E premte, 25.07.2025, 08:56 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Dështimi kolektiv

E enjte, 05.06.2025, 06:33 PM


Petrit Dibrani:

“Dështimi kolektiv” ndodh, ngase ne harrojmë dhe vetëm në përvjetor, kujtojmë e festojmë!

Çdo njeri kur ka vlerë të veçantë brenda vetvetes, nuk ka nevojë të bëj imitim të zhurmshëm e të kushtueshëm dhe përkulje për “lëpirjen e këpucëve”!

- Secili që e pranon tjetërsimin, duke e pranuar të huajën dhe akceptuar verbërisht gjithfarë nuk kupton, duhet me qenë përpos i dëgjueshëm e hipokrit, naiv e budalla edhe servil e trushpërlarë!

E pas kësaj ndodh edhe “dështimi kolektiv”, të cilin po e përjetojmë ngase tentim tjetërsimi dhe zhbërja, s’kanë brirë!

“Stina e dështimit” për shqiptarët s’po mbaron dhe s’ka çast të volitshëm për ti mbjellur farat e suksesit në sasi më madhore, ngase veç e veç, një nga një apo në mënyrë individuale, veprimet e shqiptarëve intelektual dhe atdhedashës, s’kanë ndaluar dhe s’do ndalojnë asnjëherë.

E kemi në gjak e gene; gjuhën e flamurin me simbolet e figurat kombëtare dhe gjithfarë kemi trashëguar, ngaqë për të gjitha këto, jemi tretur burgjeve të armiqve shekullor e kemi derdhur gjak dhe të parët tanë, amanet na e kanë lënë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx