E shtune, 26.07.2025, 07:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Aleko Likaj: Një roman cilësor nga pena e shkrimtarit të njohur Kristaq Turtulli

E diele, 20.07.2025, 06:53 PM


Një roman cilësor nga pena e shkrimtarit të njohur Kristaq Turtulli

Nga Aleko Likaj

Romancieri i mirënjohur Kristaq Turtulli pas botimeve të librave me tregime, novela romaneve dhe librit: Poezi të zgjedhura, rrikthehet përsëri tek gjinia e romanit, të cilën, e ka lëvruar me sukses vazhdimisht në këto tre dekada, duke sjellë kështu një larmishmëri e pafundësi temash interesante, me karakter social dhe historikë.

''DHIMBJA E IKONËS'', vepra më e fundit e shkrimtarit Turtulli që ka dalë këto ditë nga pena e tij, është një roman i fuqishëm karakteresh. Autori është përkujdesur të skalisë me mjeshtëri deri në detaje, brenda nje sfondi social, ku ndizet dhe mbahet deri në fund një dramë e përbashket e një qyteti, njerëzit e personazhet e tij. Ashtu si nje piktor i mirë, pasion i veçantë dhe i ''fshehur'' i Kristaqit, krahas letërisë e krijimtarisë, që hedh vazhdimisht në telajo pejsazhe, kompozime e portrete nga jeta, ai edhe ne kete krijimtari të fundmë me ''penelin'' e tij të fuqishëm artistik, ka mundur që brenda nje fryme realiste të na sjellë edhe në romanin e ri njeriun, i vizatuar me realizëm, nga një këndvështrim tepër të veçantë dhe tepër interesant.

Në dukje si një histori e thjeshtë, e përzgjedhur në fillimin e ndryshimeve sociale dhe të sistemit, ato ditë ku shqiptarët zunë dhe morën udhët drejt europës me anije, dhe deri në ditët e sotme, ngjarje këto që për hir të realitetit, në fakt, kanë zënë vend dhe vazhdojnë të zenë  vazhdimisht në shumë krijime, nga një plejade e madhe autorësh shqiptarë që e lëvrojnë, por shkrimtari ynë i shquar ka mundur që të bëjë dallimin. Me mjeshëri të bëjë të veçantën. Ashtu si një kirurg i mirë me ''bisturinë'' e tij ai i bën autopsinë e një shoqërie post komuniste, që ende nuk është e çliruar nga mendësitë, si një peng i së kaluarës, dhe vazhdon të jetojë e zhytur në kaos, ku njeriu për njeriun është dhe mbetet ujk.

Gjithçkah ndodh dhe përjetohet në sytë dhe mëndjen e një emigranti Fatbardh Ananezi,  larguar nga vendi në ato fillime, kur sapo rrëzohej sistemi si një ngrehinë e së keqes. Autori na e rrisjell në vendin e qytetin e tij të dikurshëm, shumë vite më vonë, si një vizitorë të përmallshëm. Gjithëçkah kalon nëpërmjet syrit dhe mëndjes së tij, si një përjetim i prekshëm dhe real. E dhënë kjo artistikisht, nëpërmjet një metafore që të mban deri në fund, ku shpërvilet në faqet e romanit drama dhe tragjediia e njerëzve që mbesin  dhe janë viktima të një grupi shoqërorë, që kanë vënë pasuri deri në masa të frikshme, nëpërmjet korupsionin grabitjes në bashkpunim me klasën politike, që janë dhe mbeten në simbiozë me krimin e rrugës.

Si në paradë kalojnë përpara lexuesit tipa dhe karaktere personazhesh, si Fatbardhi, Tasi Kotori, Keti Gjylameti, Luljeta, Raqi Shoguri, Daniela dhe i dashuri i saj Valboni. Deputeti Jonuz. Kalosh Serdeni e të tjerë, që në fakt, ''aktrojnë'' për lexuesin, duke sjellë e mbajtur dramën dhe tragjedinë, jo vetëm të individit por edhe më gjerë, të një shoqërie të sëmurë e të kapur peng. Natyrisht që transformimet sociale vijnë sipas autorit nëpërmjet dhimbjeve të mëdha.

Në qendër mbetet historia e dy të rrinjve të dashuruar, Sotiraqit dhe Luljetës, e cila ka një kulm që kthehet në fakt si tragjedi, ku shpërbëhet njeriu përveç ndjenjës së pastërt. Autori e vendos atë në një tjetër hapsirë e kohë, si retrospektivë, duke na rrikujtuar kështu vitin 97 të. Në momentin që dy të rrinjtë shkojnë me biçikletë, në një ambjent e kohë absurdi, për të kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë, në kishën e qytetit, njerëzit e krimit dhunojnë dhe rrëmbejnë vajzën, ndërsa dhëndërin e ri e masakrojnë dhe e shkatërojnë psikologjikisht. Një i ri ky që kishte ëndëra dhe pasione të bukura për jetën dhe vetë shoqërinë, por që deri në fund të faqeve të këtij libri mbetet fisnik në krakter e personalitet, edhe pse ata që e shkatëruan e etiketojnë në qytet si një njeri të dalë mendësh e të rënuar krejtësisht ekonomikisht. Sotiraq Shoguri ka simpatinë e autorit nëpërmejt personazhit të Fatbardh Ananezit, shok i dikurshëm i tij, i cili e çmon dhe e respekton atë, që e ka gjetur dhe ritakuar atë pas shumë vitesh, në mjerim të plotë e të shkatêruar plotësisht, duke bërë kësisoj edhe dallimin midis kushëriut të tij kotorri, njeriut të një gjaku, që në fakt pas këtij momenti e braktis atë, duke i refuzuar edhe mikëpritjen. Dhe ashtu siç ndodh zakonisht brenda botës së krimit, si një mafie e vërtetë, vetë ''bisnesmenit'' Kotori i shkatërohet familja, skenë kjo e parafundit me të cilat pëmbyllet në fakt edhe ngjarjet dhe fund i romanit

Në roman spikat figura negative e Tasi Kotorit. Një njeri që nëpërmjet krimit eshte kthyer befas në një bisnesmen të fuqishëm në qytet, i cili edhe pse i martuar me familje, për hir të një pasioni, apo të një trilli të dikurshëm rinor, urdhëron bandën e tij e i shkatëron jetën vajzës që dashuron tashmë një tjetër, duke e rrëmbyer dhe përdhunuar nga altari i kishës, në ceremoninë e martesës së saj.

Bie në sy ana kompozicionale, shprehëse, që është zgjedhur me kujdes dhe art nga autori. Kristaq Turtulli dallohet edhe në këtë krijim të fundit tê tij për një gjuhë tê figurëshme të pasur e të larmishme, duke e bërë kësisoj veprën të kuptueshme dhe cilësore.

Aleko LIKAJ. Shkrimtar, Analist

Bordeaux Francë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx