Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Mitrush Kuteli, Shqipëria si s'ka fuqi ta kujtojë sot?
E diele, 14.09.2025, 06:56 PM
MITRUSH KUTELI…
SHQIPËRIA
SI S’KA FUQI
TA
KUJTOJË SOT?
-
një jetë e dhënë, një jetë e marë -
Sot është ditëlindja e tij, a u përkujtua? Çfarë
u bënë, homazhe, konferenca, botime? Po kur do ta rilindë atë atdheu si shpirt
dhe si talent të madh?
Nga
Visar Zhiti
SHKRIMTARI
Ai
erdhi në letërsinë shqipe si një gurrë e freskët, me prozën që rridhte si zë që
nga lashtësitë ilirike dhe këngë e popullit me poezinë aq të dhimbshme e
ëndërrimtare, krenare si me Poemin Kosovar…
Po
ai ishte dhe përkthyes brilant i mjeshtërve të letrave të botës, që i solli në
gjuhën tonë si të ishin tanët.
Tjetër.
Kuteli si askush tjetër punoi në letrat shqipe dhe me librat e Lasgushit dhe të
Nolit, ai u bë arkitekti dhe përkudesësi i tyre me dashuri, - thesare të
pavdekshme. Punoi për të tjerët, për kulturën, për gjuhën, më shumë se për
veten.
EKONOMISTI
…ndërkohë
ai ishte dhe ekonomist i shquar, teoricien dhe hero, e mbrojti floririn e
Shtetit Shqiptar në Bankën Kombëtare nga kthetrat e nazistëve. Një akt
madhështor, por që shteti i pasluftës e burgosi, kam shkruar për burgun tij,
për dramën e pabesueshme të torturës, edhe më pas u përndoq e u komplua vepra
me harrim…
Kuteli
mbetet kështu një martir i paradoksit shqiptar: ruajti thesarin e kombit,
gjuhën e popullit dhe floririn e shtetit shqiptar, teksa vetë u la në varfëri
dhe heshtje.
Po
lexoj ditarin e tij…
Sot
është shumë e më shumë se një datëlindje. Është dhe një qortim dhimbjeje se si
Shqipëria di të shkelë mbi ata që i japin dritë dhe zë…
KUTELI ME KOLIQIN DHE
KONICËN NË BALLË
Mitrush
Kutelit është shkrimtar i rëndësishëm, themeltar, ai nga Jugu me Ernest Koliqin
nga Veriu, themeluan prozën moderne shqiptare, me Konicën avangardë, nderkohe
dhe themelues i mendimit kritik dhe estetik shqiptar në nivel europian, ndërsa
fitimtarët e Luftës II Botërore, që vendosën diktaturën me të keqe se të atyre
që u mundën, nazifashistët, do t’i përndiqnin, Koliqin e dënuan me vdekje, por
ai emigroi në Itali, në Europë, ndërsa Kutelin e burgosën dhe donin që të
vdiste sa më shpejt ai dhe vepra, Konicën e lanë në harresë vrastare…
Çuditërisht
kritika e Realizmit Socialist, shkrimtarë të saj, shkruanin keq për tre K-të,
kolegë të tyre, jo vetëm ideologjikisht
madje dhe me cinizëm dhe përçmim, ku u shihej dhe zilia, ndërkaq vidhnin
nga vepra e tyre, subjekte dhe ide, personazhe dhe gjuhë dhe krijuan një lexues
militant të ngushtë të tyre, mediokër në shije dhe lolo në mendim…
Por
le të kujtojme Kutelin dhe pak:
CICËRIMA DHE KAMBANË
dëgjoj
në veprën e mutelit.
Ja
disa rreshta të tij, zogj dhe tempuj:
-
Kam mall të fluturoj si një zog i lirë mbi fushat e vendit tim.
-
Shqipëria është një përrallë e dhimbshme, që duhet rrëfyer gjithnjë e përsëri.
-
Unë jam poet i fshatit tim, i dhimbjes dhe i gëzimit të tij.
-
Letërsia është dritë: kush ia fik dritën një shkrimtari, ia fik kombit.
-
Jeta ime është një shkrim i grisur nga duar të huaja, por gërmat e saj ende
ndriçojnë.
Po
testamenti, letra që u la fëmijëve:
-
…ta duan vendin dhe gjuhën tonë deri në vuajtje!
-
ATDHEU ËSHTË ATDHE, BILE DHE ATËHERE KUR TË VRET.
Por
ka dhe një Shqipëri të tij. Ndërkaq në qytetin e lindjes, në Pogradec ngrihet
shtatorja në bronz përballë me poetin dhe mikun dhe bashkëqytetarin, Lasgushin
parnasian…
Bashkë.
Aty shtohen lulet dhe adhuruesit…
ATDHE,
DUAJI BIJTË E TU DHE KUR I KE VRARË…