E hene, 15.09.2025, 05:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon

E diele, 14.09.2025, 06:50 PM


Milazim Zeqiraj

Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon

„Jeta është detyrë, kryeje"

Nënë Tereza

Nënë Tereza,

me shkëlqim hyjnor,

botën e shëndritë.

Shën Tereza,

me zemër  të madhe,

kudo bekim mbolli,

e rrite shpresa për jetë.

Me duart e veta,

shëroi plagë,

dhe shpirta të vujtur.

Me sy e ndriçoi,

errësirën e varfërisë,

dhe solli dritë njerëzisë.

Fuqinë tënde,

sot  po e shofim,

shumë më shumë.

Shenjtërimin tënd hyjnor,

e ndiejmë në çdo hap:

si frymë,

si zjarr.

si forcë

e dashuri

që s'ka mbarim.

Por s'dim,

si ta përshkruajmë

Shën Tereza,

Ti nënë e jonë,

njerëzimin e mbushe

me shpresë për jetë.

Në buzëqeshjen tënde,

rritej drita e Zotit

në ne,

me ne,

e për ne rritej dashuria.

Ti, në çdo hap,

në errësirën e mjerimit,

hape shtigjet e dritës,

për njerëzimin.

Me ty, Shën Tereza

u bëmë të fortë e krenarë,

se je gjak i jonë.

Tani pusho e qetë,

në qiellin tënd hyjnor.

Për ne bëjë lutje,

me dashuri si me parë.

Ju ngrohet zemrat e vujtura,

krijuat dashuri,

e shpresë për jetë,

që s'shuhet kurrë.

Faliminderit,

Nënë e dashur.

Ne s'ju harrojmë kurrë:

Lutja e juaj për lirinë tonë,

ishte zjarr hyjnor,

në gjakun tonë.

Shën Tereza, në qiell,

për ne do te jetë,

lutje për jetë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx