E shtune, 26.07.2025, 12:07 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Kosova ka mbetur në vendnumëro!

E enjte, 03.07.2025, 04:55 PM


Treni i Shqipërisë po i afrohet hyrjes në Bashkimin Europian, ndërsa Kosova ka mbetë në vendnumëro

Nga Gjon Keka

Nuk ka njeri që nuk ka të meta,  si në jetën individuale ashtu edhe në ate publike,  kjo tregon se ne jemi njerëz të papërsosur, pra jemi në ndërtim e sipër ose në shkatërrim e poshtë, kjo varet nga secili se cilën anë e ushqen në këto dy krahë të tij.

Kryeminsitri Edi Rama sado që mund të kritikohet, ai po vazhdon ta dërgoj vendin, pra Shqipërinë më afër portës së Bashkimit Europian dhe kjo më shpejtë se sa është paraparë në analizat e mëparshme,  dhe për këtë duhet përshëndetur dhe vlerësuar.Hapat e tij të fundit treguan qartë se Shqipërinë po e pret Bashkimi Europian brenda saj më së largu deri në vitin 2030,  por mund të jetë një datë feste edhe më herët nëse Shqipëria i kryen detyrat e përgjithshme të shtëpisë.

Në fakt ai dhe Qeveria e tij është duke e dërguar Shqipërinë më shpejtë dhe për çdo ditë ndihet kjo frymë afëruese me familjen e vetë europiane dhe kjo më gëzon, nuk ka gëzim më të madhë për mua si arbëror i Dardanisë(shqiptar i Kosovës) se ta shoh një ditë kombin tim brenda familjes europiane, aty ku e kemi vendin e natyrshëm, aty ku na përkund i njëjtit djep,  aty në anijen e familjes së kombeve të civilizuara të Europës..

Aspirata e shtetit shqiptar që nga nisja e tij pas shpalljes së dytë të Pavarësisë së Shëipërisë më 28 nëntor 1912 e këndej ka qenë rikthimi i saj në familjen europiane,  e cila ishte shkëputuar nga rrejdhat dhe dinamikat e asaj familje pamëshirshëm nga pushtimi i gjatë i Perandoria Otomane pas vdekjes së kryeheroit dhe Atletit të pavdekshëm arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Në anën tjetër Kosova si shtet ka mbetë në vendnumëro,  dhe peng i së kaluarës,  në vend se të ecet përpara duke mos i vendos vetes asnjë penges,  aq më tepër Kosova si një shtet i vogël ka mundësit më të mëdha që të ishte edhe ajo afër qëllimit të saj të hyrjes në familjen europiane, pastaj në Këshillin e Evropës dhe në NATO. Sa më shumë që Kosova mbyllet në rrethin e saj të problemeve nga e kaluara dhe e tashmja duke i trashë ato probleme në vend se të hapet për t'i zgjidhë ato me një koordinim të ngushtë më miqët dhe aleatët si ShBA dhe vendet mike Europiane,  ajo do të mbetet larg qëllimit të hyrjes në Bashkimin Europian,  prandaj kërkohet një lidership vizionar,  me identitet kombëtar europian dhe që e vendos Kosovën në rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian, NATO dhe institucionet tjera ndërkombëtare dhe europiane. Kosova e ka ShBA brenda,  e ka Bashkimin Europian brenda, e vetmja gjë që ajo duhet të bëjë është të tregoj lidership të vërtetë e të guximshëm dhe të ketë vizion të qartë europian dhe sëbashku me ShBA dhe vendet mika ta bëjnë Kosovën shtetin e ardhshëm të familjes europiane.

Ndërkaq në lidhje me Shqipërinë,  treni i Shqipërisë është nisur drejt protave të hyrjes me gëzim në familjen europiane kjo tanimë shihet tepër qartë,  dhe mbështetja e institucioneve të Bashkimit Europian në këtë drejtim do të duhet të jetë edhe më e gjallë,  më përbashkuese dhe me një energji më të madhe. Ashtu që Arbërinë e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), shtetin shqiptar të sotëm që mbanë flamurin e atij atleti që e mbrojti civilizimin europian ta fusë sa më parë brenda Bashkimit Europian dhe kështu testamenti i Skëbderbeut të bëhet realitet historik.

Shqipëria i ka rrënjët europiane,  ajo taani si duket gati e ka arritë qëllimin e saj të madh që të bëhet pjesë e Pemës së madhe të kombeve të civilizuara të Europës dhe familjes së saj,  dhe kështu të përmbyllet një kapitull i gjatë i pritjes së pakuptimt dhe i lënjes jashtë të saj me shekuj; sa gëzim kam, sa ma thotë gjaku im në venat e mia që i ngjanë gjakut të Atletit Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) se sa afër jemi që t'i bashkojmë rrënjët tona kombëtare europiane brenda kësaj familje të madhe të kontinentit amë europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx