E shtune, 26.07.2025, 06:12 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Nga thirrjet për shpëtim te mallkimet kundër shpëtimtarëve

E premte, 20.06.2025, 06:59 PM


Në vitin 1990 kur Serbia na shtypte në mënyrë brutale dhe pothuajse askujt në botë nuk i bëhej vonë për këtë, ne i bënim thirrje Amerikës që ta na shpëtonte nga terrori serb. Por kur erdhi fillimi i vitit 1991 dhe Amerika sulmoi Irakun, për ta larguar nga Kuvajti, shumë shqiptarë të Kosovës haptas filluan të bënin tifo për fitoren e Sadamit.

Tetë vite më vonë Amerika na shpëtoi nga gjenocidi, por të nesërmen e kësaj shumë shqiptarë lëshuan mjekrrat vahabiste dhe shkuan në xhami për ta sha e pshty Amerikën, ndërsa shumë të tjerë për të njëjtën punë iu drejtuan librave sovjetikë mbi Imperializmin Amerikan.

E njëjta poshtërsi dhe çoroditje morale po përsëritet edhe sot. Mjafton të endesh pak në rrjetet sociale për të pa sa shumë janë shqiptarzitë që shajnë e mallkojnë për llogari të Iranit, shtetit që nuk e njeh lirinë dhe pavarësinë tonë nga Serbia.

Njeriu mbetet pa fjalë kur përballet me këtë çoroditje morale dhe ndër mend i vijnë fjalët e dikurshme të At Zef Pllumit : “Kurrë s’e kam kuptue se si një popull i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx