E shtune, 26.07.2025, 01:30 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Programet racionale, idetë dhe të vërtetat shkencore janë gjëra të kota në politikë

E enjte, 26.06.2025, 04:58 PM


Prof. Blerim Latifi:

Programet racionale politike, idetë politike, të vërtetat shkencore janë gjëra të kota në politikë; ato që kanë rëndësi në betejat politike janë mitet politike. Sepse mitet i mobilizojnë masat, ndërsa idetë abstrakte i demobilizojnë ato.

Kjo ndodhë për faktin se mitet politike ofrojnë "epope morale për grupet shoqërore", ndërsa teoritë racionale nuk e mundësojnë një gjë të tillë.

Mitet politike u japin kuptime të thjeshta dhe tërheqëse përvojave politike të grupeve, ndërsa teoritë racionale shpjegime të komplikuara abstrakte.

Mitet politike janë poema që inspirojnë mobilizimin e veprimin, ndërsa teoritë racionale kryesisht janë përmbledhje e mërzitshme prozaike.

Kështu mendonte 127 vjet më parë George Sorel, inxhinieri francez, që la zanatin e tij për t’u marrë me studime filozofike mbi politikën e shoqërinë.

Sot ai është pothuajse i harruar dhe njihet vetëm nga specialistët e historisë së mendimit politik, por përkundër këtij fakti ideja themelore e tij mbi mitin politik në kohën tonë është kthyer në paradigmë dominante të veprimit politik në shkallë globale.

Sot të gjithë, majtas e djathtas, janë bërë sorelianistë, sepse sot nuk ka më konflikte të ideve racionale në politikë, por vetëm konkurrencë brutale të miteve politike.

Dhe për të shmangur disi bezdisjen që krijon termi “mit”, është gjetur eufemizmi për të në termin “narrativë politike”.

__________________

Në Samitin e NATO's në Holandë krejt shtetet anëtare qenkan pajtu për rritjen e shpenzimeve ushtarake për mbrojtjen e përbashkët, me përjashtim të Spanjës.

Ky shtet, me politikën e jashtme ma palidhje në krejt Perëndimin, dhe duke qenë larg rreziqeve aktuale gjeopolitike, ka refuzuar konsensusin për fuqizimin e NATO's.

Por Trump qenka kujdesur me ia dhanë një shpullë të mirë gjatë konferencës për media.

Krejt paralajmërimet se Trump do ta shkatërroj NATO'n, se do ta përçaj e dobësoj Perëndimin, po dalin të kenë qenë paralajmërime të rreme, të ardhura kryesisht nga ata që BE-në dhe NATO'n i kanë marrë si shërbime gratis për veten e tyre. Ja si ky kryeministri palidhje i Spanjës.

__________________

Importohen masivisht dhe të papenguara produkte ideologjike me afat të skaduar dhe të rrezikshme për trurin. Sidomos për trurin e fëmijëve e të rinjve.

Importohen masivisht produkte të konsumit ditor me baktere e substanca të rrezikshme për shëndetin dhe rrallë bën vaki të ndalohen.

Ma e fortë se guri kish qenë kjo Kosova e shkretë.

__________________

Prekazi. Nji tablo impresioniste, që ta pastron shpirtin nga pluhuri i përditshmërisë dhe veshët nga zhurmat kakofonike të agorave politike. Nji tablo e parë nga kodra e vorreve të moçme, të cilave legjenda ua dha emrin e mistershëm "Vorret e krushqve".

__________________

Në Mexhlisin e Iranit e paskan djegë një flamur amerikan. Qysh na tregon historia e 80 viteve të fundit, ata që e kanë djegë kët' flamur, ditë të hajrit nuk kanë pa ma kurrë. Por s'ke ç'i bën, kur mendja të terrohet dhe i mshon murit me kokë me sa fuqi që ke.

__________________

Kjo fotografi është shkrepur në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008.

Ajo e shpreh krejt thelbin e historisë tonë bashkëkohore.

Sa shumë janë bâ përpjekje gjithë këto vite që këta dy flamuj t'ua heqin shqiptarëve të Kosovës nga zemra, mendja dhe imagjinata për të ardhmen.

__________________

Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj. Gjithë e kam ditë: këta janë botë e errët, botë e njerëzve të ligj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx