E shtune, 26.07.2025, 05:48 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, budallallëk vetëvrasës

E marte, 17.06.2025, 06:55 PM


Prof. Blerim Latifi:

Në Mesjetë të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, ka qenë ide e frytshme. Ke mobilizu trupa dhe u ke dhënë një justifikim moral dhe shpresë imagjinare për shpërblim atyre që kanë lënë kokën në fushën e betejës.

Por sot të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, është thjesht një budallallëk vetëvrasës. Sepse sot lufta nuk varet nga besimi subjektiv, por nga realizmi shkencor. Sot lufta është shkencë ekzakte, matematikë e lartë, gjeometri precize, teknologji e hiperkomplikuar.

Ne kemi hyrë në epokën e tekno-darvinizmit. Vetëm kombet që aftësohen për t'iu përshtatur avancimit të pandalshëm teknologjik, mund të bëjnë llogari për të ardhmen. Të tjerat janë broçkulla.

_______________

Në qershor të vitit 1967 shoku i ngushtë i Titos, Naseri, kishte udhëhequr një koalicion të Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë për ta shkatërruar me luftë Izraelin. Ky i fundit për gjashtë ditë i kishte shpartalluar. Kjo ishte e famshmja "Lufta e Gjashtë Ditëve".

Tash, si për koincidencë, prapë jemi në qershor dhe Izraeli për gjashtë ditë po e gjunjëzon Iranin.

Edhe pse jemi racionalistë në shpjegimin e botës, duket se na imponohet ndjesia e njëfarë mistike në këtë punë. Zoti në Biblën hebraike për gjashtë ditë e krijon botën, ndërsa në të shtatën rri dhe kënaqet duke pa krijesën e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx