beogradit 2025, e shfaqur me moton (Forca e
unitetit), nuk ishte vetëm një demonstrim i tankeve dhe raketave. Ishte një
mesazh i qartë politik: Serbia nuk është më vetëm me Rusinë, por po ndërton ura
të reja me botën arabe. Prania e princit Mohamed bin Zayed nga Emiratet e
Bashkuara në krah të Vuçiqit tregoi se miliardat e Gjirit tashmë po rrjedhin në
energji, infrastrukturë dhe industri serbe.
Kjo
është një kthesë strategjike. Serbia fiton investime dhe mbështetje diplomatike,
ndërsa shqiptarët mbeten në një realitet krejt tjetër.
Dy rrugë të ndara:
investime për Serbinë, xhami për shqiptarët
Arabët
dhe turqit në Beograd sjellin kapital, teknologji dhe projekte ekonomike. Por
në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndihmat nga të njëjtat vende shkojnë
kryesisht për ndërtimin e xhamive. Fshatra pa kanalizime, pa ambulanca e pa
qendra rinore, por me minare të reja që ngrihen si simbole të varësisë fetare.
Ky
nuk është zhvillim, por një strategji e qartë islamizuese, që dobëson lidhjet
tona me Evropën dhe na paraqet si “mbetje osmane”. Ndërkohë, Serbia shfaqet si
shtet modern, i fortë dhe i orientuar drejt partneriteteve globale.
Mashtrimi i dyfishtë
Kjo
gjendje i shërben më së shumti propagandës serbe. Shqiptarët portretizohen si
popull i zhytur në islam, i larguar nga rrënjët evropiane dhe i dyshuar për
radikalizëm. Nga ana tjetër, bota arabe dhe Turqia përdorin fenë për të mbajtur
shqiptarët të nënshtruar e të varur. Ky është mashtrimi i dyfishtë: njëra palë
na përdor si “instrument fetar”, tjetra si “argument për të na përjashtuar nga
Evropa”.
Rikthimi i domosdoshëm
Nëse
duam të mbijetojmë si komb, nuk mund të mbetemi të mbyllur në këtë kurth. Rikthimi
te rrënjët arbërore dhe identiteti ynë evropian nuk është çështje nostalgjie,
por domosdoshmëri politike. Duhet të ndërtojmë shkolla, laboratorë, industri
dhe kulturë kombëtare, jo vetëm xhami bosh.
Pyetja që mbetet hapur
Serbia
shfrytëzon çdo mundësi për t’u forcuar. Shqiptarët, përballë këtij realiteti,
duhet të zgjedhin:
A
do të lejojmë që fëmijët tanë të trashëgojnë vetëm minare pa libra, apo do t’u
japim një atdhe evropian, të lirë e të dinjitetshëm?